06 Tetor 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 maj 2023

- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 9:00)    

- Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me UNFPA-në mbajnë konferencën rajonale: Perspektiva parlamentare për barazinë gjinore dhe qëndrueshmërinë demografike në Ballkanin Perëndimor. Merr pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 9:30)  
    
- Agjencia Kadastrale e Kosovës, organizon takim koordinues ndërinstitucional me kryetarët e komunave të Kosovës, ku do të diskutohen zhvillimet e fundit, planet dhe objektivat në fushën e Kadastrit, Pronës dhe Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës. (Hotel “Emerald”, ora 9:30)  

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencë për media ku do të prezantohen vlerësimet lidhur me Reformën Zgjedhore, pas projektligjit të propozuar nga Komisioni Ad-Hoc. (Zyrat e KDI-së, ora 10:00)  

- Instituti Riinvest mbanë konferencë në lidhje me “Korniza institucionale dhe rregullative (politikat dhe procedurat) për rritjen e burimeve dhe administrimit të financave të kërkimeve dhe inovacioneve në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
   
- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pÑ‘r të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta dhe Projektligjin pÑ‘r Kinematografinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)    

- Mbahet takimi i 230-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KPK-së, ora 10:00)
    
- Shoqata e Onkologëve të Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësuesen Kosovare të Euromelanomës, organizon fushatën ndërgjegjësuese për Melanomën. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)
    
- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së bënë intervistimin e  kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:30)
    
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit, ora 11:00)  
    
- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike bënë shqyrtimin e Raportit vjetor të performances së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)
 
- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim bënë shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjekësinë ligjore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
    
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim James Heappey, Ministër i Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar. (Kabineti i Presidentes, ora 13:30 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)  
    
- Shoqata e Onkologëve të Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësuesen Kosovare të Euromelanomës, organizon ligjëratë rreth parandalimit dhe trajtimit të melanomës. (Hotel “Four Points by Sheraton”, ora 14:00)
      
- Mbahet koncerti i mbylljes së edicionit të 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës – ReMusica Festival 2023. (Pallati i Rinisë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 22 maj 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, cakton prioritetet me të cilat shteti duhet t’i përmbushë pas përfshirjes së Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi tÑ‘ Kufizuar, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 9:30)    

- Në kuadërt të Ditëve të Gjuhës Gjermane në Kosovë mbahet Kuizi gjerman i cili teston njohuritë tuaja rreth Gjermanisë në kuizin interaktiv në Goethe Zentrum në Prishtinë. (Goethe Zentrum Prishtina, ora 10:00)

- Në 24-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, bëhen homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të kësaj masakre. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Qendra Korrektuese e Dubravës, ora 10:00)

- Universum International College mban konferencën "Ekonomia qarkore dhe qëndrueshmëria" e organizuar nga Komuniteti LogEx në kuadër të Javës së Ekonomisë Qarkore 2023 me temën "Partneriteti për Qarkullim". (Universum International College, ora 10:00)

- Akademia e Shkencave dhe Arteve promovon librin e Arsim Bajramit "Gjenocidi i Serbisë në Kosovë - aspekte juridike". (Ndërtesa e Akademisë, ora 11:00)
    
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)
    
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:00)

- Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci merr pjesë në ceremoninë e certifikimit të këshilltarëve të karrierës të organizuar nga Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur. (Hotel Sirius- ora 13:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim një delegacion të Kongresit amerikan të përbërë nga Senatorët Chris Murphy dhe Gary Peters. (Kabineti i Presidentes, ora 13:15)
    
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters. Pas takimit do të ketë deklarim për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Hapet ekspozita: Graphic Novels mbi gjuhën dhe shumëgjuhësinë nga studentët e artit në Universitetin e Prishtinës ku për një javë të tërë, novelisti grafik gjerman Sebastian Lörscher punon me studentë për të krijuar tregime të shkurtra grafike. (Kino Armata, 17:00)
    
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të ‘’Javës së Bibliotekës’’, merr pjesë në hapjen e Bibliotekës së Adem Demaçit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 18:00)

- Shfaqen filma të Shkurtër Austriak të cilët përmes çmimeve dhe sukseseve në festivale kualifikohen për pjesëmarrje në Çmimin e Filmit Austriak në kategorinë "Filmi më i mirë i shkurtër". (Kino Armata, ora 19:00)

- ChopinPianoFEST Prishtina sjell 3 pianistë të skenave botërore. ( Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Universitare, ora  20:00)

Ngjarjet e datës 21 maj 2023

- Inaugurohet shtatorja e heroit të kombit Faruk Kamer Elezi për nder të 25 vjetorit të rënies heroike në altarin e lirisë. (Sheshi "Faruk Elezi", përball shtëpisë së shëndetit në Klinë, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe '23”. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 11:30)

- Federata e boksit e Kosovës organizon finalen e turneut tradicional ndërkombëtar i 15-ti me rradhë "Lah Nimani". (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 12:00)

-  Prishtina Talks! organizon diskutimin me temë "Liberalizmi, Islami dhe populizmi nacionalist" me Abdal Hakim Murad (Timothy Winter). (Hotel Swiss Diamond, ora 18:00)

- Mbahet koncert i orkestrit së të rinjve të Kosovës dhe orkestrit simfonik të Shkollës së Muzikës Lichtenberg "Përjetoni një vepër muzikore klasike dhe një bashëveprim vërtetë të veçantë gjermano-kosovar!". (Salla e Kuqe në Prishtinë, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 20 maj 2023

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mban fjalë hyrëse në Konferencën “Diaspora Flet 2023”. (Kuvendi i Kosovës, ora 9:30)

- Mbahet Mbledhja II e Këshillit të Përgjithshëm të organizatës Gratë për Vetëvendosje! (Fakulteti i Arkitekturës, salla Modelariumi, afër Ministrisë së Arsimit, ora 10:00)   

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mirëpret Grupin e Diasporës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:40)

- Shtëpia e Evropës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, organizon një punëtori për artet pamore. (Shtëpia e Evropës, ora 11:00)  
    
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia e AAK-së, ora 12:00)

- Me rastin e 15-vjetorit të marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare, Ambasada Gjermane së bashku me organizata dhe institucione të shumëta gjermane dhe me lidhje gjermane në Kosovë do të organizojnë një “Street Show”. (Sheshi “Zahir Pajaziti", ora 13:00)

Pjesëmarresit e konferencës 'Diaspora Flet' zhvillojnë një vizitë në Konferencën e Zhvilluesve Shqiptarë. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 15:30)

- Mbahet ceremonia e përmbylljes se konferencës 'Diaspora Flet' si dhe behët pritja e organizuar nga Komuna e Prishtinës. (Lapidariumi i Muzeut, ora 17:00)

- Kosova Tango organizon për herë të parë Maratonën e vogël ku Orkestra Tango Pirolo Kosova nga Gjakova, do të luajë live për herë të parë në një milonga në vendlindjen e tyre - me një ftesë të ngrohtë për të gjithë interesuarit për të dëgjuar dhe për të përjetuar nga afër botën magjepsëse të tangos. (Hotel Pashtriku, ora 18:00)

- Kori Siparantum do të performojë në në qytetin e Pejës në të cilin do të paraqitet vepra e kompozitorit Vasil Tole, "Hajde, Hajde", si dhe "The Elegy for the Corona Victims" e kompozitorit Memli Kelmendi, me tekst të Shqipe Malushit. (Kinema Jusuf Gërvalla, ora 20:00)
 

 

Ngjarjet e datës 19 maj 2023

- Pjesëmarrësit e konferencës “Diaspora Flet”  organizojnë ushtrime në mëngjes për adhuruesit e natyrës dhe sportit me Mrika Nikqi. (Parku i Gërmisë, ora 6:30)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën “Diaspora Flet”. (Klan Arena, ora 9:00)
 
- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shënon Ditën Botërore të Metrologjisë. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

- Unioni Afarist i Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve. (Zyret e AKB-së, Tophane, ora 10:30)

- Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese bënë testimin me shkrim i kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e termocentralit diellor me kapacitet 150 MW në fshatin Bec të Gjakovës. (Fshati Bec, ora 11:00)

- AVONET dhe banorët e lagjes Gëzim Sahiti do të organizojnë një performancë në dy pika të rëndësishme të qytetit në lidhje me problemin e lejeve të ndërtimit dhe mungesën e veprimeve nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. (Para Komunës së Ferizajt në ora 11:00 dhe tek Prokuroria Themelore në Ferizaj, ora 11:30)

- Promovohet libri i ish të burgosurit Asllan Selimi, “Tmerri ka emër” me kujtime nga lufta, burgu, gjykimi, dënimi dhe masakra në burgun e Dubravës. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet hapja e programit të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës, për nder të 15-vjetorit të vendosjes së raporteve diplomatike me Republikën e Kosovës. (Ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani”, ora 13:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Evropës, organizon punëtorinë “Tradita e thurjes”. (Shtëpia e Evropës, Mitrovica e Veriut, ora 15:00)  

- Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Evropës, mban aktivitetin “Harmoni në lëvizje: Një përvojë në joga”. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 18 maj 2023

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Projektligjin për aderimin në Marrëveshjen për Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i 22-të i Panairit Ndërkombëtar “EXPOKOS”. (Salla 1 Tetori në Prishtinë, ora 10:00)
    
- EULEX-i prezanton Raportin Monitorues të tij për Aplikimin e Lirimit me Kusht në Kosovë, i cili e mbulon periudhën prej muajit mars 2022 deri në shtator 2022. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve-2023, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore organizon ligjëratë publike. (Grand Hotel Prishtina, ora 11:00)
    
- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, ora 12:00)

 

- Organizata GERMIN organizon edicionin e tretë të konferencës më të madhe të disaporës shqiptare - “Diaspora Flet” në Prishtinë. (Klan Arena, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 17 maj 2023

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci merr pjesë në Forumin e parë banesor të boronicës në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 9:30)  

 Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e znj. Kimete Gashi, anëtare e Organit Shqyrtues të Prokurimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)
    
- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)  

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal voton raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton vendimin e Qeverisë për shkarkimin Kimete Gashi, anëtare e Organit Shqyrtues të Prokurimit etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)
    
- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Jabllanicës”. (Jabllanicë, Gjakovë, ora 11:00)
    
- Mbahet akademi përkujtimore në nderim të të rënëve në Betejën e Jabllanicës. (Jabllanicë, Gjakovë, ora 12:00)

- Konstituohet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së për përzgjedhjen e anëtareve për bordin e RTK-së. Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Misioni i OSBE-së në do të publikojë të mërkurën Udhëzuesin për punë efektive të mekanizmave koordinues komunal kundër dhunës në familje të mbështetur nga Qeveria e Francës. (Hotel Sirius, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 16 maj 2023

- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon konferencën finlandezo-kosovare “Zhvillimi i ekosistemit  të bizneseve fillestare (start-up) dhe inovacionit”. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, ora 9:00)

- Më Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët”. (Hagë, ora 9:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci merr pjesë në ceremoninë e Themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare. (Hotel Emerald, ora 9:30)  

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit,  salla N204, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrtoni Projektëligjin 08/L-200 për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit,  salla N303 ora, 10:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, Arnhild Spence marrin pjesë në prezantimin e procesit hartues të Strategjisë Shtetërore për Rini 2024-2032 dhe Planit të Veprimit 2024-2026. (Hotel Sirius, ora 11:00)  

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin për lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit si dhe Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2022.  (Ndërtesa e Kuvendit,  salla N10, ora 11:00)

- Universiteti i Prishtinës ndan titullin “Doctor Honoris Causa”, për prof. Sean Murphy. Titulli i nderit i ndahet për rolin e tij në avancimin e paqes dhe drejtësisë përmes të drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën. (Amfiteatri i Fakultetit Juridik, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare  vjetore të Këshillit Prokurorial të Kosovës, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit,  salla N302, ora 11:30)   

- Anëtaret e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohen me Ambasadorin e Republikës së Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)  

- D4D në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung mban panelin e diskutimit “Fondi Sovran i Republikës së Kosovës: A ekziston potenciali për menaxhim të sukseshëm të aseteve shtetërore dhe si ndikon në zhvillim ekonomik?. (Libraria “Dukagjini”, ora 17:00) 

Ngjarjet e datës 15 maj 2023

 - Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shënon ditën ndërkombëtare të familjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)
 

- Kuvendi i Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, Rrjetin e Grave Parlamentare të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë dhe me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, do të jetë nikoqir i seminarit “Promovimi i një parlamenti me ndjeshmëri gjinore”. (Salla plenare e Kuvendit, ora 10:00​)


- Mbahet takimi koordinues ndërmjet kryeministrit Albin Kurti, ministrave dhe zëvendësministrave nga kabineti qeveritar dhe kryetarëve të​ Komunave. (Ndërtesën e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)
    
- Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar diskuton lidhur me punën dhe mandatin e Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
    
- Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 10:00)
    
- SHHBK “Nënë Terezë” në Prishtinë, në partneritet me Qendrën për Regjionalizëm në Novi Sad, organizojnë konferencën fillestare të projektit “Zhvillimi i mëtejshëm i Dialogut Civil ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”. (Hotel Afa, ora 11:00)

- Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore organizon marshin e parë ndërgjegjësues për Shëndetin Mendor në Kosovë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)

- Në kuadër të Ditëve te Gjuhës Gjermane mbahet mbahet Piknik poetik. (Qendra për Praktikë Rrëfyese në Prishtinë, ora 17:00)
    
- Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, i cili është Doctor Honoris Causa i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, mban ligjëratë me temën “Kosova dhe Bashkimi Evropian – Sfidat dhe e ardhmja”. (Universiteti i Gjilanit, Amfiteatri B02, ora 18:30)

- Në kuadër të Ditëve te Gjuhës Gjermane mbahet mbrëmje karaoke me plot muzikë gjermane! (Beer Garden në Prishtinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 13 maj 2023

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, Samantha Power. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00 - mediat duhet të jenë të pranishme, ora 7:40)

- Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, inspektojnë nisjen e fazës së dytë të punimeve për rikonstruktimin  e rrugës “Nekibe Kelmendi”. (Te Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Federata e Pingponut të Kosovës do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U17. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Instituti Kanadez i Teknologjisë organizon Konferencën Studentore “Teknologjia e Informacionit, Inovacioni dhe Ekonomia”. (Hotel Garden, ora 10:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për medie “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetar ndaj këtyre institucioneve”. (Zyra e GLPS, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, mundëson falas për fëmijët shfaqjen “Pula klloçkë e abës loçkë”. (Teatri “Dodona”, ora 12:00)  

- Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Gjilan, ora 12:00)

- Në kuadër të Konferencës Studentore “Teknologjia e Informacionit, Inovacioni dhe Ekonomia”, mbahet diskutimi me përfaqësues të bizneseve, me temën “Teknologjitë në zhvillim dhe ndikimi i tyre i mundshëm në ekonomi”. (Hotel Garden, ora 13:00)  

- Në kuadër të Ditëve te Gjuhës Gjermane mbahet panel diskutimi me Dr. Alexandra Millner si pjesë e Polip - Festivalit të Letërsisë për të mësuar më shumë për "Grupin e Vjenës" dhe punën e tyre në historinë e letërsisë. (Polip - Festivali i Letërsisë në Prishtinë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 12 maj 2023

- BIRN mban konferencën rajonale “Arkivat dhe Parandalimi i Konflikteve: Mësime nga e kaluara, Vizione për të Ardhmen”.  (Hotel “International”, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon panel diskutimi me të rijnë nga Gjakova me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”.(Pallati i Kulturës, Gjakovë, ora 10:00)  

- Ministria e Shëndetësisë organizon promovimin e Manualit të Parë të Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit “Performaca e sistemit Prokurorial dhe Gjyqësor në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit gjatë vitit 2022”. (Zyra e Lëvizjes FOL, rruga Andrea Gropa, ora 11:00)  

- Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon Panairin e shkathtësive. (Pallati i Kulturës, Gjakovë, ora 13:00)  

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, presin në takim Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power. Së bashku, shpallin ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MW. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 11 maj 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 7:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet mbasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport marrin pjesë në tryezën e organizuar nga AAPSK për të diskutuar mbi rëndësinë e bashkërendimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë mbi ekstradimin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Në kuadër të Ditëve te Gjuhës Gjermane, Departamenti i Gjuhës Gjermane i Universitetit të Prizrenit i hap dyert për vizitorë. (Biblioteka Austriake në Universitetin e Prizrent, ora 10:00)  

- Në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, Zyra e Bashkimit Evropian organizon panel diskutimi me të rijnë nga Prizreni me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ora 10:00)  

- Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Programi për Popullsi dhe Zhvillim mbajnë diskutimin “Ulja e fertilitetit në Kosovë: Çka po ndodh dhe çka mundemi të bëjmë?. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

- Instituti Kombëtar Demokratik mban diskutimin “Siguria kibernetike: A është dezinformimi kërcënimi i radhës?”. (Hotel Swiss Diamond, 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Ligji për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)
 
- Me rastin e Javës Ndërkombëtare të Infermierisë, Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë organizon simpozium me moton: “Infermierët e bashkuar një forcë për ndryshim”. (Hotel Venus, ora 13:30)

- Zyra e Bashkimit Evropian organizon Panairin e shkathtësive. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve, Prizren, ora 13:00) 

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ=së, ora 13:45) 

Ngjarjet e datës 10 maj 2023

- ForumZFD dhe Oral History Kosova prezantojnë dhe kontekstualizojnë hulumtimin dhe ekspozitën e tyre mbi grevën e minatorëve të Stantërgut në vitin 1989. (Fakulteti Filologjik, Universiteti i Prishtinës. ora 9:00)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)
    
- Komuna e Vushtrrisë organizon garën e diturisë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. (Gjimnazi “Eqrem Çabej”, Vushtrri, ora 9:00)  
    
- Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nënshkruan kontratat me OJQ-të përfituese të subvencioneve nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik. (Shtëpia e Bardhë, ora 9:00)
    
- Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon panel diskutimi me të rijnë nga Prishtina veriore me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon panel diskutimi me të rijnë nga Mitrovica veriore me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë veriore, ora 10:00)  
    
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin e Shpenzimeve të Radio Televizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2023; Raportin vjetor Financiar të Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2022, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)
    
- Mbahet ceremonia e hapjes së shkollës profesionale të TIK-ut “Beetroot Academy”. (Shtëpia e Rinisë, Gjilan, ora 11:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
    
- Universum International College organizon Panairin e Karrierës dhe të Studimeve Jashtë Vendit. (Kampusi i Universumit në Lipjan, ora 12:00)    

- Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon Panairin e shkathtësive. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 13:00)     

- Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon Panairin e shkathtësive. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë veriore, ora 13:00)  
    
- Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për herë të parë në Kosovë, gjatë muajit maj hapë ekspozitën për “Holokaustin sinti dhe romë”.  (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar, ora 16:00)

- Në kuadër të Ditëve te Gjuhës Gjermane mbahet ligjëratë dhe diskutim me Dr. Alexandra Millner si pjesë e Festivalit të Letërsisë Zana.  (7 Arte, Festivali i Letërsisë Zana në Mitrovicë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 9 maj 2023

- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog së bashku me Ministren e Ekonomisë, Dr Artane Rizvanolli do të zbulojë Muralin e Energjisë së Mirë pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së në Kosovë në Prishtinë. (Përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, rruga Kosova 1, ora 11:30)

- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog do të marrë pjesë në Masterklasën “Aftësitë e artit në rrugë”. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë, ora 12:00)

- Me rastin e Ditës së Evropës do ta hapë ekspozitën “Vala tjetër”. (Shtëpia e Evropës, ora 18:00)

- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog do ta hapë Koncertin e Chopin Piano Fest të Ditës së Evropës. (Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Universitare në Prishtinë, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 8 maj 2023

- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, merr pjesë në vënien e gurthemelit të shtëpisë për familjen e Senad Hotovicit në fshatin Dobrushë, komuna e Istogut. (Fshati Dobrushë në Istog, ora 9:00)

- Mbahet marshi tradicional “Shtigjeve të Lirisë-Mërgimi“, në shtegun ku kanë kaluar Logjistika e parë e organizuar e UÇK-së, e cila eshtë trasuar nga Heroi i Kosovës Gjeneral Ilir Konushevci. (Pikënisja e marshit do të jetë kulla  e Sylejman Berishës në Prifç, Viçidol, ora 10:00)

- Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në 23-vjetorin të vrasjes së Komandant Drinit - Ekrem Rexha - , bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00)

- Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj viziton memorialin e Komandant Drinit - Ekrem Rexha. (Para Shtëpisë së Bardhë në Prizren, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Pas takimit mbahet konferencë për medie. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:30)

- Në kuadër të Ditëve te Gjuhës Gjermane hapet ekspozita e re udhëtuese e Institut Goethe „Universum.Mensch.Intelligenz“. (Departamenti i Fakultetit të Shkencave Natyrore, Universiteti i Prishtinës, ora 18:00)

- Mbahet festivalet më prestigjozë ReMusica Festival 2023. (Kisha katolike ‘Shën Ndou’, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 5 maj 2023

- Në 20-vjetorin e themelimit të Degës së Infermierisë, në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë mbahet konferenca ndërkombëtare e Infermierisë . (Fakulteti i Mjekësisë, ora 9:00)
    
- Komuna e Obiliqit organizon shënimin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Kombit dhe zbulimin e shtatores së Heroit të Kombit, Fahri Fazliu, në sheshin që do mbajë emrin e tij. (Sheshi “Fahri Fazliu” në Obiliq, ora 12:00)
    
- Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës  Albina Shabani-Rama, organizojnë takimin me medie për të prezantuar Raportin tre mujor të punës së Gjykatës Themelore të Prishtinë. (Salla e Konferencave në objektin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, ora 13:00)
    
- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” mban ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa”, laureatit të çmimit Nobel, Dan Shechtman. (Salla e Senatit, Rektorati i UP-së, ora 13:30)
    
- Prokuroria Themelore në Pejë shpalos të gjetura e hetimit rreth vrasjes së trefishtë në Gllogjan, që kishte ndodhur në nëntor të vitit 2021. (Prokuroria Themelore në Pejë, ora 15:00)
    
- Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës organizon Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Fizioterapisë. (Hotel Emerald, ora 15:00)
    
- BIRN Kosova, së bashku me një grup të organizatave të shoqërisë civile, shqiptare dhe serbe, shënojnë themelimin e Koalicionit Kosovar kundër Dezinformimit. (Biblioteka Kombëtare, ora 17:00)

- Në kuadër të Ditëve te Gjuhës Gjermane behët prezantimi i librit „Peter Handkes Jugoslawienkomplex“ në të cilin behët fjalë për përshkrimet letrare të Handke-s për luftërat ish Jugosllavisë. (Biblioteka Kombëtare, ora 18:30)
    
- Galeria “Qahili” organizon hapjen e ekspozitës “Ma n’fund n’shpi t’veten” ku prezantohet koleksioni i koleksionistit Austin Clarke. (Veternik, ora 19:00)

- Në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan!” mbahet mbremje poetike "Stolpersteine" me Djordje Simice dhe Mirjana Narndzhiq. (Kafe librari Dit' e Nat', ora 19:30)

Ngjarjet e datës 4 maj 2023

 - Komuna e Prishtinës fillon punimet për ndërtimin e shkollës nëntëvjeçare me modalitetin publiko-privat në Veternik. (Veternik, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës mban konferencën “Të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese në Kosovë”, ku do të prezantohet raporti me gjetjet dhe rekomandimet nga monitorimi i të drejtave të njeriut në institucionet korrektuese për vitin 2022. (Hotel “Emerald”, ora  10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban tryezën e diskutimit me temën “Një administratë publike e varur nga ushtruesit e detyrës: cilat janë pasojat dhe zgjidhjet për të zbutur rreziqet?”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET së bashku me banorët e rrugës “Gëzim Sahiti” mbajnë konferencë për media lidhur me nxjerrjen e vendime të lejeve ndërtimore në kundërshtim me Ligjin e Planfikimit Hapësinor. (Para objektit të Komunës së Ferizajt në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ora 11:00))

- Ambasada e Francës në Kosovë bën inugurimin e “Espace France” në qytetin e Prizrenit. (Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren, ora 11:30)

- Universiteti i Prishtinës organizon konferencën Ndërkombëtare për Arritjet e Reja në Shkencë, Teknologji dhe Arte. Merr pjesë dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, ora 13:30)

- Mbahet ceremonia e hapjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan!”. (Kino “ABC”, ora 18:00)

- Në kuadër të konferencës së Shoqatës së Gjermanistëve të Evropës Juglindore organozohet lexim dhe diskutim me shkrimtarin Tomer Gardi. (Fakulteti Filologjik, Universiteti i Prishtinës, ora 18:30)

- Kori i Shkollës së Mesme të Lartë të Muzikës “Prenk Jakova” Gjakovë mban koncert koral. (Holli i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 3 maj 2023

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin të Shpenzimeve të RadioTelevizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:30)

- Inspektorati Policor i Kosovës, në bashkëpunim me ICITAP-in, organizojnë konferencën rajonale me temën “Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit në policinë kufitare”. (Hotel “Premium Park”, Prizren, ora 9:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban tryezën e diskutimit, ku do të prezantohet punimi “Ku janë inspektorët e ‘premtuar’ të punës” në shënim të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, merr pjesë në prezantimin e pakos ligjore “Sistemi i licencimit dhe avancimi në karrierë i mësimdhënësve”. (Fakulteti i Edukimit, ora 10:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit mban konferencë për medie me qëllim të ngritjes së shqetësimit për sigurinë dhe shkeljen e të drejtave të gazetarëve, si dhe nevojën për respektimin e medieve të lira, e pavarura. (Përballë Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 10:00)

- Departamenti i Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizon konferencën me temën “Liria e shprehjes në kohën e çrregullimit informativ”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. (Salla “Idriz Ajeti” në Fakultetin e Filologjisë, ora 10:00)

- Instituti i Medieve të Kosovës, Këshilli Koordinues i Rotarianve të Kosovës dhe Rotari Klub “Vitia”, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit mbajnë diskutimin “Liria e shprehjes si shtytës për të gjitha të drejtat e tjera të njeriut”. Merr pjesë ambasadori britanik Nicholas Abbott. (Restorant “Frank’s House” në Letnicë të Vitisë, ora 10:15)

- Mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:30)

- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, me rastin e fillimit të publikimit të raporteve të auditimit për sezonin auditues 2022/23 mban konferencë për medie. (Hotel “Opera”, ora 10:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit mban konferencë për medie ku do të diskutohet për sigurinë e gazetarëve gjatë raportimit, dhe pozitën e gazetarëve në dhomën e lajmeve ndër vite. (Kino “Armata”, ora 13:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajë konferencë për medie në lidhje me hapjen e konkursit të ri për specializime në lëmitë mjekësore. (Ministria e Shëndetësisë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 2 maj 2023

- Demokraci Plus mban konferencë për media ku do t'i shpalos rekomandimet e raportit të fundit për parandalimin e keqpërdorimit në prokurim publik. (Zyret e Demokraci Plus, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Fondacioni “Hasan Prishtina” dhe Shoqata Atdhetare Kulturore “Luma” nga Kukësi organizon një aksion në shenje reagimi ndaj idesë për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga Universiteti i Prishtinës. (Oborri i Rektoratit të UP-së, ora 11:00)
 
- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “ Sistemi Informativ i Gjendjes civile në Agjencinë e Regjistrit Civil”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  N302, ora 11:30)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane behët hapja e ekspozitës "Landscapes of Repair" e organizuar nga forumZFD Kosova rreth peisazheve post-traumatike në Kosovë. (Qendra për Praktikë Rrëfyese në Prishtinë, ora 18:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shënon 23-vjetorin e themelimit të saj. (Hotel “Emerald”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 1 maj 2023

- Iniciativa Kosovare për Stabilitet organizon mbledhen konstituive të formimitë të dy sindikatave, në sektorin e gastronomisë dhe hotelierisë. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Partia Socialdemokrate mban aksion simbolik. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Federate Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës proteston, duke kërkuar rritjen e pagave. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 29 prill 2023

- Në kuadër të "Ditëve të Gjuhës Gjermane 2023" organizohet dita e dyerve të hapura në Gjimnazin Loyola që është shkollë partnere gjermane në Prizren me ç’rast prezanton aktivitete të ndryshme artistike, sportive dhe muzikore të përgatitura me dashuri nga nxënësit. (Shkolla e mesme Loyola në Prizren, ora 10:00)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës organizojnë tryezën "Zhvillimi i turizmit kulturor si formë e kontributit në rritjen lokale ekonomike të vendbanimeve". (Hotel “Dodona” në Bajgorë, Komuna e Mitrovicës, ora 11:00)

- Society for Education and Entrepreneurship Development publikon raporton “Eksplorimi i orarit të punës, pauzës, dhe të drejtës për pushime në sektorin e Outsorcing në Kosovë”. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 28 prill 2023

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Kryeshefi Ekzekutiv të NP “Termokos”, Fisnik Osmani, në një ceremoni rasi do t’përmbyllin sezonin më të gjatë ngrohës në historinë e ndërmarrjes. (Lokalet e NP “Termokos” në lagjen “Dardania”, ora 8.15)

- Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:30)

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale prezanton analizën “Procesi i buxhetimit në komuna -qytetarët afër apo larg”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2023”. (Kazerma “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 10:00)

- Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës organizon punimet e konferencës “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë”. (Ndërtesa e ASHAK, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Rockefeller Brothers Fund organizon tryezën e diskutimit: “Kuvendi i privilegjeve” ku edhe do të publikohet edhe raporti me titull: “Dobët: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”, si rezultat  i monitorimit sistematik që IKD i ka bërë punës së Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2022. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Iniciativa Kosovare për Stabilitet organizon ngjarjen 'Dinjitet në punësim, mbrojtje në punë’. (Tek Objekti i Fakultetit të Shkencave Matematiko - Natyrore, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të granteve me organizatat përfituese të raundit të parë për aplikime për Grante për Iniciativa Lokale, Grante për Media dhe Grante Kreative, në kuadër të projektit rajonal SMART Balkans. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Drejtori i Përgjithshëm Agron Llugaliu dhe Sekretari i Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave Kunio Mikuriya do te mbajnë një konference për shtyp. (Drejtoria e Doganës në Emshir, ora 10:30)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e MASHTI, ora 10:30)

-  Sindikata e KEK-ut proteston për ngritjen e pagave për të gjithë puntorët. (Para zyrave të KEK-ut në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal vazhdon mbledhjen. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Për të shënuar Ditën Nderkombërate të Vallëzimit Shkolla e Muzikes Prenk Jakova shfaq program të përgatitur nga nxënësat e drejtimit te baletit. (Salla e edukates fizike në shkollen e mesme te mjeksisë "Dr Ali Sokoli", ora 12:00)

- Ministria e Kulturës dhe Komuna e Ferizajt organizojn koncertin Grupit 403. (Teatri "Adriana", ora 20:00)

Ngjarjet e datës 27 prill 2023

 - Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për planifikimin e  vizitave në institucione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)
    
- Ministri i Financave, Hekuran Murati takohet me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuriya. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivel master ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:30)
    
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. (Përmendorja përballë Kuvendit, ora 10:00)  
    
- Mbahet dita e dytë e edicionit të 15-të të Panairit Ndërkombëtar të Edukimit. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci merrë pjesë në lansimin e Sistemit Informativ të Kosovës për kërkime shkencore, platformë kjo për menaxhimin e informatave mbi kërkimet shkencore, e mbështetur nga HERAS Plus dhe ResearchCult. (Hotel Sirius, ora 10:15)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në përvjetorin e 24-të të masakrës së Mejës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Gjakovë, ora 11:00)

- Mbahet hapja solemne e edicionit të 19-të të Panairit të Turizmit dhe Sportit. (Salla “1 Tetori”, ora 11:00)
    
    Fillojnë punimet e rrugës “Jim Xhema” e njohur ndryshe si rruga A. Merr pjesë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama. (Rruga A, Prishtinë, ora 11:00)

- Organizata “EC Ma Ndryshe”, për nder të shënimit të Ditës së Tokës organizon disa aktivitete përgjatë rrugëve “Eqrem Çabej” dhe “Bingeni”. (Lagja “Ortakoll” në Prizren, ora 11:30)
    
- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) shënon Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 12:00)  
    
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë. (Mejë, komuna e Gjakovës, ora 12:00)

- Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës përuron romanin e Bardhyl Mahmutit "Eskadronët e Vdekjes.  (Lokalet e LSHK-së, Mahalla e Muhaxherëve, ora 12:00)
    
- Bëhet promovimi i librit “Kujtesa e Llaushës, histori, rrëfime e dëshmi 1981-1999”, të autorit të ndjerë, Demush Krasniqi. (Shtëpia e Kulturës, Malishevë, ora 15:00)
    
- Evolution Dance organizon një program kulturor me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 17:30) 

Ngjarjet e datës 26 prill 2023

- Mbahet konferenca e asistentëve profesionale e cila sjellë Smart Events International, ofrues i trajnimit me 5 yje në Evropë, SHBA dhe Kanada. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Në Klinikën e Urologjisë, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë në Kosovë, realizohet Nefrektomia radikale dhe Cista parapielike të veshkës. (Klinikën e Urologjisë, ora 9:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, do të mbajnë konferencë për media lidhur me masën për kursimin e energjisë elektrike. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet konferenca “Vajzat në TIK 2023”, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, edicioni i 9-të me radhë, të cilin IPKO Foundation  e organizon në bashkëpunim me R.I.T Kosovo dhe Women in Tech Kosovo. (R.I.T Kosovo, Kampusi Gërmia, ora 9:30)
    
- Fondit Kosovar për Garanci Kreditore lanson dy skema të reja garantuese – dritareve të FKGK-së: “Gratë në biznes” dhe “Startup”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)
    
- Shoqata “Organika”, në 10-vjetorin e themelimit, organizon “Konferencën e  Ndërkombëtare për Bujqësinë Organike në Kosovë”. (Hotel Emerald, ora 9:30)
    
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton për Rishpalljen e Konkursit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
    
- KRU “Prishtina” nis shkyçjet nga shërbimet e ujësjellësit në të gjitha kategoritë e konsumatorëve për shkak të mospagesave. (Nisja bëhet nga KRU “Prishtina”, ora 10:30)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, mbajnë  tryezën “Projektligji për Shërbime Sociale dhe Familjare, domosdoshmëri për reformën”. Merr pjesë dhe ministrja Albulena Haxhiu. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Bëhet hapja solemne e panairit ekonomik në Kosovë “Prishtina 2023”. (Prishtina Mall, ora 11:00)
    
- Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për rastin e arrestimit të Nagip Krasniqit, drejtorit të KEK-ut. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane- PLE, Veton Berisha bashkë me  Zv.Kryesuesin e Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë z. Bashkim Krasniqi dhe Nënkryetarin për Komunitete në Fushë Kosovë Suhat Ademi mbajnë konferencë për medie. (Objekti i ri i komunës së Fushë Kosovës, , ora 11:00)
    
- Organizata Turistike e Ulqinit organizon konferencë në kuadër të Panairit të Turizmit. (Hotel Sirius, ora 11:00)
 
- YIHR KS mban aksion rrugor për nder të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur, me qëllim solidarizimin me familjet dhe kërkimin e përgjegjësisë për fatin zbardhjen e fatit të 1621 personave të pagjetur. (Sheshi “Ibrahim Rugova” para Memorialit të Personave të Zhdukur, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 25 prill 2023

- Zyra e Këshillit të Evropës mban tryezën e diskutimit për prezantimin e rekomandimeve nga projekti “Përmirësimi i trajtimit të personave të privuar nga liria”. (Hotel Emerald, ora 9:00)
    
- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)
    
- Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)
    
- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me rastin e ditëve të Inovacionit dhe Pronësisë Intelektuale, do të organizojë ceremoninë “Java e Pronësisë Industriale dhe Inovacionit”.  (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
    
- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N506, ora 11:00)

- Zyra e BE-së lanson fushatën “Made of Us EU-Western Balkans Road Trip”, e dizajnuar që të ndihmojë për ngritjen e vetëdijesimit për mundësitë e krijuara nga partneriteti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. (Shtëpia e Evropës, ora 12:00)
    
- Parku Shkencor dhe Inovativ i UBT-së e viziton Dr. Yehuda Hamovitz, ekspert dhe konsulenti i vlerësuar ndërkombëtarisht për menaxhimin ekzekutiv, hartimin e strategjisë dhe zgjidhjen e krizave. (UBT, Lipjan, ora 12:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton raportin për gjendjen e natyrës 2018-2021, si dhe kërkesat e qytetarëve me dy peticione rreth parkingjeve publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 13:15)
    
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)
    
- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon tryezë diskutimi për draftin e Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028 ku edhe do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja Arbërie Nagavci dhe kryetarja e Këshillit Kombëtar të Shkencës, Myzafere Limani. (Amfiteatri, ish-Rilindja, ora 14:00)
    
- Zyra Ndërlidhëse Greke në Prishtinë dhe Muzeu “Macedonian Struggle and Modern History of Macedonia” organizojnë hapjen e ekspozitës periodike të fotografive “Yiannis and Miltos Manakia. Njerëzit prapa objektivit”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 24 prill 2023

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon konferencën e parë STEMinists. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, ora 9:00)     

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)      

- Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, dhe Zeinah Salahi, drejtoreshë e Misionit të USAID-it, do të marrin pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i të Partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë. Marrëveshjet do të nënshkruhen ndërmjet Universitetit të Iowas dhe Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, Shefja e Zyrës së UNICEF në Kosovë Nona Zicherman dhe Drejtoresha ekzekutive, Rrjeti CSR në Kosovë Zana Bajrami Rama do të marrin pjesë në ventin e sotëm me temën “Të rinjtë e komuniteteve tregojnë për impaktin e iniciativës KGenU”. (Hotel Sirius, ora 12:30)    

- Përurohet libri poetik “Akullorja në shi” te poetes dhe profesoreshës znj. Bedrie Bajokut. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 23 prill 2023

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban konferencën e parë në lidhje me hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok; si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave Zveçan dhe Leposaviq. (Ndërtesa e KQZ-së, rr. “Migjeni”, rruga Migjeni, nr. 21 në Prishtinë, ora 8:00)      

    Konferenca e dytë për medie e KQZ-së në lidhje me pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 11:30)  
    
-  Konferenca e tretë e KQZ-së lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)    

- Konferenca e katërt e KQZ-së lidhur me pjesëmarrja në votime deri në orën 19:00 dhe mbylljen e vendvotimeve. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 19:30)   

Ngjarjet e datës 20 prill 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues të grupit avokues të prindërve me fëmijë me aftësi të kufizuara në Handikos. (Ndërtesa e Kuvendit salla N302, ora     9:00)    

 - Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 229-të . (Objekti i KPK-së, ora 9:00)
    
- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
    
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 10:00)
    
- Myftiu i Kosovës Naim Tërnava jep mesazhin me rastin e festës së Fitër Bajramit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)
    
- Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, në prag të festës së Fitër Bajramit do të bënë shpërndarjen e 50 pakove ushqimore dhe higjienike të dedikuara për pjesëtaret e komunitetit jo shumicë. (Ministria për Komunitete dhe Kthim, ora 12:00)
    
- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billström. (Objekti i MPJD-së, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 19 prill 2023

- Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për raportin vjetor të punës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, N302, ora 10:00)
    
- Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare në të ciën do të votohet raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
    
- Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci merr pjesë në venien e gurëthemelit të çerdhes “Qarku 1” në Gjilan. (Rruga Qarkore, afër restorant “Astoria” në Gjilan, ora 10:00)    

- Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me KOMF, mban konferencën për prezantimin e Analizës mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, me fokus sfidat në aspektin ligjor, institucional dhe funksional. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

- Me rastin e Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares, Presidentja Vjosa Osmani dhe Shoqata e ish Brigadës 138 Agim Ramadani organizojnë shqyrtimin shkencor "Faleminderit Luftëtarë" ku do të shpaloset një trajtim i të dhënave statistikore për invalidët e Betejës së Kosharës. (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)
    
- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimit për Demokraci 2022.  (Mensa “Ramiz Sadiku”, ora 14:00)

- Diana Jup Kastrati bashkë me Fabio Rocchi-n, studiuesin e letërsisë italofone shqiptare, do të bisedojnë me shkrimtaren Ornela Vorpsin rreth letërsisë së saj, konstanteve artistike të narrativës së saj, të jetuarit mes shumë gjuhëve, transportimit tematik të një Shqipërie të së kaluarës kryesisht “al femminile” në Perëndim etj.  (Shtëpia e Europës, ora 18:00)

- Mbahet seanca e parë gjyqësore për lejet dhe lisencat e Kelkosit ku qytetaret e deçanit, Faton Selmanaj, Xhavit Kuçi, Muharrem Lulaj, OJQ Pishtarët dhe GLPS do te jenë në mbrojtje të mjedisit dhe interesit te popullit, ndërsa Ministria e Mjedisit, ZRREja dhe Kelkosi, në mbrojtje të lejeve dhe lisencave famkeqe, që u lëshuan në rrethana te ërreta, në Nëntor 2020. (Gjykata Themelore në Prishtinë)

Ngjarjet e datës 18 prill 2023

- Zyra e Prokurorisë Speciale vazhdon procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 9:00)  
    
- Instituti Riinvest mban diskutim rreth Draftprogramit kombëtar të shkencës 2023-2028. (Instituti “Riinvest”, ora 11:00)  

- Partia Socialdemokrate dorëzon padi ndaj Agjencionit për Informim dhe Privatësi. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 11:00)  
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit si dhe shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
    
- Mbahet forumi me temë “Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës – për dhe kundër” në të cilën merr pjesë Aleksander Jabllanoviq – kryetar i Partisë serbe të Kosovës dhe kandidat për kryetar të Komunës së Leposaviqit. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)
    
- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “ Sistemi Informativ i Gjendjes civile në Agjencinë e Regjistrit Civil”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)
    
- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal voton raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)