04 Dhjetor 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 nëntor 2022

- Me rastin e fillimit te vizitave sistematike për nxënësit në të gjitha shkollat fillore të Kryeqytetit, Drejtori i Shëndetësisë Izet Sadiku dhe Drejtorja e Arsimit znj. Besianë Musmurati, do të vizitojnë shkollën fillore “Shkëndija” në Hajvali. (Shkolla fillore në Hajvali, ora 9:00)

- Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike të USAID-it në Kosovë, Joshua Mike do të flasë në hapjen e edicionit të dytë të Forumit të Sektorit të Ushqimit – Lidhja e Ofertës me Kërkesën. (Hotel Emerald, 9:30)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci raporton para Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike raportin e Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MASHTI-t, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohen me anëtarët me Drejtorin e përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil, Bujar Ejupi, Avokatin e Popullit, Naim Qelaj dhe kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës lidhur me çështjen e peticionit të pesë grave – zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor, nga ky Autoritet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 303, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly. (Ndërtesa e Kuvenit, salla N506, ora 10:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur më furnizimin më energji elektrike në vend si dhe funksionin e ndërmarrjeve në fushën energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Ndërtesa e Kuvenit, salla N506, ora 12:00)  

- Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon hapjen e ofertave për shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.60. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin për ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Forcës se Sigurisë së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim themelon grupin punues për Projektligjin e Vlerësimit të ndikimit në mjedis. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Avokati i Popullit dhe organizata jo-qeveritare Handikos prezantojnë rastin e Faruk Kukajt i cili së fundmi ka fituar në shkallë të parë padinë kundër Komunës së Prishtinës për diskriminim në qasje infrastrukturore, rast i zgjidhur pozitivisht nga intervenimi me Amicus Curiae të IAP. (Selia e Handikos në Veternik, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët për periudhën 2008-2011: Justina Pula - Shiroka, ish Ministre e Ekonomisë, Lutfi Zharku, ish Ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Ahmet Shala, ish Ministër i Ekonomisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 31 tetor 2022

- Instituti i Kosovës për Drejtësi mban konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Tendencat për politizim të KPMShCK”, i cili është rezultat i analizës së IKD-së për Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e komiteti për Komuniteti në Komunën e Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese interviston kandidatët për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të publikohet raporti mbi praktikat e organizmit të dëgjimeve buxhetore në vitin 2022 për komunat e Republikës së Kosovës. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit organizon aktivitetin e dorëzim pranimit të pajisjeve rekreative për Shtëpinë e të Moshuarve, donacion ky nga Organizata Ndërkombëtare Humanitare ASB për Komunën e Rahovecit. (Shtëpia e e të Moshuarve, ora 11:00)

- Komna e Deçanit përuron shkollën fillore ‘’Drita’’ në fshatin Gramaçel. (Fshati Gramçel, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Gjykata Themelore në Gjilan shpall aktgjykimin ndaj të pandehurit B. R., i cili akuzohet për kryerjen e dy veprave penale: vrasje e rëndë dhe përdorimi i armës. (Objekti i Gjykatës Themelore në Gjilan, salla nr. 1, ora 13:15)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do të realizojë një aksion simbolik kundër të frikshmëve të universitetit. (Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)   

- OJQ Youth are the real Leaders organizon diskutimin me temën “Sa janë 'publike' hapësirat publike në Ulpianë?”. (Kult Plus Gallery, lagjja Ulpiana te Soliterat, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 30 tetor 2022

- Federata e Pingpongut të Kosovës organizon ndeshjet e play off-it të ligës së dytë. (Shkolla “8 marsi” në Pejë, ora 10:00)

- Në kuadër të Manifesta 14 vazhdohen aktivitete te ndryshme. (Pallati i Rinisë, departamenti i edukimit, ora 10:00)

- Mbahet Konventa Politike e Nismës Socialdemokrate. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Manifesta 14 Prishtina organizon ceremonin e mbylljes se aktiviteteve. (Fabrika e Tullave në Prishtinë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 29 tetor 2022

- UBT do të bëj hapjen zyrtare të edicionit të 11-të të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion. (Kampusin e UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Përfaqësuesë francezë të misionit "Hauts-de-France në Kosovë" vizitojnë Universitetin e Prizrenit. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:00)

- Federata e Pingponut organizon ndeshjet e play off-it të ligës U17. (SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, ora 10:00)

- Manifesta 14 Prishtina dhe antiwarcoalition.art propozojnë një program 2-ditor të konceptuar nga antiwarcoalition.art që do të zhvillohet në lokacione të ndryshme të Manifesta 14 në datat 29–30 tetor. (Kino Rinia, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 12:00)    


  - Partia Demokratike e Kosovës mban sot (e shtunë) Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 28 tetor 2022

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Kryesuesin e Bordit të Zyrës se Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu dhe ish-Drejtorin Menaxhues të Kosova Thëngjill, Sylejman Hajdini. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Shoqata e Afaristëve “Sharri” do të organizon panairin e produkteve lokale të komunës së Dragashit. (Dragash, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Këshilli Iniciues i Muzeut të Artit Bashkëkohor mbajn simpozium njëditor ‘’Me çka të të peshoj, me sy apo me zemër?’’. (Grand Hotel Prishtina, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë me radhë. (Kuvendi Komunal i Rahovecit, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në hapjen solemne të panairit të produkteve vendore të Expo-Sharri në Dragash. (Hapësirat e shkollës së re teknike, Dragash, ora 10:00)

- Kryetar i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku dhe Bordi i Manifesta 14, organizojnë konferencën përmbyllëse për shtyp dhe të festojnë edicionin e suksesshëm të Bienales Nomade Evropiane Manifesta. (Kino Armata, ora 10:30)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin “FOL Hapur”, ku do të diskutohet rreth nivelit të përhapjes së Padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP) në Kosovë. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e ndarjes së Çmimit për gazetarinë ekonomike "Vangjush Gambeta". (Hotel Swiss Diamond, ora 11:30)

- Nën patronatin e Presidentes, Vjosa Osmani - Sadriu, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit "Jeta/Vita",  për herë të 16-të, organizon manifestimin tradicional informativo-kulturor me moton "Zbulimi i hershëm - Mbijetesë". (Para Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Përfaqësuesë francezë të misionit "Hauts-de-France në Kosovë" vizitojnë Teatrin Oda. (Teatri Oda, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon manifestim më rastin e 20 vjetorit të themelimit të Aleancës Kosovare të Bizneseve. (Emerald Hotel, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në manifestimin tradicional informativo-kulturor me moton “Zbulim i Hershëm - Mbijetesë”, të organizuar në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- OJQ Aktiv organzion debatin 'Kulturë, Lajmrohu!' - mbi aktivizmin kulturor, artin e angazhuar, bashkëpunimin lokal dhe rajonal, sfidat dhe perspektivat në fushën e kulturës. (Kafe Dit’e Nat’, rr. Fazli Grajcevci 5, ora 13:00)

- Përrfaqësuesë francezë të misionit "Hauts-de-France në Kosovë" vizitojnë Muzeun e qytetit te Mitrovicës dhe ojq 7 Arte. (Mitrovicë, ora 13:30)

 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00‪)
 

Ngjarjet e datës 27 tetor 2022

- Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës organizon punimet konferencës së 42-të, të drejtorëve të policive të kryeqyteteve Evropiane. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. (Mundësi fotoje para godinës së Presidencës, ora 9:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues nga Lidhja e Qendrave për Punë Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të ndërtesës së re të çerdhes për fëmijë te shkolla e Gjelbër në Prishtinë. (Shkolla e Gjelbër, ora 9:00)

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportin për Projektligjin për Forcën e Sigurisë se Kosovës, për Ministrinë e Mbrojtjes dhe për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon ceremoninë e lansimit të Strategjisë së Arsimit 2022-2026 në të cilën marr pjesë kryeministri Kurti, ministrja Nagavci, ambasadorë të shteteve të ndryshme, etj. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti D4D mban konferencën lansuese të dy punimeve mbi çrregullimin e informacionit dhe ndikimit tek qytetarët: “Raporti monitorues i lajmeve me çrregullim të informacionit – Çfarë ndikimi patën portalet dhe rrjetet sociale nga muaji korrik deri në shtator” dhe “Ndikimi i ngjarjeve në Evropë dhe çrregullimet e informacioneve tek lajmet në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Mitrovicës organizon ceremoninë e hapjes së Panairit të Punës 2022 në të cilin do të promovohen mundësi punësimi, praktikë, këshillim në karrierë, intervista pune, dhe trajnime  nga kompanitë lidere të qytetit të Mitrovicës. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 10:00)

- Përrfaqësuesë francezë të misionit "Hauts-de-France në Kosovë" priten nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. (Kabineti i ministrit Çeku, ora 10:00)

- Akademia Ballkanike e Shkencave Mjeko-Ligjore dhe Kolegji AAB mbajnë konferencën e 13-të vjetore e Shkencave Mjeko-Ligjore. (Teatri “Faruk Begolli” i Kolegjit AAB, ora 10:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me ekipin e OKB-së UNKT do të mbajnë edicionin e 17-të, të ceremonisë “Çmimi për raportimin më të mirë Kundër Varfërisë”. (Klan Arena, ora 10:00)

- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani - Sadriu mbajn konferencë për media. (Përballë Presidencës, ora 10:05)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30‪)  

- Përrfaqësuesë francezë të misionit "Hauts-de-France në Kosovë" priten nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. (Kabineti i ministrës Gërvalla, ora 11:00)

- Organizohet ekspozita dhe performanca "Gjuajtje në shenjë". (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:30)

- Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra do të mbajë konferencë për media në të cilon do të prezantojë Projektligjin për Paga dhe për Projektligjin për Zyrtarët Publik. (Objekti qendrorë i MPB-së, salla P-02, ora 12:00)

- Ambasada e Francës do të organizojë një konferencë me titull "Politikat publike në Francë" e cila do të hapet me një fjalë rasti nga Kryeministri Albin Kurti dhe Ambasadori i Francës Olivier Guerot. (Kino Armata, ora 13:30)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”. (Beograd, ora 17:00) 

Ngjarjet e datës 26 tetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati marrin pjesë në ditën e dytë të punëtorisë ndërkombëtare, që organizohet për herë të parë në Kosovë nga CEF Qendra e Ekselencës Financiare, Slloveni, nÑ‘ bashkëpunim me Fondin Monetar NdÑ‘rkombëtar, Administratën Tatimore tÑ‘ Kosovës dhe Administratën Tatimore tÑ‘ Holandës. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:00)

- UBT në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë do të bëj hapjen e Konferencës Ndërkombëtare “IFAC - International Conference on Technology, Culture and International Stability – 21st TECIS 2022”. (Kampusi i UBT-së, në Lipjan, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sshqyrton raportin vjetor Financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe shqyrton raportin vjetor Financiar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Qendra Multimedia organizon Kosovo Theatre Showcase në të cilën do të diskutohet lidhur me temën "Kritikët: A mund ta shpëtojnë artin e teatrit? Dhe a mund ta shpëtojë teatri artin e kritikës?". (Kino Armata, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Shefin e Zyrës së BE-së, Tomáš Szunyog. (Kabineti i kryetarit, ora 13:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligji për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarin Edmond Nulleshi, ish antar i bordit te KEK-ut në periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në mbjelljen e drunjve në aksin rrugor tek Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, marrin pjesë edhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. (Aksi rrugor prej rrethrrotullimit e deri te hyrja në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ora 14:30)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, mban konferencë kushtuar problemeve dhe sfidave të komunitetit rom në Kosovë. (Hotel Theranda, Prizren, ora 16:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon promovimin e fjalorit "Kosova brenda tridhjeteshtatë shkronjave" nga Qerim Ondozi që do të përcjellet nga një orë mësimi me Alketa Sylaj dhe Tristan Halilaj. (Menza Ramiz Sadiku, ora 19:00) ‪

Ngjarjet e datës 25 tetor 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në hapje të Samitit të Ballkanit Perëndimor ‘’The Western Balkans Summit 2022’’, organizim i The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Prishtinës, organizojnë takimin e Grupit Punues të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Komitetit Evropian të Rajoneve. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil, Bujar Ejupi, Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, dhe kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Jeton Koca për të diskutuar çështjen e kërkesës apo peticionit të pesë grave, zyrtare në  Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor, nga ky Autoritet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)  

- Zëvendësministri i Drejtësisë i Kosovës, Blerim Sallahu, U.D. Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani, si dhe përfaqësues nga EULEX-i do të diskutojnë për rolin e mbështetjes së këtij Misioni për sistemin korrektues të Kosovës dhe si ka ndryshuar ai ndër vite. (Selia e EULEX-it, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të performances të ofruesve të shërbimit të ujit për vitin 2021 dhe raportin për gjashtë mujorin e parë të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim të realizojë një aksion simbolik ku do shpalosen fytyrat e grupeve të interesit brenda Këshillit Drejtues që po destablizojnë Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të KRU Hidromorava, shqyrotn Raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të Telekomit të Kosovës dhe KRM Pastrimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor ‘’The Western Balkans Summit 2022’’, organizim i The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 11:30)​

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Qendra Multimedia organizon Kosovo Theatre Showcase e cila sjell disa nga prodhimet më të mira teatrore të vitit të fundit në Kosovë, para një audience ndërkombëtare prej më se 60 mysafirëve nga mbi 20 vende të Evropës, SHBA-ve dhe Azisë. (Muzeu Etnologjik i Kosovës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 24 tetor 2022

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi Kosovës, ora 10:00)

- Pas vizitës së saj në Kosovë dhe një sërë takimesh të nivelit të lartë, znj. Viola von Cramon-Taubadel, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian për Kosovën, do të mbajë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës, në Prishtinë, ora 9:30)
 
- Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit organizon “Javen për të drejtat e viktimave të krimit”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, do të vizitojnë hapësirën ku tashmë kanë filluar punimet për ndërtimin e qendrës së parë institucionale për trajtimin e qenve endacakë. (Zona e Hajvalisë në rrugën “Dëshmorët e Gollakut”, afër lagjes “Marigona Hill”, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në lansimin e raundit të ri të programit të bursave të nivelit master të quajtur “Young Cell Scheme” për vitin akademik 2023-2024. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare,ora 10:30)

- Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Qeveria e Kosovës do të lansojnë një raund të ri të programit të bursave të nivelit master të financuar bashkërisht të quajtur Young Cell Scheme  për vitin akademik 2023-2024.  (Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 10:30)

- Komuna e Deçanit​​​ organizon festën tradicionale ''Dita e Gështenjës''. (Oborri i Komunës së Deçanit, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë një aktivitet simbolik rreth temës së dialogut me Serbinë. (Sheshi "Skënderbeu", pranë objektit të qeverisë së Kosovës, ora 13:00)

- Mbahet konferenca Gjeopolitika e re pas agresionit rus kundër Ukrainës. (Hotel Emerald, ora 13:00)
.

Ngjarjet e datës 23 tetor 2022

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do ta pres me ceremoni shtetërore për vizitë zyrtare Presidenti i Maltës, George Vella, i cili po merr pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në Presidencë më së largu në orën 9:15)

- Federata e Pingpongut të Kosovës organizon xhirot e fundit në Superligë. (Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. (Hotel Venus afër QMI-së në Prishtinë, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut të Kosovës organizon xhirot e fundit të Ligës së parë dhe Ligës së dytë. (Shkolla “8 marsi” në Pejë, ora 10:00)
 
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Maltës, George Vella. (Kabineti i kryetarit, ora 11:50 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim presidentin e Republikës së Maltës, George Vella. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:45 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimin dhe në oborrin e ndërtesës së Qeverisë)

Ngjarjet e datës 22 tetor 2022

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon mbajtjen e testit me shkrim në kuadër të procesit të rekrutimit të gjyqtarëve të gjykatave të Republikës së Kosovës nga lëmia penale. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim ne Vushtrri, ora 7:00)   

- Me iniciativë të Presidentes Vjosa Osmani mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një organizim i pari i këtij lloji në historinë e Kosovës. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Federata e Pingpongut zhvillohen ndeshjet e ligës U17 për meshkuj dhe femra ku pas përfundimit të xhirove të rregullta do të zhvillohen ndeshjet e play off-it për ta përcaktuar kampionin. (SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për medie: “Projektligji për paga dhe ligji për zyrtarët publik: problemet dhe mangësitë e identifikuara”. (Zyrat e GLSP-së, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban dy mbledhjen Këshillit të organizatës Gratë për Vetëvendosje. (Hotel Grand, ora 11:00)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00 - Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë)


- Lëvizja Vetëvendosje! mban dy mbledhjen Këshillit të organizatës Rinia për Vetëvendosje. (Hotel Grand, ora 16:30) 

Ngjarjet e datës 21 tetor 2022

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim i komisionit me delegacionin nga Komonuelthi i Australisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës organizon diskutimin e parë publik lidhur me Regjistrimin e popullsisë si nevojë dhe domosdoshmëri për zhvillim. (Agjencia e Statistikave, ora 9:00)

- Kolegji AAB organizon konferencën rajonale të organizuar do të trajtojë çështjen e ‘’Hapësirës mësimore në arsim’’. (Qendra mediale e Kolegjit AAB, ora 9:00)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës do të mbajë takimin e 220-të. (Përmes platformës online zoom, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Kryeshefin Financiar të KESCO-së, Ermal Koci dhe Kryeshefin Ekzekutiv të KEDS, Alpin Dogan. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me rastin e Konferencës dhe Asemblesë së Përgjithshme të nëntë të International Biennial Association, Manifesta organizon panel diskutimi rreth fuqisë së edukimit dhe ndërmjetësimit në kohë krize. (Kino Armata, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit takohet me Komisionin Parlamentar homolog për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Republika e Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do të realizojë një aksion simbolik lidhur me situatën e krijuar në Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet pranë bustit të Ibrahim Rugovës. (Pranë bustit të Ibrahim Rugovës, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarëve që kanë udhëhequr prokurimin në KEK për periudhën 2006-2008, Ymer Dragusha, Argjent Këpuska dhe Njazi Thaçi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurtit pret në takim liderët e parive opozitare në vend. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për media në të cilën do të shpalosë detaje para fillimit të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. (Objekti i trashëgimisë kulturore, Hamami i Madh i Prishtinës, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 20 tetor 2022

- Me rastin e Konferencës dhe Asemblesë së Përgjithshme të nëntë të International Biennial Association, Manifesta organizon një konferencë dy ditore që do të hulumtojë në zgjerimin e formatit ekspozues tradicional të bienaleve, do të adresojë bienalet bashkëkohore si mjete për zhvillim edukativ, kulturor dhe shoqëror me fokus në qasjen e orientimit nga komunitetet. (Kino Armata, ora 9:30)

 - Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:45)

- Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare në të cilën do të shqyrtojë Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe Projektligjin për mbështetjen e punëve publike. (Kuvendi Kosovës, ora 10:00)

 - ORCA viziton drejtorin e Agjencisë se Kosovës për Akreditim dhe kryetaren e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për të diskutuar mbi anëtarësimin e AKA-së në ENQA si anëtar i asocuar. (Zyrat e Agjencisë për Akreditim, ora 10:00)
    
- Vazhdon dita e dytë e panairit AGROKOS 2022, i cili mbledhë mbi 130 ekspozues organizuar nga Congress and Event Organization (CEO). (Pallati i Rinisë, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon debatin 'Në Mesditë' rreth subkulturës së të rinjve klubeve të natës dhe rave-it. (Kafe Tramvaj /Ish Mitrovica Social Club, Mbreti Petri 183a, në Mitrovicën Veriore, ora 12:00)

- Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 12:00)

- Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Reformës në Policinë e Kosovës”, në partneritet me Ambasadën Britanike dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, organizojnë një ngjarje për të prezantuar themelimin e Mekanizmit të Referues Shumë Agjenci. për të mbështetur individët e cenueshëm që janë në rrezik të radikalizimit. (Kuvendi Komunal i Hanit të Elezit, ora 13:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni prezanton projektin "Përkrahja e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të ICT" financuar nga BE-ja në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Komunën e Gjilanit. (Restorant Astoria, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe ministrja Rizvanolli vizitojnë shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai”, në kuadër të zhvillimit të programit për efiçiencë të energjisë. (Shkolla e mesme teknike “Mehmet Isai”, ora 15:00)
    
- Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj e pret në takim ambasadorin Belgjikës në Kosovë Frederic Maurice dhe shefin e zyrës belge në Prishtinë, Julien Sassel. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 19 tetor 2022

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim  zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. (Kabineti i Presidencës, ora 8:30)

- Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, dhe drejtoresha e MCC-së, Alice Albright, bëjnë lansimin e Platformës së të Dhënave Online dhe Mekanizmit për Përcjelljen e Lëndëve. (Ndërtesa e Këshillit Gjyqësor, ora 8:30)

- Shoqatat sindikale të shërbyesve civilë të institucioneve qendrore mbajnë diskutim publik lidhur me tri projektligje – për Zyrtarët Civilë, atë për Paga dhe për KPMShCK-në. (Ish-ndërtesa e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:50 - Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë)

- Congress and Event Organization organizon panairin Agrokos 2022 i cili këtë vit ka mbledhë rreth vetës mbi 130 ekspozues. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin financiar të RTK-së për periudhën korrik-shtator 2022 si dhe kërkesën për ndarje buxhetore për periudhën tetor-dhjetor 2022. Gjithashtu shqyrton kërkesën buxhetore të Kuvendit  për periudhën 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Muajit të luftës kundër kancerit të gjirit viziton klinikën e Onkologjisë më ç'rast do të takoj strukturat drejtuese të ShSKUK-së. (Klinika e Onkologjisë, ora 10:15)

- MAShTI ndanë çmime dhe mirënjohje për 45 nxënës të cilët kanë marrë çmime në gara ndërkombëtare dhe vendore gjatë vitit 2022. (Ambientet e Administratës Qendrore të UP-së, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 13:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e shkollës në fshatin Ponoshec të Komunës së Gjakovës. (Fshati Ponoshec, Gjakovë, ora 13:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Ambasadorin jorezident të Portugalisë, Jorge Ayer Roza de Oliviera. (Kabineti i kryetarit, ora 13:45 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e çerdhes në Gjakovë. (Lagjja Rezinë, Gjakovë, ora 14:20)

Ngjarjet e datës 18 tetor 2022

- OJQ '7 arte' në bashkëpunim me Fakultetin Filozofik të Universiteti i Prishtinës, si dhe në përkrahje të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim mbanë konferencë për media në të cilën do të prezantohet projekti që synon mbledhjen e 100 rrëfimeve të punëtorëve të kombinatit Trepça, të titulluar “Kujtesa e Trepçës”. (Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, ora 9:30)

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës mban konferencën ndërkombëtare dokumentimi i dhunës seksuale në konflikt standardet dhe praktikat. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Vazhdon seanca gjyqësore e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Dëshmojnë dëshmitarë të mbrojtur. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport formon grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për Anti Dopingun dhe grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni për Integrim Evropian organizon tryezë me temën “Agjenda Evropiane 2022”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Prokuroria Themelore në Prishtinë, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me rastin e Rrëmbimit të B.R., të njohur në opinionin publik. (Objekti i Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, ora 10:30)

- Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës znj. Burbuqe Hana raporton para Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të Telekomit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të lansojë fushatën kundër Trafikimit me Qenie njerëzore në Ditën e Bashkimit Evropian për Antitrafikim. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Vetë-Përkrahje Handikos dhe komunat Skenderaj dhe Vushtrri mbajnë konferencën finale të projektit: “Rritja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara përmes zbatimit të planit lokal të veprimit për punësimin e PAK në Skenderaj dhe Vushtrri”. (Hotel Freskia në Skenderaj, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Qendra e Mjekësisë Familjare 'Dr. Fahredin Hoti' organizojnë takim rreth ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. (QKMF 'Dr. Fahredin Hoti', ora 10:00)

- Instituti i Artit Bashkëkohor ARKIV në Pejë, organizon punëtori të artistit Artan Hajrullahu me nxënësit e klubit të artistëve të shkollës "Vaso Pash Shkodrani". (Shkolla “Vaso Pashë Shkodrani”, rr. “Fehmi Agani” në Pejë, ora 13:30)

- Zhvillohet ndeshja e Superkupës “Kosovë-Diasporë”, ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës, FC Llapi dhe fituesit të Kupës së Unionit në Zvicër, FC Kosova Zurich. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 14:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon debatin “Transparenca e Kuvendit të Kosovës: Çfarë mund të përmirësohet tutje?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 17 tetor 2022

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)
 
- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Portugalisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton vendimin e Qeverise së Republikës se Kosovës për propozimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të marrë pjesë në Ceremoninë e certifikimit të drejtorëve dhe kordinatorëve të cilësisë në shkollat e Arsimit dhe Aftësimit Profesional. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese organizon testimi me shkrim të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:30)

- Bordi i RTK-së raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën 6 mujore të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës “Mos harro” e historianit Ragip Zekolli. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin pÑ‘r Prokurorin e Shtetit, Prokurorinë Speciale, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal i Republikës së Kosovës, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, etj. (Ndëtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Anulohet - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione viziton Klinikën e Onkologjisë në QKUK, në kudër të aktiviteteve të muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit lidhur me luftën kundër kancerit të gjirit. (Klinika e Onkologjisë në QKUK, ora 12:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët për periudhën 2006-2008: Haki Shatri ish Ministër i Financave, Bujar Dugolli ish Ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Et’hem Çeku ish Ministër i Energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00) 

Ngjarjet e datës 15 tetor 2022

- Mbahet Samiti i parë për Lumenjtë e Kosovës. (Dukagjini Residence në Prishtinë, ora 9:30)

- Ojq-You Can Do organizon marshin me shkopinjë të bardhë për nderë të Javës Ndërkombëtare “Njeriu me Shkopë të Bardhë”.  (Qendra Studentore, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:45)


Ngjarjet e datës 14 tetor 2022

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Organizata “EcoKosWomen” organizon panairin me produkte të grave në agrobiznes. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 10:00)

 - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” dhe përfaqësuesve të bizneseve, si dhe nënshkrimi i kontratave me nxënësit për kryerjen e praktikës profesionale në ndërmarrje, në profilin e Flokëtarisë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komiteti për Arsim i Kuvendit Komunal të Rahovecit mbajnë mbledhjen e dytë në të cilën do të përpilojnë listën e shkollave. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)  

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Mbahet debat me temën “Pozita dhe problemi i të rinjve në territorin e komunës së Graçanicës”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën “Çfarë u tha në Raportin e Vendit për Kosovën: Analizë dhe rekomandime mbi fushat kryesore”. (Zyret e GLSP-së, 11:00)

- SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në bashkëpunim me Shoqatën e Gastronomeve të Kosovës lansojnë fushatë “SOS Mik”. (Objekti i SOS Fshatit të Fëmijëve, ora 11:30)

- Deputetja e Parlamentit Europian, znj. Svenja Hahn, nga radhët e Partisë Liberale gjermane dhe nga deputeti i parë shqiptar i Landit të Hamburgut, Sami Musa mbajnë konferencë për shtyp. (Hotel Sirius, ora 12:15)

- Drejtori i Departamentit për Operacione Gazmend Hoxha dhe stafi menaxhues nga niveli qendror dhe ai lokal i Policisë së Kosovës mbajnë konferencë për media e cila mbahet në kuadër të strategjisë së integruar të policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe policimit në bashkësi, do të lancohet projekti "Njiheni Policin Tuaj", përmes pasaportës apo kartelës policore të përgatitur për policët e lagjes, projekt ky i cili do të jetë në nivel vendi. (Stacioni policor "Qendra" Prishtinë, ora 14:00)

- Oda e Avokatëve të Kosovës bën inagurimin e objektit të ri. (Rr. “Bekim Fehmiu”, Prishtinë, ora 15:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 15:00)

- Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama bashkë me Drejtoren e Kulturës, znj. Arta Balaj do ta përcjellin nga afër implementimin e projektit “Furnizim me libra” në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani”. (Ndërtesa e Biblotekës në lagjen “Dardania, ora 15:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv “Prishtina 2022”. Në hapje do të shfaqet dokumentari i Komitetit Olimpik të Kosovës “Kosova e Artë”. (Kino “ABC”, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 13 tetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30 - Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë)

- Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin e Mitrovicës në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale organizojnë hapjen e Konferencës së IV Ndërkombëtare Multidisiplinare për Gjeoshkencat. (Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, ora 9:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale viziton Klinikën e Onkologjisë në QKUK. (Klinika e Onkologjisë, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston ish. u.d. Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT-it Kadri Kadriu, Skender Haziri Kryesues i Bordit KEK-ut dhe Nagip Krasniqi Kryeshef Ekzekutiv KEK. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon Panairin e Punës, në të cilin punëkërkuesit potencialë do të mund të takohen dhe eksplorojnë mundësitë e punësimit me nëntëmbëdhjetë kompanitë më të mëdha në vend nga industri të ndryshme. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 10:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme lidhur me çështjen e orëve te humbura gjatë grevës. (Salla te zyret e SBASHK-ut, ora 11:00)

- Kolegjit AAB organizon hapjen zyrtare të edicionit të tretë të Panairit Vjeshtor të Librit AAB 2022. (Hapësirat e kampusit të Prishtinës, ora 11:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik kundër taksës 18% për produktet menstruale. (Para Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, do të marrë pjesë në venien e gurthemelit të çerdhes së re, pranë shkollës “Nazim Hikmet”. (Fhati Dobërçan, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci viziton një fermer që ka të mbjella 10 hektarë grurë. (Shkolla ‘’Nazim Hikmet’’, fshati Miresh, ora 12:30)

 - Promoviohet libri “Mars i Acartë” i autores Melihate Tërmkolli. (Biblioteka e Kolegjit AAB, ora 13:00)   

- Ekipi realizues dhe artistik i filmit të pavarur “Adnan Kafazi” mban konferencën e parë zyrtare të filmit. (Kino Armata, ora 13:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston bordin e ZRRE-se për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)


Ngjarjet e datës 12 tetor 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton vendimin e Qeverise së Republikës se Kosovës për propozimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, shqyrton Raportin Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes; Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për Shërbim në Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)  

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të vizitojë Ngrohtoren e Prishtinës “Termokos”, për t’u informuar me përgatitjet përfundimtare dhe fillimin e sezonit ngrohës 2022/2023. (Ambientet e NP “Termokos” në lagjen “Dardania”, ora 10:30)

- Partia Socialdemokrate do të fillojë fushatën e saj me programin e ri "Bazë", me ç'rast do të mbahet edhe konferencë për media ku do të flas kryetari Dardan Molliqaj. (Sheshi "Skënderbeu". ora 11:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë organizon një aktivitet në shenjë solidariteti me gratë në Iran. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

- Ministrja e Kulturës dhe Sportit të Greqisë, Lina Mendoni viziton Kosovën më ç'rast do të takohet me Ministrin Hajrulla Çeku. (Kabineti i ministrit Çeku, ora 13:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe përfaqësues të Komunës së Pejës dhe organizatave gjermane dhe zvicerane në Kosovë do të përurojnë Impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në rajonin e Pejës. (Fshati Gorazhdec, Komuna e Pejës, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në inaugurimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, në Komunën e Pejës. (Fshati Gorazhdec, Pejë, ora 14:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon Raportin e Komisionit Evropian Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. (Zyra e Presidentes, ora 16:30 - mundësi fotografimi)

- Fondacioni Lumbardhi mirëpret figurën historike të kinematografisë shqiptare, aktoren Tinka Kurti në promovimin e librit “Tinka Kurti - Ditari i një bashkëshorti” të autores Anila Mema. (Kino Lumbardhi, ora 17:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, ku do të pranojë Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, për vitin 2022 ku me pas do të ketë konferencë të përbashkët për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:15)


Ngjarjet e datës 11 tetor 2022

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott më të cilin do të diskutojë aspektet të cilat ndërlidhen me të Drejtat e Njeriut, përfshirë çështjet që kanë të bëjnë me viktimat e dhunës seksuale, grupet e margjinalizuara dhe barazinë gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës znj. Albulena Haxhiu dhe ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë Ulsi Manja mbajnë konferencë për media. (Holli i objektit të Ministrisë së Drejtësisë, ndërtesa e ish Rilindjes.ora 10:00)

- Hapet Festivali i Kafes dhe Çajit. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së, znj Vlora Spanca raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova dhe Organizata IPKO Foundation organizojnë aktivitetin për lansimin e fushatës “ Gjithpërfshirje” për  të shënuar muajin Tetor si muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë, ora 11:00)

- Shtyhet - Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik kundër taksës 18% për produktet menstruale. (Para Qeverisë së Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe nismën e komisionit të Projektligjit për rregullat e trafikut rrugor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston menaxhmentin e KOSTT-it për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 204, ora 14:00)   

- Vihet gurthemeli i Urgjencës së qytetit të Podujevës në bashkëpunim me organizatën “Qatar Charity”. (Podujevë, ora 15:00)

- Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës organizon gala mbrëmje ku marrin pjesë hotelierë e gastronomë. (Hotel “Holiday Resort” në Sllatinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 10 tetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. (ShSKUK, ora 7:00)

- Vazhdon punimet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në ditën e tretë të tij, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë shqyrton buxhetin e Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it ku Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari do t'ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia. (Shtabi i Përgjithshëm të KFOR-it, Kosovafilm, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni takohet me ambasadorin e Katarit në Shqipëri dhe delegacionin shoqërues. (Zyra e Krytarit Hyseni, ora 11:00)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për mbështetjen e punëve publike, si dhe raportin vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Vihet gurthemeli i Qendres se Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria. (Gjilan, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni viziton fabrikën e prodhimit të ëmbëlsirave “Bujana”. (Objekit i Fabrikës, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston menaxhmentin e KEK-ut për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni takohet me kryeministrin Albin Kurti. (Zyra e kryetarit Hyseni, ora 14:00 - konferenca për media, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 9 tetor 2022

- Vazhdon punimet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“. (Hotel Swiss Diamond ora 9:15)

- Shënohet ceremonia shtetërore e jubileut të 50-vjetorit të themelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës (BKK). (Salla e sportit “1 Tetori” në Prishtinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 8 tetor 2022

- Fillon punimet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“, në të cilin pritet të jenë më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë deputetë nga vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere. (Hotel Swiss Diamond, ora 8:45)

Ngjarjet e datës 7 tetor 2022

- Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në Kosovë lansojn thirrjen “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. (Ndërtesën Qeverisë, salla P38, ora 9:30)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë  në konferencën për ndarjen e resurseve me dobi të veçanta për komunitetet joshumicë, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve dhe Zyra për Qeverisje të Mirë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi mban konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovë, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë përmbledhjen e politikave 'Dispozitat për koston e lejes së lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror në Ligjin e Punës', të shkruar nga Dita Dobranja në emër të RrGK-së. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon prezantimin e “Udhëzuesin për verifikimin bazë të informacionit mediatic” i cili është i dedikuar kryesisht për komunitetin serb të Kosovës. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitovicën e Veriut, ora 11:00)

- Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 6 tetor 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raporti me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Byroja Kosovare e Sigurimit shënon 11 vjetorin e themelimit. (Hotel Venus, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe UNDP Kosova do të organizojnë  fillimi e fushatës për ndërgjegjësimin e publikut  “Festo me zemër, jo me armë” që synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KEK-ut, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Oda Amerikane po organizon tryezën e rrumbullakët me titullin "Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë", për të diskutuar lidhur me këtë temë dhe sfidat e tjera në fushën e kujdesit shëndetësor, me ekspertë eminentë nga Kroacia. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Jeton Mehmetin Kryesues i Bordit të Drejtorëve të KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjime publike përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të mbajë konferencë për media me temë 'Masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët'. (Ministria e Ekonomisë, salla e takimeve, ora 11:00)

- Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën 6 mujore të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Me rastin e vdekjes së ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj, Komuna e Deçanit organizon mbledhjen komemorative. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KOSTT-it, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 5 tetor 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues në Gjilan. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:45)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve pret sekretaren e ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Dacić ku edhe do të mbahet konferenca për media lidhur me Forumin Ekonomik Ndërkombëtar Ulqini. (Objekti i AKB-së, ora 11:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës. (Selia e FFK-së, ora 11:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton në parim Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:30)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 59. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e prof. dr. Shqiponja Isufit. (Salla e teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën zgjedhjen e eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban mban konferencë për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 15:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Itali në kuadër të Kualifikimeve e Evropianit U17. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 4 tetor 2022

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 8:30)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit, Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020 – 2022. (Restorant Boho, ora 10:00)  

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

- Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve Vier Pfoten Kosova do të shënojmë këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)
 
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të Portit të Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot. (Kabineti i kryetarit, ora 12:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit!)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ=së, ora 13:30) 

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022

 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 1 tetor 2022

- Kryeministri Albin Kurti, bën homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci. (Varrezat në Lagjen Arbëria, ora 9:00​)

- Bashkimi i Sindikatave te Parvarura te Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Qendra e Studentëve Salla “1 Tetori”, ora 14:00)


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)