04 Dhjetor 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 shkurt 2023

- Përfaqësuesë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit raportojnë para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me Raportin e Auditimit për të “ Hyrat nga Qiraja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 9:30)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 57-të të Policisë së Republikës së Kosovës. (Salla e Sporteve në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim  bën denoncimin përfundimtar të ORCA-s, me të cilën kërkohet përjashtimi i Bujar Dugollit dhe Ardian Kastratit nga Universiteti i Prishtinës. (Para objektit të Rektoratit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 11:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. (Kuvendi Kosovës, ora 12:00)

- Ambasadorja Julianne Smith, Përfaqësuese e Përhershme e SHBA në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut mban konferencë për shtyp në internet ku do të parashikojë Ministrinë e Mbrojtjes së NATO-s më 14-15 shkurt që do të zhvillohet në Bruksel. (https://www.eventbrite.com/e/online-press-briefing-with-us-ambassador-to-nato-julianne-smith-tickets-542823177737, ora 14:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e Komisionit për Integrimin Evropian të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 15:20)

 

Ngjarjet e datës 11 shkurt 2023

- UBT në bashkëpunim me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Federatën Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, si dhe Filharmoninë e Kosovës, do të mbajnë një Konferencë për Media. (Kampusi Inovativ i UBT-se në Lipjan, ora 10:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e AAK-së, ora 12:00)
 

Ngjarjet e datës 10 shkurt 2023

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës organizon Tryezën e Tretë të Sportit. (Amazona Hotel, ora 9:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Rockefeller Brothers Fund mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Planifikimi (Jo) adekuat i Qeverisë”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me përmbushjen e Programit Legjislativ për vitin 2022. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe te varri i Mon Balajt në Podujevë për përvjetorin e 16-të të demonstratës së 10 shkurtit 2007. (Podujevë, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe te varri i i Arben Xheladinit në Prishtinë. (Prishtinë, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe te pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj. (Bulevardi “Nënë Tereza”, ora 12:40)

- UBT në bashkëpunim me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, si dhe Filharmoninë e Kosovës, do të mbajnë një Konferencë për Media. (Hotelin Swiss Diamond, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje shfaq dokumentarn e 10 shkurtit 2007. (Salla e ASK, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 8 shkurt 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
    
- Përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me Raportin e Auditimit për të “Hyrat nga Qiraja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)
    
- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë mban tryezë diskutimi me temën: “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – progresi në zbatimin e tij”. (Hotel Sirius, ora 10:00)    

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e pa përfunduar. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)
    
- Organizata paditëse GLPS dhe një qytetare e Republikës së Kosovës do të paraqesin Padi për konflikt administrativ për refuzimin e kompensimit për personin paraplegjik dhe tetraplegjik. (Pallati i Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës mbledh të gjitha klubet e Superligës së Kosovës në një ngjarje të veçantë, ku fituesit e fushatës së nisur javë më parë në rrjetet sociale do të shpërblehen me fanella të nënshkruara nga vet lojtarët e ekipeve të ndryshme. (Kati i parë në Albi Mall, ora 18:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon hapjen e ekspozitës së përkohshme të veprës “Albumi familjar – Mes kujtimit dhe realitetit” (Family Album – Between Recollection and Reality) nga Alban Muja, e cila do të pasohet me një bisedë me artistin. (Vendi: Qendra e Dokumentimit, Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Dardani, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)

Ngjarjet e datës 6 shkurt 2023

- Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të organizoj një aksion si reagim ndaj skandalit të fundit me vende të punës në Arsim dhe akuzave publike për shitjen e vendeve të punës. (Para Komunës së Prizrenit, ora 9:30)
    
- Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve lanson Platformën për Punësim të të rinjve ku pjesëmarrës do të jenë Kryeministri, Albin Kurti, Ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly dhe Ministri, Hekuran Murati. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku në rend dite është Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 11:00)

- Kryesia e Parlamentit Studentor mban konferencë për media lidhur me organizimin e marshit kundër asociacionit. (Para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, ora 11:00)

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të  Zhdukur gjatë luftës në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 12:00)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati vizitojnë ndërmarrjen “Liri”, në Prizren. (Ndërmarrja "Liri", Prizren, ora 16:00)

 

- Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizojnë ceremoninë e nënshkrimit të Agjendës për Kontratën Sociale për Kryeqytetin që është zotim i përbashkët ndërmjet zyrtarëve të komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (SHFMU “Ismail Qemajli”, Bregu i Diellit, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023

 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)
 

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë fabrikën e këpucëve “Hit Shoes”. (Magjistralja Prishtinë - Ferizaj, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të jetës dhe veprës së dëshmores Ylfete Humolli. (Fshati Lupç i Poshtëm, Komuna e Podujevës, ora 11:00)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 31 janar 2023

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla bëjnë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, ku do të publikohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit te Korrupsionit për vitin 2022. (Zyrat e KDI-së, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N225, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon “Raportin për Vlerësimin Bazë të Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë: Perceptimet e Komunitetit dhe Palëve të Interesit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Gazetarët afganë që kanë mbërritur sonte në Kosovë, Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad mbajnë konferencë për media. (Zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ora 10:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planet e Përformances për vitin 2023, të agjencioneve/rregullatorëve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP, ARKEP, ZRRE). (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për performancën financiare dhe operative të ndërmarrjes “Trepça”. Të ftuar janë kryesuesi i Bordit, Bahri Hyseni, dhe kryeshefi Ekzekutiv, Enis Abdurrahmani. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)

- Përkrahës të Vetëvendosjes protestojnë kundër “imponimit” të Bashkësisë së Komunave Serbe. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Pyje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga në bashkëpunim me Zyres Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë ka kënaqësinë të ju ftoj në ceremoninë e diplomimit të programit “Zhvillimi i njohurive mbi qeverisjen lokale". (Kino Armata, ora 14:00)

- Eris Jashari, ish-zyrtar policor në Policinë e Kosovës, i dorëhequr me 4 korrik 2017, tani koordinator në organizatën joqeveritare ktheju tokës tënde KTT, do të futet në grevë urie deri në realizimin e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për policinë kërkesë kjo drejtuar Deputetëve të Kuvendit të Kosovës. (Sheshi “Adem Jashari”, te hyrja e pasme e Kuvendit kah rruga UÇK, ora 14:00

 

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)


- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 29 janar 2023

- Mbahet Konventa e VII zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës ku prezentë do të jetë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. (Klan Arena, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 26 janar 2023

- Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal të Gjilanit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 9:00)

- Kryeministri Albin Kurti dhe Ambasadori amerikan, Jefrrey M.Hovenier hapin konferencen Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:15)

- Instituti Riinvest organizon diskutimin e radhës në kuadër të “Green Talks” me temën “Burimet Ujore në Kosovë”. (Instituti Riinvest, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, diskuton për planin e punë së Komisionit për muajin shkurt 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 25 janar 2023

 - Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë organizon takim njoftues me inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala. (Ndërtesa e Kuvendit, N204, ora 10:00)
     
- SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës mban konferencën përmbyllëse të projektit “Avancimi i kapaciteteve për të drejtat e fëmijëve”. (Hotel “Gorenje”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Raportin e punës së Komisionit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:00)
    
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme; Raportin e shpenzimeve të RTK-së për tetor-dhjetor 2022 dhe Programin e Shpenzimeve për janar-mars 2023. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 11:00)     

- Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, në bashkëpunim me zyrën e UNICEF-it në Kosovë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe AMC, hapin zyrtarisht programin “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijë 0-3 vjeç”. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Prishtinë, ora 11:30)     

- Organizata Ndërkombëtare për Migrimi organizon diskutimin e formatit tryezë e rrumbullakët në temën: “Migrimi, ambienti dhe ndryshimet klimatike”. (Klan Arena, ora 13:00)

- Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar prezanton arritjet e projektit “Mbështetje për menaxhimin e mbeturinave në Kosovë”. (Mensa “Ramiz Sadiku”, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 24 janar 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektëligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjesdhe Peticione shqyrton raportin me Rekomandime për Projektligjin për Sigurinë Kibernetike dhe Projektligjin për Tubimet Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë miraton raportin e punës së komisionit si dhe formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton në parim Projektligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës si dhe Projektligjin pÑ‘r Kinematografinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj organizon prezantimin publik të raportit të punës për vitin 2022. (Amfiteatri i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e certifikimit “IT Education”. (Gjimnazi i Shkencave Natyrore "Xhavit Ahmeti", në Gjilan, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për Investitorin strategjik Moxico Luma Kosova Mining si dhe shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)  

- Me rastin e ditës botërore të edukimit, Organizata ‘OAKTIV’ do të zbulohet murali sensibilizues për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara. (Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ”Shaban Shala”, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për miratimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Lipjan do të mbajë konferencë për media. (Selia e LVV në Lipjan, ora 13:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës të teknologjisë së informacionit, sistemi për menaxhimin e Pagave ku edhe i ftuar do të jetë Ministri i MFPT, Hekuran Murati dhe U.D Drejtori i Thesarit, Nysret Koca. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit organizon Gala Mbrëmjen dhe ceremoninë e shpërblimeve për “Garën e Kuzhinierëve”. (Holiday Resort, ora 18:30)

- Galeria 17 organizon hapjen e ekspozitës  "Përapra", me Ilir Bajrin së parë për vitin 2023. (Galeria 17, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 23 janar 2023

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takhet me përfaqësues të Shoqatës HANDIKOS lidhur me rëndësinë e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja FOL mban diskutimin “FOL Hapur” me Komisioneren për Informim dhe Privatësi znj. Krenare Sogojeva - Dermaku. (zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Me rastin e shënimit të 54 vjetorit të themelimit të Arkivit Komunal të Kryeqytetit hap dyert për të gjithë të interesuarit për ta parë nga afër punën e këtij institucioni. (Rruga “Nazim Gafurri”, ora 11:00)


- Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbajnë protestë kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Olivier Ivanoviq. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 21 janar 2023

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bën homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 9:30)

- Me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, për nder të kujtimit dhe trashëgimisë së tij, nën përkujdesjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, organizohet ceremonia e vendosjes së kurorave. (Velani, ora 10:00)

 - Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban diskutim për figurën e Presidentit Rugova. (Shtëpia e Rinisë në Gjilan, ora 13:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan organizon Akademi Përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 20 janar 2023

- Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës organizon garën e kuzhinierëve. (Klan Arena, ora 9:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale publikon analizën “Shërbimet Sociale në Komuna - Trendët e Financimit 2010 – 2023”. (Hotel Sirius ora 10:00)

 

Ngjarjet e datës 19 janar 2023

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:45)
    
- Mbahet vazhdimi i konferencës përgatitore për gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. (Hagë, ora 9:30)
    
- Kuvendi i Republikës së Kosovës mbanë seanca plenare. (Kuvendi Kosovës, ora 10:00)
    
- Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të aktiviteteve artizanale brenda institucioneve korrektuese përfundon trajnimi njëvjeçar artizanal në Filigran Argjendi. (Qendra Korrektuese për Femra, Lipjan, ora 10:00)
    
- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KPK-së, ora 10:00 - përmes platformës online Zoom)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Qendra e re Tregtare Prishtina Mall organizon koktej dhe vizitë për gazetarë në Prishtina Mall. (Prishtina Mall, ora 14:00)
    
- Qendra për Arsim e Kosovës dhe Qendra për Studime të Avancuara, në kuadër të Projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës” organizojnë Konferencën Nacionale ku do të prezantohen  të arriturat e projektit. (Klan Arena, ora 14:00)    

- Federatat e Hendbollit të Kosovës organizon ceremoninë  “Laureatëve të vitit 2022”. (Hotel Internacional Prishtina, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 18 janar 2023

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, ora 9:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)
    
- Mbahet konferenca përgatitore për gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. (Hagë, ora 9:30)
 
- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme lanson Pilot-Projektit për Lidhjen e Qytetarit me Adresë Unike. (Ministria e Punëve të Brendshme, ora 10:00)
    
 - Partia Social Demokratie mban aksion simbolik pranë objektit të qeverisë. (Te objekti i Qeverisë, ora 11:00)
 
- Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ia dorëzon çmimin për të Drejtat e Njeriut të Republikës Franceze “Liri, Barazi, Vëllazëri”, Magbule Hysenit, drejtoreshë e OJQ-së EcoKosWomen. (Kolegji “AAB”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 17 janar 2023

 - Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton rekomandimet e dala nga shqyrtimi i raporteve të auditimit për MAShTI. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:00)

- Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mban sot konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)

- Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2023”, mbahet Akademia e Flakës dhe shfaqet filmi dokumentar kushtuar heroit Xhevat Qerimi. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

- Nën patronatin e Zëvendëskryeministres për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi dhe në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, mbahet takimi për përfshirjen e të rinjve nga komuniteti joshumicë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, administratë, sektorin e IT dhe kibernetikë. (Hotel Centrum, Prizren, ora 17:00)

- Në kuadër të Manifestimit “Flaka e Janarit 2023”, hapet Ekspozita Peneli i Flakës. (Galeria e Qytetit, Muzeu i Qytetit në Gjilan, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 16 janar 2023

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. (Kabineti i Presidentes; orën 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit së të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komuna e Deçanit  në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizon mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të Komandatit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Cen Aliçkaj. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 13:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë një aksion simbolik ndaj aferës së Martin Berishajt. (Përballë monumentit "Newborn". ora 13:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. (Kabineti i kryetarit, ora 13:40 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Mbahet ceremonia e varrimit të Komandatit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Cen Aliçkaj. (Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Gllogjan, ora 15:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon konferencë për media, me rastin e vizitës që drejtuesit më të lartë të Komitetit Olimpik të Francës, njëherit mikpritës të Lojërave Olimpike Paris 2024, po i bëjnë Kosovës ku edhe do të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit “Balkans Cooperation 5”, mes pesë Komiteteve Olimpike (Kosovë, Francë, Shqipëri, Maqedoni V. dhe Mali i Zi. (Shtëpia e Sportit në Prishtinë, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 15 janar 2023

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut. (Kompleksi Memorial në Reçak, ora 10:00)

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bën homazhe në Memorialin Përkujtimor në fshatin Reçak. (Reçak, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca bën homazhe në Memorialin Përkujtimor në fshatin Reçak. (Reçak, ora 10:00)

- Presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Akademinë Përkujtimore me rastin e 24 vjetorit të Masakrës së Reçakut. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në ceremoninë përkujtimore në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 11:00)
 
- Kryetari Glauk Konjufca merr pjesë në ceremoninë përkujtimore në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 11:00)   

Ngjarjet e datës 14 janar 2023

- Klubi i pingpongut ”Priping”, organizon turneun e dytë të pingpongut për bizneset e regjistruara në Kosovë. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 10:00)

- Në kuadër të 'Flakës së Janarit' mbahet tryezë diskutimi rreth historisë së Flakës së Janrit. (Restorant Vali Ranch, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Universiteti “Haxhi Zeka” organizon ceremoninë solemne të dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” ambasadorit William G. Walker. (Hotel “Dukagjini” në Pejë, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 13 janar 2023

 - Karvani i vaksinimit zbarkon në qytetin e Gjakovës, me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër gripit sezonal dhe kundër Covid-19. (Gjakovë, ora 9:00)

- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e vënies së gurthemelit të Tregut të Gjelbër,  i cili do të ndërtohet në bashkëfinancim me organizatën humanitare ”Islamic Relief Kosova”. (Rruga ”Burim Muli”, afër stadiumit ”Musa Abazi”, Vushtrri, ora 11:00)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës mban konferencën për medie lidhur me Garën e Kuzhinierëve. (Zyrat e OHTK-së, ora 11:30)

Ngjarjet e datës 11 janar 2023

- “Flaka e Janarit” nisi rrugëtimin e saj me homazhe në shënimin e dhjetëvjetorit të vrasjes së atdhetarëve Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës e në tetë vjetorin e vrasjes së Rexhep Malës e Nuhi Berishës. (Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, ora 8:00)

- Mbahet seanca në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. (Gjykata Themelore e Prishtinës në Pallatin e Drejtësisë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Në kuadër të 'Flakës së Janarit' zhvillohet një vizitë në fshatin Bresalc 'Të Mejtepi' dhe fshatin Përlepnicë ku janë hapur ekpozita me fotografi dhe copëza artistime. (Bresalc, ora 10:00 - Përlepnicë, ora 11:30)

- Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie.  (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve do të publikojë studimin hulumtues të trendit të ndërmarrësisë në periudhën 2020 – 2022, me ç’rast do të publikohen dhe të dhëna sesa biznese pushuan aktivitetin ekonomik në këtë periudhë. (Zyrat e AKB-së, ora 13:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim Zyrtarin e Lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. (Kabineti i Presidentes, ora 13:30 - Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30)

- Në kuadër të 'Flakës së Janarit' mbahet manifestim me muzikë për fëmijë. (Sheshi i qytetit të Gjilanit, ora 15:00)

- Zhvillohet ndezja e Flakadanit të 'Flakës së Janarit'. (Ballkoni i Teatrit i Qytetit të Gjilanit, ora 18:00)

- Në 32 vjetorin e 'Flakës së Janarit' behët ndezja e 32 Flakadanëve. (Varrezat e Dëshmorëve, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 10 janar 2023

- Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në takimin e radhës të përbashkët me kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës. (Hotel Grand Prishtina, ora 10:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia e AAK-së, ora 13:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)