04 Dhjetor 2024

Kurti pret në takim Rita Orën: E ke bërë krenar Kosovën

Prishtinë, 26 nëntor - Në ditëlindjen e saj të 33-të, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora qëndroi në Kosovë së bashku me bashkëshortin e saj. Në këtë vizitë, ajo u prit nga kryeministri Albin Kurti, i cili tha se Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit. Ndërsa vet Rita u shpreh me emicaione dhe gëzime që i takon kombit shqiptar.

“Kjo është një mënyrë e mrekullueshme për të kaluar ditëlindjen time. Jam 33 vjeçe sot dhe mendoj që kemi bërë një punë të mirë deri tani. Sot ka qenë një takim frymëzues dhe emocionues. Mendoj që kemi projekte të jashtëzakonshme për vitin e ardhshëm. Ky udhëtim dhe ky takim më ka bërë shumë entuziaste për të ardhmen”, tha Rita në takim me kryeministrin.

E kryeministri Kurti falënderoi këngëtare që e ka bërë shtetin e saj krenar.

“Faleminderit Rita që na ke bërë shumë krenarë si njerëz, si shtet. Ka qenë një e diele e paharruar për mua. Duhet të shikoj përsëri videon që të sigurohem se ishte e vërtetë”, tha Kurti, i cili ka shkruar edhe një status në rrjetin social X.

“Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën, duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe. Ishte një nder të prisja atë dhe Taika Waititi sot ne ditëlindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, ka shkruar kryeministri Kurti.

I nderuar për vizitën në Kosovë u shpreh edhe bashkëshorti i Ritës.

“Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që të vijë e vizitojë vendlindjen e gruas time. Është një energji dhe sjellje e njëjtë si e njerëzve prej nga vij unë, andaj ndjehem si në shtëpi”, tha se Taika Waititi që ka origjinë nga Zelanda e Re.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)