04 Dhjetor 2024

Heqja e denimit me vdekje gabim

Shkruar nga Besim Xani

Përderisa në shikim të parë heqja e dënimit me vdekje dukej tepër humanizëm krejt e kundërta e humanizmit është për viktimën dhe familjarët e tij ngase vetëm shteti është ai që duhet t’ia garantoj jetën qytetarit e askush tjetër, dënimi i përjetshëm e stimulon krimin sepse ai nuk është dënim por shpërblim, vetëm dënimi me vdekje e tremb njëriun sepse ai e din fort mirë para se të vrasë dikë është i vetëdijshëm se nga shteti do të vritet dhe vetëm ky do të jetë shërim për familjën e viktimës për respektin ndaj viktimës si dhe tërë shoqërisë.

Merreni me mend sa jo humane familja merr dy goditje (1) njërën e humb familjarin kurse (2) tjetrën e shkatërron pikëllimi për të marrë hakmarrje, ky pikëllim e tregon jo seriozitetin e shtetit për jetën e njëriut që e humb në paqe ku detyrë shteti ka që ti a mbroj jetën. Evropa po harron se dënimi i përjetshëm për kriminelin është shpërblim koha po e dëshmon se dënimi i përjetshëm nuk po i tremb kriminelët përkundrazi po i stimulon!.

Ne e dimë se komunizmi e ka tepruar me ndëshikimin që i ka bërë njëriut vend e pa vend por një gjë më pozitiven që i mungon demokracisë nuk guxon të i’a përmend askush asnjë intelektual sigurinë e jetës që ia ka garantuar qytetarit, pra qytetari nuk ka guxuar ta vrasë qytetarin pse se bën demokracia këtë siguri përkundrazi shtetet demokratike thonë “mbroje vetveten” kurse komunistët kanë thënë “kush vret njëri do të vritët nga shteti”.

Demokracia evropiane na del qesharake kriminelit i siguron ushqim të përjetshëm dhe gjumë të rehatshëm kurse e harron viktimën e cila është bërë tanimë “dhe” edhe Albert Camus ka qenë kundër dënimit me vdekje nuk besoj që ka pasur shumë të drejtë ai thotë se nuk e meritojnë vuajtjen familjarët e të cilit pritet të ekzekutohet familjari i tyre që e ka bërë krimin, por edhe Camus sikur ka harruar se e njëjta gjë vlenë edhe me vuajtjen e familjarëve që tanimë familjarin e tyre e kanë të vdekur.

Këtu nuk kemi më drejtësi por një padrejtësi që i bëhet të vdekurit dhe familjarëve të tij është për tu çuditur sesi filozofia evropiane nga antika deri në shekullin XXI (21) është marrë me natyrën njerëzore por nuk e di pse e ka pa të udhës ta heqë këtë dënim, atyre i’u ka dukur se heqja e këtij dënimi është humanizëm por i tërë kontinenti është në ankth nga frika e kriminelëve ngase krimineli nuk i trembet dënimit me burgim të përjetshëm.

Thomas Hobbes Filozof Anglez njohësi më i mirë i natyrës njerëzore thotë “njëriu për njëriun është ujk” dhe unë thotë ai: “me liri nënkuptoj lirinë e shtetit por jo të individit!”.

Duhet një debat intelektual përsëri i filozofëve, sociologëve, neuropsikiatërve që të vijnë në përfundim se a është dashur apo jo të hiqet “dënimi me vdekje”, nëse do të ishte dënimi me vdekje unë nuk besoj që do të jetonte në frikë qytetari ngase çdo qytetar do të dinte se “kush vret njëri të pafajshëm do të vritet nga shteti” ai sdo të ketë as ndjenjë për hakmarrje.

Ky debat intelektual duhët të jap përgjigjen se a do të ndalen vrasjet nga kriminelët ordiner kur ata e dinë se 100% do ti presë vdekja, ne e dimë se në shoqëri ka edhe kriminelë ka shtresa të ndryshme madje Platoni antik qysh para 2500 viteve e hetoi dhe e njohi shumë mirë natyrën e njëriut ai tha se “edhe nëse nuk dëshirojnë filozofët, ata duhet ta pranojnë që të udhëheqin shtetin” ku do të mbretërojë drejtësia për të gjithë qytetarët”, në mënyrë që një pakicë e shoqërisë që është e mirë të jetojë në qetësi në shumicën e shoqërisë që nuk janë të mirë dhe ua rrezikojnë jetën këtyre të mirëve, kjo tingëllon pak ashpër se liria e njëriut po i kufizohet por jashtë ligjit thotë Aristoteli “njëriu është më i keq se shtaza” e sa për demokraci që e adhurojnë njerëzit ka një shpjegim një të vërtetë që i tremb të githë dhe askush nuk guxon të pranon se ashtu është.

Më së miri na tregon Filozofi Danez Søren Kierkegaard ai thotë: “demokracia është kaos ngase njerëzit në turmë nuk kanë asnjë përgjegjësi për veprimet e tyre” aty mungon ndërgjegja dhe njeriu i shfryn të gjitha epshet shtazarake që i ka pra nën fjalën demokraci, fshihen marrëzitë, qoroditjet, amoraliteti, plaçkitjet të gjitha këto, në një shtet ku qytetari nuk i frikësohet ligjit e siç po shihet njëriu nuk i frikësohet burgimit të përjetshëm ajo shoqëri shndërrohet në xhungël e jo në jetë civile qytetëruese, është turp për cilindo shtet demokratik që thirrët në demokraci në liri kur qytetarit i thotë “mbroju vetë nga krimineli” sa qesharake si ka mundësi një njëri i kulturuar të mbrohet nga një kriminel, këtu shihet dështimi i demokracisë në sigurinë e jetës së njëriut edhe pse nga njëriu kërkon taksa për t’ia mbrojtur jetën atij.

Se kam ndëgjuar kurrë në komunizëm edhe pse kanë bërë gabime fatale kanë terrorizuar njerez në burgje që nuk i arsyetoj ti thotë një qytetari “ti vetë duhet të mbrohesh nga krimineli”, vetëm shteti duhet të jetë garantues i jetës së qytetarit atëherë ai do të jetojë si një qytetar i lirë.

Ky dënim që duhet t’ia bëjë shteti kriminelit (vrasësit) është një shërim shpirtëror për familjarët që e kanë humbur familjarin e tyre, është edhe respekt për viktimën.

Debati duhet të jetë i hapur për këtë temë aq të komplikuar ku evropa ka menduar që po bën një gjest human po i’a falë jetën kriminelit por e ka harruar se qytetarët e kontinentit jetojnë në frikë nga vrasjet që mund të ndodhin çdo ditë, pikëllimin e shton edhe më shumë kur dihet se ligjet e evropës jo që se ndëshkojnë por e shpërblejnë me burgim të përjetshëm!.

Për mua nuk është barazi vdekja me burgim të përjetshëm le të jetë ky një debat filofozik për të ardhmën se a ka pasur a po jo evropa të drejtë që e ka hequr dënimi me vdekje.

    Besim Xani profesor I  diplomuar I filozofisë 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)