04 Dhjetor 2024

Shkoi për ta vizituar babanë, u bë piktor i njohur, historia frymëzuese e Zeqir Gashit

Një histori frymëzuese nis në vitin 1994 kur Zeqir Gashi, kishte udhëtuar për ta vizituar babanë e tij në Gjermani, por ai nuk do ta dinte se diçka e mirë do të ndodhte në jetën e tij, pasi nisi të mësonte gjuhën gjermane, nisi të praktikonte edhe talentin e tij në pikturë.

Piktura ishte arsyeja që do ta ndalte Gashin në Gjermani, ku edhe nisin vetëpunësimin derisa edhe po shkollohej.

“Në vitin 1994 vizitova babanë tim, i cili erdhi në Gjermani në vitin 1972 si punëtor mysafir. Edhe atëherë më pëlqeu këtu dhe vendosa të qëndroj. Për të mësuar gjuhën, kalova BVJ-në njëvjeçare dhe gjatë kësaj kohe fitova përvojë si piktor në një stazh. Isha aq i magjepsur nga arti i pikturës, saqë fillova të stërvitem si piktor dhe llak në 1996 tregon Gashi.

Fal punës dhe pasionit të tij, Gashi i cili dikur shkoi në Gjermani si emigrant, sot menaxhon një kompani të pikturave në qytetin gjerman Nagold.

Pavarësisht suksesit të tij në biznes dhe jetë në Gjermani, ai thotë se nuk i harron rrënjët e tij, vjen shpesh në vendlindje, ndërsa në Gjermani angazhohet për integrimin e shqiptarëve atje.

Fal angazhimit të tij të suksesshëm në integrimin e shqiptarëve në shoqërinë gjermane, kultura e tij humane e ka shtyrë të garoj për në Këshillin e Integrimit të qytetit të Nagoldit, ku është anëtar i Bordit të këtij këshilli.

Gashi do të kandidojë sërish për mandatin e ri në Këshillin Bashkiak në Nagold, derisa gëzon një përkrahje të madhe të bashkatdhetarëve atje.

Duke parë përkrahjen e madhe, ai thotë se do të kandidojë për të avokuar për Nagolderin, i bindur se do të jetë mes të zgjedhurve në Këshillin Bashkiak.

Aktiviteti i tij nuk përfundon me kaq, Gashi si një person i lidhur shumë me traditën dhe kulturën shqiptare, është bashkëthemelues i Shoqatës Kulturore shqiptare atje, ku përmes saj mbahet gjallë kultura e tradita shqiptare përmes brezave.

Kthehem në vendlindjen time në Kosovë të paktën një herë në vit për të ruajtur traditat e mia dhe për të ruajtur lidhjen time. Por nuk jam i përfshirë vetëm profesionalisht dhe privatisht. Si anëtar i bordit këshillues të integrimit të qytetit të Nagoldit dhe bashkëthemelues i shoqatës kulturore shqiptare, jam angazhuar aktivisht për bashkëjetesë harmonike, thotë Gashi në rrëfimin e tij.

Si një artistë i vërtet, ai thotë se për qëllim të ndërtoj ura mes kulturave e traditave shqiptare e gjermane.

Do të doja t'i kombinoja të dyja kulturat pa pasur nevojë të zgjidhja njërën. Vizioni im është të ndërtoj ura, të promovoj mirëkuptimin dhe të forcoj respektin. Në Nagold ndihem si në shtëpinë time dhe ky vend jo vetëm që më ka dhënë sukses profesional, por edhe mundësinë për të rikthyer diçka.

Si një sipërmarrës dhe anëtar i këtij komuniteti të larmishëm, unë besoj se dallimet tona janë një burim force, thotë Gashi, duke shtuar se Integrimi për të cilin përpiqet nuk do të thotë që të heqin dorë nga pjesë të identitetit tonë, por që ta ndajmë atë me njëri-tjetrin dhe të mësojmë nga njëri-tjetri.

Ai tregon se qyteti Nagold ku jeton, ka një harmoni të jashtëzakonshme mes kulturave dhe identitete të ndryshme.

“Ndjej një mirënjohje të thellë që Nagold është një vend ku njerëzit me origjinë dhe tradita të ndryshme mund të jetojnë së bashku dhe të krijojnë diçka të mrekullueshme së bashku. Le të ngrihemi së bashku për demokracinë dhe tolerancën duke e trajtuar njëri-tjetrin me respekt dhe duke mësuar nga njëri-tjetri, përfundon rrëfimin e tij Gashi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)