17 Qershor 2024

“Kriminell”, kënga më e re e artistes Donna Dafi

Ylli i muzikës pop, Donna Dafi, në projektin e saj më të ri "Kriminell", me mesazhin që shpërndan, ka bërë bujë të madhe në industrinë e muzikës botërore.

 E veçanta e projektit të sapopublikuar "Kriminell" është se teksti dhe videoklipi janë të lidhur saqë nuk kuptohet mesazhi i këngës pa njëri-tjetrin.

Në këtë këngë, Donna Dafi, nëpërmjet imazheve dhe fjalës artistike, e paraqet mentalitetin patriarkal të atyre meshkujve që abuzojnë me bashkëshortet e tyre, ndërsa prapaskena tjetër tregon se si këta meshkuj, derisa të arrijnë t'ua vjedhin zemrat këtyre grave, bëhen engjëj. Këta meshkuj, këngëtarja Donna Dafi i quan kriminelë.

Përmes kësaj kënge, artistja Donna Dafi bën thirrje njëherë e përgjithmonë ndalimin e këtij fenomeni dhe fuqizimin e grave në shoqëri.

Ky projekt me ndërlidhje ndërkulturore, afro – gjermane, është duke e fascinuar audiencën botërore. Kënga është realizuar me një kast profesional të artistëve në Gjermani dhe këndohet në gjuhën gjermane.

Klipin “Kriminell” mund ta shkarkoni në linkun:

https://youtu.be/gB8YspgzzZM?si=QkSzWLmR1vIw9jli

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)