27 Prill 2024

Galatasaray nënshkruan me brazilianin Tete

Londër, 10 gusht - Galatasaray njoftoi se ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë me anësorin brazilian Mateus Cardoso Lemos Martins, të njohur si Tete.

Sipas deklaratës së klubit turk, futbollisti 23-vjeçar nënshkroi kontratë katërvjeçare me "luanët", me mundësi të vazhdimit të kontratës për një vit shtesë.

Në deklaratë thuhet se Tete do të përfitojë 3,1 milionë euro tarifë për nënshkrimin, si dhe një rrogë të garantuar vjetore prej 2,8 milionë eurove.

Gjatë karrierës së tij të deritanishme, Tete luajti për klube të mëdha, duke përfshirë klubet Leicester City, Olympique Lyonnais dhe Shaktar Donetsk.

Ai shënoi 31 gola dhe realizoi 15 asistime për ukrainasit e Shaktar Donetsk, duke ndihmuar klubin të fitojë dy tituj në Ligën Ukrainase, në vitet 2019 dhe 2020.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)