28 Mars 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 korrik 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Aktet Juridike, shqyrton Raportin e mbikëqyrjes së Ligjit për Noterinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton me  Eva Högl, Komisionere Parlamentare për Forcat e Armatosura të Gjermanisë dhe Reinhold Robbe ish Komisioner, lidhur me procesin  legjislativ për  Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë se Kosovës.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 15:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe në 22 vjetorin e vrasjes së veprimtarit, Shaban Manaj. (Istog, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 24 korrik 2022

 - Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 23 korrik 2022

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Ministrisë së Drejtësisë, kati IX, salla 914.ora 12:00)

- Federata e Futbollit të Kosovës organizon turneun për nder të ditëlindjes së 62-të të Legjendës Fadil Vokrri. (Stadiumi "Fadil Vokrri", ora 17:30)

Ngjarjet e datës 22 korrik 2022

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret me ceremonitë më të larta shtetërore presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 9:00 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në ora 8:30)  

- Konstituohet Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën për promovimin e punësimit multietnik në institucione, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Fillon Kampionati Ballkanik i volejbollit në rërë U22, në të dy konkurrencat. (Holiday Resort, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Hekuran Muratin, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj dhe anëtari i kryesisë Dren Kukaj mbajn konferencë të jashtëzakonshme ku do të paraqesin para publikut një rast të përdorimit politik dhe të kundërligjshëm të policisë nga ana e partisë në pushtet. (Zyrat e PSD-së, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Kabineti i kryetarit, ora 11:05 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të veçantë në të cilën Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta do t'i adresohet deputetëve. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:50)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:15)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ambasadorit Amerikan, Jeffrey M. Hovenier do t'i adresohen Forumit të Solareve. (Hotel Emerald, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e dekorimit të Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta me çelësin e Kryeqytetit, nga Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 15:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pret sot në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 16:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)


- Presidentja Osmani dhe presidenti Meta marrin pjesë në hapjen solemne të Manifesta-s. (Pllatoja e Pallatit të Rinisë, ora 19:50)

Ngjarjet e datës 21 korrik 2022



- Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me USAID-in organizojnë Forumin e Solareve. (Hotel Emerald, ora 9:00)   

- Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese për fillimin e procedurës për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës merr vendim për publikimin e thirrjes publike për zgjedhjen dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:30)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për regjistrimin e bujqësisë, me raport amendamente të Komisionit funksional për  Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvilli. etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë dhe Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes mbajn konferencën përmbyllëse të Barometrit të Sigurisë të Ballkanit Perëndimor lidhur me përceptimet publike në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet bilaterale në Ballkanin Perëndimor. (Hotel Garden, ora 9:45)

- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i njofton mediat se sot do te bëhet ceromonia e hapjes së Panirit “Gratë në Biznes”. (Sheshi “Zahir Pajaziti” ne Prishtinë, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti hulumtues me titull “Lufta në tentativë kundër korrupsionit” i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë procedimit të rasteve të korrupsionit në vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi së bashku me Ministrin për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare, njëherit Ministër i Ekonomisë i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Franz Fayot, do të nënshkruajë dy marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut: Marrëveshjen dypalëshe për Bashkëpunimin për Zhvillim dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Zbatimin e Marrëveshjes. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Rame Lahaj International Opera Festival mban konferencën e parë për media, e cila shënon edhe fillimin e edicionit të sivjetmë të festivalit. (Amfiteatrin e Ri i Bibliotekës Universitare të Kosovës, ora 10:00)

- Kryetar i  Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Bordi i Manifesta 14 mbajn konferencën për shtyp të hapjes zyrtare të Manifesta14 Prishtina për shpalljen e programit të plotë të edicionit të 14-të të Manifesta, Bienales Nomade Evropiane. (Hotel Grand, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

-  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.  (ndërtesa e KQZ-së, ora 11:30)

- Shfaqet filmi dokumentar “Mbijetesa dhe Shkollat” me regji të Ilir Kabashit, me skenar të Nuhi Bytyçit dhe me drejtor fotografie nga Bekim Qyqalla në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Medias dhe Komunikimit. (Parku Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan.ora 12:30)

- “Prishtina Gastronomy Festival” hap festivalin me moton "Bukë e Kripë e Zemërbardh". (Sheshi Adem Jashari në Prishitnë, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 20 korrik 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë informohet lidhur me Platformën Vjetore të Politikes së Inteligjencës dhe Sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Në kuadër të fushatës “Ditët e Mjedrës”, shoqata nacionale “Mjedra e Kosovës” organizon ngjarjen fushore në plantacionin e mjedrave në fshatin Reçan, komuna e Prizrenit. (Fshati Reçan, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Financim të Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e kontratave të dhëna nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) për furnizim me oksigjen. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovë si dhe Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Një grup i federatave sportive dhe delegatë të Asamblesë së Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) mbajnë konferencë për medie në lidhje me vendimet e paligjshme dhe ndërhyrjet në autonominë e federatave sportive nga MKRS-ja dhe drejtuesit e KOK-ut. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Aktet Juridike, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e bujqësisë, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Vlerësimi i gjendjes aktuale të komunitetit turk në Kosovë’’. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe kryetarët e komunave që udhëhiqen nga AAK-ja, mbajnë konferencë për medie me temën “Raporti i qeverisë qendrore me komunat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)  

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 shqyrton CV-të për angazhim të eksperteve si dhe kategorizon listën e dëshmitareve per intervistim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Bëhet promovimi i librit "E drejta sportive në Kosovë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për Sport - CAS". (amfiteatri i Biblotekës Kombëtare, ora 18:00) 

Ngjarjet e datës 19 korrik 2022

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës organizon tryezën e dytë të sportit. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale taohet me drejtorin e Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës dhe me drejtorin e Fondit për Sigurime Shëndetësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i AAK-së zhvillon takim me Zyrën e Rregullatorit për Energji për të diskutuar për çështjet që ndërlidhen me krizën energjetike në vend. (Zyrat e ZRRE-së, ora 10:00)

- Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës prezanton raportin hulumtues të realizuar “Keqinformimi, dezinformimi dhe lajmet e rreme në mediat online në Kosovë”. (Restoran ”Rings”, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të RTK-së, nga radhët e komunitetit shqiptar shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  N302, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës mbajn konferencë për media në të cilën paraqet konkluzat e tryezës së sportit. (Hotel Emerald, ora 16:30)

- Instituti për Art dhe Kulturë Epifani organizon hapjen e ekspozitës "NSK Territory Prishtina", bashkëpunim në mesë IRWIN dhe Fatmir Mustafa Karllo. (On Top Residency në Butofc, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 18 korrik 2022

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

 - Misioni i OSBE-së në Kosovë do të prezantojë raportin e fundit tematik për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)  
 
- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Sfidat në trajtimin e krimeve të përgjithshme” i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Divizioneve Penale të Gjykatave të Kosovës në vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, Projektligjin për Themelimin e Fondit për Garanci Kreditore dhe Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik-shtator 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 11:00)


- Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës mban sot (18 korrik), Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban degjim publik lidhur me nismën legjislative “Projektligji për kriptovaluta”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 14:30)



Ngjarjet e datës 17 korrik 2022

- Ekipi i femrave i Universitetit të Prishtinës në hendboll do të garojë për vendin e III-të. (Palestra 1 Tetori, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin Kryeministri i Republikës së Kosovës njëherit Kryetari i LV-së, Albin Kurti, Sekretarja Organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe Koordinatori për Qendra, Valon Hoti. (Selia e LVV-së, ora 14:00)

- Mbahen ndeshjet finale të FISU Kupës Botërore Universitare në Hendboll 2022. (Palestra "1 Tetori", ora 17:00)

- Federata e Sporteve Universitare të Kosovës organizon ceremoninë mbyllëse e FISU Kupës Botërore Universitare. (Palestra 1 Tetori, ora 21:30)

Ngjarjet e datës 16 korrik 2022

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kabinetin e MKRS-së, do të mbajë konferencë për media rreth qëndrimeve të organizatës Europa Nostra për Manastirin e Deçanit dhe vizita e delegacionit të tyre në Kosovë. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 14:00)


Ngjarjet e datës 15 korrik 2022

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryesues i Radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau. (Kabineti i Presidentes, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla, pret sot në takim homologun e saj, ministrin e Jashtëm të Polonisë, Sh.T. Zbigniew Rau. (Objekti i MPJD-së, ora 9:45 - vetëm pamje)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do të realizojë një aksion simbolik përmes të cilit do të apelohet në Senatin e Universitetit të Prishtinës, kundër vendimit të Këshillit të Etikës për plagjiatorët Dugolli dhe Kastrati, me ç'rast do të kërkohet heqja e titujve dhe përjashtimi i të dy profesorëve nga universiteti. (Para Rektoratit të UP-së, ora 10:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton 20 Projektligje për harmonizimin me Ligjin për Kundërvajtje nga fusha e bujqësisë si dhe voton raportin vjetor të Autoritetit te Aviacionit Civil. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për media lidhur me gjendjen e punëtorëve ne sektorin privat te Kosovës. (Zyra e Federatës Sindikale, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Puneve të Jashtme të Polonisë, njëherësh Kryesues i OSBE-së, Zbigniew Rau. (Kabineti i kryetarit, ora 11:20 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëherësh kryesuesin e OSBE-së, Zbigniew Rau. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:05)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)

- Kryesuesi i radhës i OSBE-së, ministri polak i Punëve të Jashtme, Zbigniew Rau mban konferencë për media me rastin e vizitës dyditore për t’u takuar me liderë politikë dhe për të diskutuar rreth angazhimit të Polonisë në rajon si kryesuese e radhës OSBE-së. (Ambientet e KQZ-së - ish-Banka e Lublanës, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 14 korrik 2022

 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:30)

- Komuna e Malishevës fillon fushaten e dezinsektimit kundër rriqrave të zonave endemike, në territorin e Komunës së Malishevës. (Fshati Senik, ora 7:00 - 12:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet manifesti pë shënim të 232 vetorit të themelimit dhe të 15 vjetorit të rindërtimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës. (selia e Gjyshatës Bektashiane të Kosovës në Gjakovë, ora 11:00)

- Me rastin e kremtimit të Festës kombëtare franceze ambasadorja e Francës në Kosovë, znj Marie-Christine Butel do të organizojë pritje për personalitetet e Kosovës dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare si dhe për komunitetin francez që jeton në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 18:00)


- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla, pret sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, homologun e saj ministrin e Jashtëm të Polonisë, Sh.T. Zbigniew Rau. (Aeroporti Ndërkombëtar 'Adem Jashari', zona VIP, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 13 korrik 2022

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport takohet me Goran Dakovic-përfaqësues i ENQA-s. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Aktiviteti i USAID-it për Drejtësinë organizon takimin e Inicimit të Rrjetit të Inovacionit në Drejtësi që do të shërbejë si pikënisje për anëtarët e Rrjetit që të prezantohen dhe të ndajnë vizionin e tyre ër inovacionin në sistemin e drejtësisë në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin Projektligjin për të Drejtën Nërkombëtare Private, Projektligjin për Inspektoratin Shëndetësor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bashkë me Shoqatën e Mullisëve të Kosovës, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Aktivistë të fushatës Drejtësi për Kujtimin mbajn për një konferencë për media përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë lidhur me denoncimet e fundit ndaj zyrtarëve përgjegjës në rastin e Kujtimit, si dhe padinë ndaj shtetit për shkelje të të drejtave të njeriut. (Para Këshillit Prokurorial, ora 11:00)

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projekt Rregulloren e Kuvendit të Kosovës, shqyrton Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon ceremonin e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit nr. SHAL 56. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë mbahet konferenca e 13-të për ecurinë e çështjes në rastin “Prokurori kundër Thaçit dhe të tjerëve”. (Hagë, ora 13:30)

- Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, sot (13 korrik) mban konferencë për media.(Selia qendrore e PDK-së, ora 15:00)

- Mbahet Kuvendi i VIII-të zgjedhor i Forumit të Gruas së LDK-së. (KlanArena Centre, Fabrika e Amortizatoreve, ora 18:00)

- Hapet Observatori i Prishtinës për vrojtimin e hapësirës dhe kozmosit. (Pallati i Rinisë, ora 18:30)

- OJQ Integra promovon librin “Hije të Shtrembëruara: Libër kujtimi me rrëfimet e ish të burgosurve politikë në burgun e Goli Otokut”. (Muzeu i Burgut të Prishtinës në Prishtinë, ora 19:30)





 

Ngjarjet e datës 12 korrik 2022

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën “Diskutim mbi zbatimin e Pakos së Ringjalljes”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-qershor 2022. (Salla e konferencave, kati I, zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Kryetari i Bordit Bajram Mustafa  dhe U.D Kryeshefi ekzekutiv, Januz Kabashi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të NPH “Ibër - Lepenc”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë përcjell nisjen e “Konvojit të EULEX-it për Ukrainë” i cili përbëhet nga 10 automjete të EULEX-it, të cilat do t’i dhurohen Misionit Këshillues të Bashkimit Evropian në Ukrainë. (Selia e EULEX-it, ish Farmed, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- OJQ Aktiv organizon panel diskutimi për transparencën në punën e vetëqeverisjes lokale në Kosovë në kuadër të projektit “Forcimi i transparencës dhe sundimit të ligjit në komunat me shumicë serbe në Kosovë”. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për  rregullimin e çmimit të produkteve medicinale si dhe Projektligjin për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Muzeut të Burgut të Prishtinës “Burgu i Idealit". (Ambientet e ish-ndërtesës së Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, në rrugën “Luan Haradinaj”, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 9 korrik 2022

- Për nder të Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) organizon pritjen tradicionale për urime. (Selia e BIK-ut, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, për nder të festës së Kurban Bajramit. (Selia e BIK-ut në Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj takohet me Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Besim Berisha, për nder të festës së Bajramit. (Zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 8 korrik 2022

 - Drejtoria e Inspekcionit nga Komuna e Prishtinës do të zhvillojë një aksion në Pallatin e Rinisë me qëllim të largimit të disa konstruksioneve të vendosura pa leje në këtë Pallat e që sipas organeve kompetente po rezultojnë në ndryshim të pamjes origjinale të këtij objekti. (Pallati i Rinisë, ora 8:30)

- Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, Rashit Qalaj dhe Hisen Berisha, mbajnë nesër (E premte 8 korrik), Konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 9:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale dhe Projektligjin për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Inspektorati Policor i Kosovës do të mbajë një ceremoni me rastin e përvjetorit të 16-të IPK-së.  (Ndërtesa e IPK-së në Hajvali, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton dhe voton emrat e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosvës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit organizon aktivitetin e shpërndarjes së mekanizmave bujqësorë nga drejtoria e bujqësisë. (Tregu i Rrushit, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 7 korrik 2022

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin plotësues të Komisionit për Legjislacion, për Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi mban konferencë për media me rastin e përfundimit të mandatit 4 vjeçar si Kryetar i OEK-ut. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin Vjetor Financiar i Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C203, ora 10:00)

- Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale kundër të pandehurve L.M., E.B., dhe A.B., të akuzuar për shkak të veprës penale vrasja e rëndë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoană. (Kabineti i Presidentes, ora 15:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- HANDIKOS pranon një kontigjent të madh me pajisje ndihmëse nga Suedia. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara, Veternik, ora 16:00)

- Projekti "ICT for Kosovo's Growth", mbështetur nga BE, dhe implementuar nga WEglobal and Prishtina REA, organizojnë Ceremoninë e Certfikimit të pjesëmarrësve në progaminin e avancuar trajnues ICT & Digital Skills, nga Roundi IV.  (Holli i Bibliotekes Kombëtare, ora 17:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Traktit mbi ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)
 

Ngjarjet e datës 6 korrik 2022

- Me qëllim të diskutimit dhe marrjes së komenteve lidhur me Draft Strategjinë për Arsim 2022-2026, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon takim publik me institucione, organizata dhe grupe të ndryshme interesi. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të organizoj Konferencën për Bashkëpunim Komunal Ndërkombëtar. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin plotësues të Komisionit për Legjislacion, për Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin Vjetor Financiar i Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, shqyrton raportin vjetor financiar i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Traktit mbi ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 13:30)

-  EULEX-i do ta prezantojë Raportin Monitorues të tij “Vlerësimi i trajtimit të rasteve të dhunimit nga sistemi i drejtësisë në Kosovë”, i cili ofron një vlerësim preliminar për mënyrën se si i trajton sistemi i drejtësisë në Kosovë rastet e dhunimit. (Hotel Swis Diamond, ora 13:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci do të vizitojë punimet në ndërtimin e urës në Dobroshec, ngritjen e kapaciteit të ujësjellësit në Çikatovë të Vjetër dhe ndërtimin e kolektorit për grumbullimin e ujërave të zeza në Drenas. (Objekti i Komunës së Drenasit, ora 14:30)

- Zekirija Ramadani, kryetrajner dhe Albert Dabiqaj, futbollist i Sport Club Gjilani mbajn konferencë për media dhe me pas mbajn seancën e fundit stërvitore. (Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 18:00)

- Mbahet akademi përkujtimore kushtuar, ish ushtarit të UÇK-se, ish gazetarit dhe themeluesit te portalit Veriu.info, të ndjerit Blerim Zhabari. (Shtëpia e Kultures në Vushtrri, ora 18:00)

- Partia Socialdemokrate proteston me kërkesën për dorëheqje të ministrit Hekuran Murati. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 5 korrik 2022

- Mbahet takimi në mes të delegacionit Amerikan të MCC-së dhe atij të Republikës së Kosovës në lidhje me programin Kompakt të MCC-së. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla - P38, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton propozim-amendamentet për Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca mban konferencë për media me rastin e përfundimit të sezonit auditues 2021/22 dhe procesit të publikimit të 121 raporteve të auditimit. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Lagjja Arbëria, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Rektori i Universiteti të Prishtinës Naser Sahiti dhe U.D Sekretari i Përgjithshëm, Besfort Krasniqi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga monitorimi i punës së Kuvendit për gjashtë muajt e parë të sesionit pranveror me fokus në çështjen e mungesës së kuorumit dhe shqyrtimit të projektligjeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë do të lansoj edicion e 22-të të Përmbledhjes Pulsi Publik. (Salla e konferencave të UNDP-së, ora 11:00)

- UBT nënshkruan dy marrëveshje shumë të rëndësishme me dy universitete nga shteti i Iowa-s, me University of Northern Iowa dhe University of Iowa. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, tek QMI, ora 12:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione prezanton draftligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna në Baza Gjinore, nga eksperti Hilmi Jasahri, i angazhuar nga UN Women. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës njoftohet rreth ndërrimit të anëtares së PDK-së Eliza Hoxha me deputetin Abelard Tahiri si dhe diskuton rreth emrave të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin japonez, Akira Mizutani. (Kabineti i kryetarit, 13:30 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

Ngjarjet e datës 4 korrik 2022

- Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi pret në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, znj.Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:45)

 - Për nderë të 4 korrik 246 vjetori i Pavarsisë së SHBA zjarrfikësat e Prishtinës e pastrojnë platonë tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton. (Sheshi Bill Clinton në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, znj.Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:55

- Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova do të mbajë takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan, ku do të ndajë informacion rreth mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre. (Hotel  Astoria në Gjilan, ora 10:00)

- Shoqata 'Miqtë e Amerikës' e mbështetur nga FSK, Zjarrfikësat dhe Policia e Kosovës organzon aktivitetin e radhës tashmë tradicional për nderë të 4 korrik 246 vjetori i Pavarsisë së SHBA. (Të shtatorja e Presidentit Bill Clinton, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00‪)
   
- UBT oganizon festivalin ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2022”, përmes së cilit në Kosovë po sjell profesionistë dhe ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke organizuar samite, forume, gara, ligjërata tematike, vizita studimore, e ngjarje të ndryshme interesante për studentët dhe palët e tjera. (Parku Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, ora 18:00)

 

Ngjarjet e datës 2 korrik 2022

- Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it, organizon një aktivitet me prindërit dhe fëmijët për të përmbyllur “Muajin e Prindërimit”. (Parku i Gërmisë, ora 9:30)

- Komisioni për Arsim nga Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

 

Ngjarjet e datës 1 korrik 2022

- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri mban Konferencë për media. (Para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremonin e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes - Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

- Nën organizimin e Federatës Sindikale te Sektorit Privat te Kosovës shoqata e autobusëve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë do të protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për mos krijimin e kushteve për punë. (Para Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale mban konferencën me temën “Ndikimi i ndryshimeve të Kuvendeve Komunale në kualitetin e politikave lokale” ku do të prezantohet hulumtimi mbi pasqyrimin e përbërjes së Kuvendeve Komunale. (Hotel Sirius, nga ora 10:00)

-OJQ AKTIV dhe platforma OPEN organizon prezantimin e rezultateve të hulumtimit “Regjistrimi i popullsisë nga këndvështrimi i komunitetit serb në Kosovës”. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit​ të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim si dhe shqyrton CV-te për angazhim të eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 30 qershor 2022

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Produktet Biocide dhe Projektligjin për Ushqim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:30)

 - Pronarët e kompanive të autobusëve me autobusët e tyre dhe së bashku me punëtorët e tyre do të protestojnë para objektit të Komunës së Vushtrrisë, në shenjë pakënaqësie për mos krijimin e kushteve të punës gjegjësisht pengimi i tyre  nga “kombit ilegal”. (Para objektit të Komunës së Vushtrrisë, ora 10:00)

- Oda Amerikane, në bashkëpunim me Programin e USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, organizon ngjarjen “Digjitalizimi i Administratës Tatimore të Kosovës: Diskutim me Drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremonia përkujtimore për regjisoren dhe producenten Vjosa Berisha. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 15:00)

- Me rastin e vdekjes së poetit Xhevdet Bajraj Komuna e Rahovecit organizon ceremoninë mortore dhe mbledhje komemorative. (Shtëpia e Kulturës "Mensur Zyberaj", ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 29 qershor 2022

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 9:00)

- Përfaqësuesi i Posaçem i BE-së për Dialogun Beograd - Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák, do t'ju drejtohet mediave. (Online në faqen e Bashkimit Evropian në Kosovë në Facebook - https://www.facebook.com/events/1135976836951606 dhe përmes platformës Zoom - Meeting ID: 836 6080 5843, ora 9:45)

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Themelimin e Fondit për Garanci Kreditore, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e madhe e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin plotësues të Komisionit për Legjislacion, për Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet seanca e e 9-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati në bashkëpunim me drejtorin e Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, Hoxhën Halil Kastrati, do të bëjnë shpërndarjen e rreth 400 pakove ushqimore për familjet në nevojë në komunën e Malishevës. (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për shtyp ku do të shpaloset sondazhi i realizuar në Kosovë dhe në Serbi gjatë këtij muaji, lidhur me procesin e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. (Zyrat e KDI-së, ora 10:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban sot Konferencë për media. (Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ora 10:30)

- Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë organizon konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Konferenca Euroaziatike mbi Gjuhën dhe Shkencat Sociale XIV". (Ambientet e Fakulteteve të Edukimit dhe Filologjisë, ora 11:00)

- OJQ AKTIV dhe Koalicioni Kosovar për Pajtim organizojnë Forumin publik mbi zbatimin e legjislacionit për përdorimin e gjuhëve. (Hotel Prishtina, ora 11:00)

 - PSD mbanë konferencë për media ku do të shpallet protesta kundër Gjykatës Speciale me rastin e vizitës së kryetarës së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trëndafilova. (Zyrët e PSD-së, ora 11:00)
 

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e MAShTI, ora 12:00)

- Federata e Volejbollit organizon Kampionatin e grupmoshës nën 22-vjeç në Beach Volley. (Holiday Resort në Sllatinë të Madhe, ora 12:15)

- OJQ Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes organizojnë hapjen e ekspozitës “Dhembje e heshtur” e cila është një përmbledhje e punimeve të realizuara në kuadër të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 28 qershor 2022

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Gjykimet Speciale”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton vendimin e Kuvendit në lidhje me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Pronarët e autobusëve me autobusët e tyre dhe së bashku me punëtorët e tyre do të protestojnë para Komunës së Mitrovicës për shkak të mos krijimit të kushteve për punë gjegjësisht pengesa nga “Kombit ilegal”. (Para Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Ministrija e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me investimet strategjike në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)  

- Rektori i Universiteti te Prishtinës, Naser Sahiti dhe U.D Sekretari i Përgjithshëm, Besfort Krasniqi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim si dhe shqyrton CV për angazhim të eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)
 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizitojnë Postën e Kosovës. (Objekti qendror i Postes se Kosovës, ora 15:30)
 

Ngjarjet e datës 27 qershor 2022

- Partia Social Demokrate do të mbajë aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshin "Skënderbeu", ora 14:00)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30)
 

 

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni mban takim publik me qytetarët lidhur me sukseset dhe sfidat e gjashtëmujorit te parë të punës për vitin 2022. (Salla e Teatrit të Qytetit, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 26 qershor 2022

- Zhvillohet faza përfundimtare grupmoshat nën 14 dhe nën 16-vjeç në Volejboll. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 12:00)

- Federata e Pingpongut organizon kampionatin individual i Kosovës për veteranë. (SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj)

Ngjarjet e datës 25 qershor 2022

- Pishina e vetme e kryeqytetit hapë sezonin veror 2022. (Pishina në hyrje të parkut Gërmia, ora 10:00)

- Komisioni i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)  

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe komuniteti i biznesit në Komunën e Vitisë organizon konferencë për media lidhur me mosbashkëpunimin e Qeverisë lokale, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili ka ndikuar në ngecje të projekteve, neglizhencë, e mosadresim të tyre. (Përballë Shtëpisë së Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në Viti, ora 12:30)

Ngjarjet e datës 24 qershor 2022

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) organizon diskutim publik për Projektligjin për Tekste Shkollore. (ndërtesa e MAShTI-it, ora 10:00) 

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet brenda mureve”. (Te Hekurudha në Fushë Kosovë, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon lansimin e punimit 'Ide për diskutim: Sugjerime për Strategjinë e ardhshme të Punësimit'. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Zyra Kombëtare e Auditimit organizon tryezën e përbashkët “Ujërat, e drejtë e njeriut - mbikëqyrja dhe llogaridhënia”. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Rahovecit në bashkëpunim me drejtorinë për Buxhet dhe Financa mban konsultimin publik për projekt buxhetin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)                                    

 Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim si dhe shqyrton CV-të për angazhim të eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N20, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet pranë objektit të "Newborn". (Pranë objektit të Newborn, ora 13:00)

- Fondacioni Lumbardhi organizon koncertin debutues te Michelle Gurevich. (Kino Bahçe, 20:00)
 

Ngjarjet e datës 23 qershor 2022

- Drejtoria e Administratës në Komunën e Prishtinës e bënë rihapjen e Bashkësisë Lokale në fshatin Hajvali e cila ishte jo-funksionale që nga paslufta. (Hajvali, ora 9:00)

- Këshilli i Investitorëve Evropianë organizon ngjarjen “EU Green Deal - Make it Real in Kosovo”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komuna e Prishtinës organizon tryezë të rrumbullakët me ç’rast do të bëhet prezantimi i Planit të Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës me përfaqësues të institucioneve publike, ambasadat rezidente, organizata të shoqërisë civile, si dhe akterë të tjerë të sektorit të shëndetësisë në Kryeqytet. (Villa Gërmia, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Me rastin e 23 Qershorit ditës ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës mban konferencë për media. (Zyret e SSHCK në objektin e "ish Gërmia" afër ndërtesës së qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferenca prezantuese e Programit Rajonal SMART Balkans - Shoqëria civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Mbahet aktiviteti përmbyllës i projektit GIZ Developpp “Covid-19 Response - Përditësimi dhe përmirësimi i qëndrueshëm i sigurisë së pacientit, stafit dhe higjienës spitalore në Kosovë.” (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi mban takimin e parë publik pë 6-mujorin e parë të punës. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 13:00)

- Ndërmarrja Publike Banesore bën për përurimin e lokaleve në rrugën Adrian Krasniqi. (Afër shkollës fillore “Naim Frashëri, Prishtinë, ora 13:00)
 
- Mbahet mbledhja e 289-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 13:00) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)