27 Prill 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2015


- Fillon “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”. (Nisja bëhet nga zyret Qendrore të EULEX në rrugen Luan Haradinaj, ora 7:00)

- Instituti i Historisë nga Prishtina, Instituti i Historisë nga Tirana dhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve nga Shkupi organizojnë konferencën shkencore, "Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare". (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, ora 9:30)

- Komisioni "Sporti dhe Ambienti" e kryesuar nga Shqipe Zogiani organizon aktiviteti për senzibilizimin e popullatës që aktivitetet sportive të zhvillohen në ambiente të pastra ku edhe do të mbillen lule me te cilat do të formohet logoja e KOK. (Afër bustit "Zahir Pajaziti" ora 9:30)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe UNDP me rastin e "Ditës Ndërkombëtare të Tokës" prezantojnë produkte ekologjike nga bizneset e ndryshme. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00) 

- Asociacioni Kosovar i Turizmit me një manifestim rasti shënon 5 vjetorin e anëtarësimit në BAHA – Asociacionin Ballkanik të Turizmit. (Hotel AFA, ora 10:00)

- Instituti Demokratik të Kosovës së bashku me Komisionin parlamentare për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor do të organizojë një diskutim publik për të shqyrtuar sfidat dhe mundësitë më të mira për menaxhimin e pyjeve. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nisen eshtrat e Heroit Kombëtar Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë. (Fshati Veriq, tek lagja Boletini, të Komunës së Istogut, ora 10:30)

- Me rastin e përfundimit të projektit të binjakëzimit "Mbështetje e mëtejshme për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës për të përmbushur standardet për praktikat e mira të BE-së ", Zyra e Auditorit të Përgjithshëm organizon Konferencë Përmbyllëse mbi të arriturat e këtij projekti. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe UNDP me rastin e "Ditës Ndërkombëtare të Tokës" do të bejnë mbëltimin e fidanëve. (Rr. “Fatime Sokoli”, ora 10:30)

- Instituti për Politika Zhvillimore së bashku me Fondacionin Friedrich Ebert organizon konferencën për shtyp  ku do të prezantoj rekomandimet e shtjelluara në kuadër të analizës politike me temë “Papunësia në Kosovë: 3 metoda për krijimin e afro 20,000 vendeve të punës ne sektorin publik”. (Zyrët e FES, Lagja Pejton afer Hotel Royal, ora 11:00)

- Nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nesër në Prishtinë i fillon punimet Konferenca e Parë Rajonale për Edukim dhe Promovim Shëndetësor “Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor: Nga politika në praktikë, nga praktika në politikë”. (Hotel “Emerald”, ora 11:00)

- Hapja solemne e projektit "Ambienturë", projekt në fushën e ekoturizmit dhe ambientit, që synon të promovojë turizmin në Kosovë, te përmirësojë zhvillimin rural, si dhe të përmirësojë e mbrojë ambientin. (Parku i qytetit të Prishtinës, ora 11:00) 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Konferencën e parë rajonale të promovimit dhe edukimit shëndetësor, organizuar me rastin e 90 vjetorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Biznesit" mban konferencën për Media: "Përshkallëzimi i TVSH-së e Zbret apo e Rritë shportën e konsumatorit?". (Zyret e AKB-së, ora 12:00)

- Drejtoresha e Kulturës, Saranda Bogujevci, anëtarët e Këshillit të teatrit “Dodona”, Jeton Budima – kryesues, Doruntina Basha – anëtare, Rebeka Qena – anëtare, Bekim Sele – anëtar, Artan Geca – anëtar, si dhe me drejtorin e këtij teatri, Agron Shala, mbajnë konferencë për media.(Teatri Dodona, ora 12:00)

- Grumbullohet ekipi që do të udhetojë në Baku për Lojerat e para Evropiane. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së  do të shënoj Ditën Botërore të Mjedisit më 5 qershor me një prezentim të videos realizuar nga shkolla e mesme e ulët “Dëshmorët e Drenicës”- Çikatovë e Vjetër, lidhur me mbrojtjen e mjedisit. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë, ora 12:00)

- Me rastin e 5 Qershorit - Ditës Botërore të Mjedisit, grupe nxënësish vizitojnë Kuvendin e Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 13:00)

- Përfaqësuesit e institucioneve të vendit dhe përfaqësuesit e organizatave nacionale të turizmit nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Bullgaria, takohen më kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliun. (Hotel Afa, ora 13:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim një delegacion të Komitetit Olimpik të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari i Komitetit, Besim Hasani. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 16:00)

- Në vazhdën e procesit të brendshëm zgjedhor, mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Rahovec. (Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zymberi”, ora 18:00)

- Shfaqet Komedia “Lokali i Gabuar” me autor Burhan Sejdiu dhe regjisor Astrit Bytyqi. (Teatri i Qytetit në Suharekë, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2015

- Mbahet takimi i radhës për fondet rajonale në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Agjencia për Barazi Gjinore, në bashkëpunim me Institutin Evropian për Barazi Gjinore organizojnë një seminar për paraqitjen e konceptit të integrimit gjinor në politikat publike përmes Indeksit për Barazi Gjinore. (Hotel Afa, ora 9:30)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të bëhët interpelanca e Ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi për përgjegjësinë lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria për Arsim në bashkëpunim me Kolegjin Tempulli organizon aktivitetin e radhës me nxënësit përfaqësues nga shkollat e vendit, në kuadër të Edicionit të tretë të Rivistës shkollore “Siguria në rrugë”. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 10:00)

- Mbahet seminari i ekspertëve për reformat e arsimit të lartë në Kosovë me temën “Ndërkombëtarizimi dhe Mobiliteti”. (Zyret e MASHT, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Asamblese së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, ku një ndër pikat e rendit të ditës është edhe propozimi për zbritje të tarifave të sigurimit kufitar në masë prej 50% , për atomjete me pasagjerë. (Objekti i BKS-së, magjistralja Prishtinë-Fushë Kosovë, afër Terminalit Doganor, ora 10:00)

- Mbahet tryeza "Vetë-Rregullimi i Mediave Online. (Hotel, Prishtina, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim gjeneralin amerikan John Allen, i Dërguar Special Presidencial në Koalicionin Global Kundër ISIS-it. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 10:45 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë James Hope, i shoqëruar nga Ministri i Arsimit Arsim Bajrami, do të flasë me rastin e dorëzimit të çmimeve për fituesit e garës Sfida e Dizajnit.(Hoteli Victory, ora 11:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, merr pjesë në hapjen e ekspozitës së Teknlogjisë Arsimore, e cila organizohet nga MAShT dhe Programi për Arsimin Themelor i USAID-it. (Hotel Victory, ora 11:50)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup qytetarësh nga Rugova, lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. (Kabineti i Kryetarit, ora 12:00)

- Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në bashkëpunim me CHwB organizon punëtorinë mbi identifikimin e problemeve kryesore në Planin Rregullues Urban “Mati 1”. (Shkola fillore “Pavarësia”, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim gjeneralin amerikan John Allen, i Dërguar Special Presidencial në Koalicionin Global Kundër ISIS-it. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00 -vetëm pamje)       

- Ministri i Jashtem, Hashim Thaçi do të pret për një takim pune të dërguarin e posaçëm të kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Koalicionin Global për kundërvënie ISIS-t, gjeneralin John Allen, me të cilin do të bisedojë lidhur me progresin e koalicionit dhe për çështje të tjera rajonale. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. (Zyret e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli takohet me Don Lush Gjergjin dhe Zef Shalën, për Himnin e Nënës Tereze. (Kabineti i Kryetarit, ora 13:00)

- Rrahim Pacolli mban konferencë për media në të cilën do të informoj në lidhje me propozimin për zbritje të tarifave të policave kufitare për automjete me pasagjerë për bashkëatdhetarët që do te vijnë në Kosove. (Zyret e kompanisë së sigurimeve Siguria te Qafa, ora 13:30) 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli takohet me delegacionin e Kryqit të Kuq. (Kabineti i Kryetarit, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja urgjente e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ku pikë e rendit të ditës do të jetë “Propozimvendimi për buxhetin e vitit 2015”. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 14:00)

- Anulohet - Arben Horuni do të protestojë i vetëm, me një pankartë kundër financimit të BERZH-it, me 6.5 milion euro, që i alokoi rrjeteve tregtare, Viva Fresh Store!. (Përballë qeverisë, ora 16:30)

- Drejtori i USAID-it në Kosovë James Hope do të flasë me rastin e mbylljes së AdventureEDU, punëtorisë dyditore e cila ka për qëllim ndërtimin e njohurive dhe shkathtësive të nevojshme në tregun e turizmit aventuresk. (Hoteli Emerald, ora 17:00)

- Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizojnë ceremoninë e shpalljes së fituesve që morën pjesë në konkursin “Përralla më e mirë për Prishtinën”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” - dega “Përkujtimore”, në lagjen Taukbahqe, ora 18:00)

- Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu dhe drejtorët Liburn Aliu dhe Ardian Gashi mbajnë diskutim publik me banorët e lagjes Ulpiana. .(Shkolla “Hasan Prishtina”, ora 18:00)

- Shfaqet Komedia “Shi në Plazh” me autor Teodor Laço dhe regji të Xhemail Luta. (Teatri i të Rinjve të Qytetit të Prishtinës, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2015

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.  (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- Mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike të ftuar Ministri i Ministrisë së Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku dhe Ministri i Ministrisë së Financave Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:00)

- Organizohet  " Dita e Derës së Hapur" do të behët prezentimi i tri punëtorive të reja të fushes se automekanikës,  te rezultateve te arsimit profesional modern sipas shembullit gjerman.  (Shkolla Profesionale "Shtjefen Gjeçovi", ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të diskutohet lidhur me kolizionin e ligjeve që rregullojnë marrëdhënien e punës në fushën e arsimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Mbahet takimin përgatitor të Komitetit Kombëtar për Investime. (Ndërtesa e Re e Qeverisë, salla P31, ora 10:30)

- Mbahet takimi i parë i rregullt i Komisionit Ndërministror për Kthim. (Ndërtesa kryesore e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Buxhet Dhe Financa  në të cilën do të shqyrtohet raportit financiar vjetor i Radiotelezionit të Kosovës dhe raportit financiar vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Zëvendësministri i Jashtëm i Republikës së Çekisë, Petr Drulak dhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj do të mbajnë një ligjëratë në UBT, në temën “Evropa Qendrore dhe Ballkani Perëndimor në politikën evropiane”. (Objekti i UBT-së, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Botërore të Arsimit, Fred van Leeuwen dhe nën-kryetari i Komitetit të Sindikatave Evropiane të Arsimit, Walter Dresscher do ta bëjnë vizte në ambientet e shkollës së Gjelbër. (Objekti i shkollës të fusha e Pajtimit në Prishtinë, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me nënkryetarin Dardan Sejdiu dhe drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës, Hysen Durimishi, do të vizitojnë fillimin e punimeve në platonë që ndodhet afër PTK – së. (Plato afër PTK - së, ora 12:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me Ministrin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe pëfaqesuesit e pensionistve të Kombinatit "Trepça". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 12:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të vizitojë Panairin e Librit në Prishtinë. (Pallati i Rinisë, ora 13:00) 

- Mbledhja e komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione në të cilën do të behët shqyrtimi Raportit të Panelit Rekrutues për Përzgjedhjen e Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Mbledhja e komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Procedurën e përgjithshme administrative.(Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me nënkryetarin Dardan Sejdiu dhe drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës, Hysen Durimishi do të vizitohet vendpunishtja ku do të nisin punimet në rrugën Siçevë – Llukar. (Rruga Siçevë - Llukar, ora 13:30)

- Me rastin e nisjes së aktivitetit të USAID-it Angazhimi për Barazi, Ambasadorja e Sh.B.A.-ve, Tracey Ann Jacobson, e shoqëruar nga Drejtori i misionit të USAID-it James Hope dhe ekselenca e saj Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, do tu drejtohet të pranishmëve. (Hoteli Sirius, ora 14:00)

- Hapja e Inkubatorit Virtual të Kosovës dhe Start up Qendrës në Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë. (Objekti i UBT-së, ora 14:00)

- Në 10-vjetorin e vdekjes së luftëtarit të UÇK-së, pilotit Besnik Osmani, do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar veprës, personalitetit dhe angazhimit të tij të palodhshëm për çlirimin e Kosovës. (Shtëpia e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, ora 15:00)

- Klubi "Astronomy Outreach of Kosovo" organizon një eveniment "Star Party" për tu njohur me Planetet e sistemit diellor si dhe Henen, me teleskopë nga me te ndryshmit, si dhe shumë gjera tjera, si: Kamera Planetare, Dylbi, Motor Tracking, Meteor etj. (Sheshin "Skenderbeu", ora 19:00)

- Shfaqet komedia “Burri Burrë” me autor Kristo Floqi dhe regjisor Fazli Muharremi-Tali. (Teatri i Qytetit në Vushtrri, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2015

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të mbajë një takim me kryetarët e komunave, drejtorët komunal të arsimit dhe drejtorët e shkollave të mesme të larta të Kosovës, me të cilët do të bisedojë rreth administrimit të Provimit Shtetëror të Maturës. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit Prishtinë, ora 10:00)

- Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa mban një konferencë për media lidhur me zhvillimet e fundit në PTK si dhe për nisjen dhe realizimin e projekteve dhe produkteve të reja. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të bëhët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Markat Tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Udhëheqësit e Aleancës Kosovare të Biznesit vizitojnë Forcat e Sigurisë së Kosovës ku do të takohen me Gjeneral Leitnant Rrahman Rama. (Zyret e FSK-së, ora 11:30)

- Me propozimin e Ministrit  të Arsimit organizohet debat publik për projektligjin e Arsimit të Lartë dhe për Projektligjin për Profesionet e Rregulluara. (Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”, ora 13:00)

- Kryeministri, Isa Mustafa, merr pjesë në hapjen e sesionit për prioritetet e Reformës në Administratën Publike, në kuadër të takimit të grupit të veçantë mbi Reformën e Administratës Publike, ku do të jetë i pranishëm edhe drejtori për shtetet e Ballkanit Perëndimor në Komisionin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Jean-Eric Paquet. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës dega Ferizaj mbanë konferencë për medie me temë \"Dështimet një vjeqare të shëndetësis nga qeveria Sfarqa\". (Zyret e PDK-së dega në Ferizaj, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me drejtorin për shtetet e Ballkanit Perëndimor në Komisionin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Jean-Eric Paquet, mbajnë konferencë për Media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Jean-Eric Paquet marrin pjesë në shënimin e 10 vjetorit të  Skemës së bursave “Young Cells” në Kosovë. (Biblioteka Kombëtare, ora 17:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa hap Panairin e  17-të të Librit në Prishtinë.  (Pallati i Rinisë, ora 18:00)

-  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa merr pjesë në hapjen e Panairin të  17-të të Librit në Prishtinë.( Pallati i Rinisë, ora 18:00)

- Komuna e Prishtinës organizon diskutim të përgjithshëm publik, ku të pranishëm do të jenë kryetari Shpend Ahmeti, nënkryetari Dardan Sejdiu, kryetari i Kuvendit Komunal, Halim Halimi si dhe të gjithë drejtorët e drejtorive përkatëse në Komunën e Prishtinës..(Komuna e Prishtinës, ora 18:00)

- Në edicionin e shtatë të festivalit  tradicional të komedisë, shfaqet Komedia “Dinjiteti”. (Teatri “Istref Begolli”- Pejë, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2015

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Fakulteti Juridik i AAB-së organizon tryezë me temën“ Pozita e fëmijëve në shoqëri, të drejtat e tyre dhe format e ndryshme të abuzimit“. (Objekti i AAB-së, ora 9:30)

- Qumështorja Vita me seli në Istog organizon konferencën për media ku do të diskutohen sulmet e kohëve të fundit kundër sektorit të qumështit në përgjithësi dhe kësaj qumështoreje në veçanti, ora 12:30. (Takimi me gazetarë në parkingun prapa pallatit të rinisë në Prishtinë, ora 9:30)

- Mbahet debat në reformën e administratës publike. Hapja e sesionit të parë nga Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe Kreu i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, 09:40)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 37, ora 10:00)

- Mbledhja e Nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Bëhet pranim - dorëzimi i librave për fëmijë dhe të rinj nga “Qendra Kulturore Turke”, Instituti Yunus Emre, në vlerë prej 1.500 euro. (Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës në Pallatin e Rinisë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës se Fëmijëve Save the Children ne Kosove do t’u dhurojnë fëmijëve 500 libra te ngjyrosjes për te drejtat e fëmijëve ne Kliniken e Pediatrise. Mbahet edhe konference për media (Klinika e Pediatrise, ora 10:00)

- Me rastin e 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve fituese për nxënësit e shkollave të artit në Kosovë, pjesëmarrës në garën për skenarin më të mirë me temën: “Të gjithë në shkollë”. (Ndërtesa e MAShT, ora 10:45)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

- Investitori Italian Roberto Migotto mban konferenca për media ku do të paraqes peripetit e tija me institucionet vendore në realizimin e të drejtave pronësore pas procesit të privatizimit të ish NBI-së në Suharekë, tani e njohur me emrin New Co “Agro Kosova Holding”shpk. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Mbahet konferenca për media për të njoftuar aktivitetet pesë ditore si dhe për filmat që do të shfaqen gjatë pesë ditëve të Festivali \"Hyjnesha në Fron\" (Hapësirat e Stacionit Hekurudhor të Fushë Kosovës, ora 11:00)

- Friedrich-Ebert-Stiftung ne bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje te Mjedisit ne Komunën e Obiliqit organizojnë tryezën “Cilat janë arritjet dhe sfidat për përmirësimin e mjedisit ne Komunën e Obiliqit?”. (Ndërtesa Katana në Obiliq, ora 11:00)

- Inspektorati Policor i Kosovës do të mbajë një ceremoni me rastin e përvjetorit të nëntë të IPK-së. (Ndërtesa e IPK-së në Hajvali, ora 11:00)

- Fest Film Kosova \"Hyjnesha në Fron\" fillon me programin kulturor dhe argëtues për fëmijë me xhiron e ‘Trenit për Fëmijë’ dhe parakalimin e bendit muzikor të KFOR-it. (Të stacioni i trenit në Fushë Kosovë, ora 11:30)

- Grupe nxënësish nga shtatë regjionet e vendit do ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës të cilët do të takohen me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 12:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministri Kujtim Shala, do të bëjë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e teatrit. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 12:00)

- OJQ Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes ka kënaqësinë organizon hapjen e ekspozitës “Duam paqe!” e cila është një përmbledhje e punimeve të realizuara nga nxënësit e tetë shkollave fillore të komunës së Gjilanit. (Galeria e qytetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Ekspozita kolektive e organizuar nga studentët e Fakultetit e Edukimit, grupit i Artit figurativ, në programet: Edukimi dhe zhvillimi në fëmijërinë e hershme (0–3), programi Parashkollor (3–5)dhe Programi Fillor.(Fakulteti i Edukimit, ora 13:00)

- Green Art Center - Prishtina, në bashkëpunim me IPKO foundation do të zhvillojmë aktivitetin publik BarCamp Prishtina edicionin për Fëmijë, ku do të ketë folës të vecantë, të rinj të suksesshëm në profesione dhe fusha të ndryshme. (Fillimi i parkut Gërmia, prapa pishinës së qytetit në këndin EcoRiciklArt ora 13:00)

- Fest Film Kosova \"Hyjnesha në Fron\" fillon shfaqjen e filmave për të rritur. (e Stacionit Hekurudhor të Fushë Kosovës, ora 16:00) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)