04 Dhjetor 2024

AKP miraton listën e aseteve për shitje përmes Likuidimit SHAL 63

Prishtinë, 1 gusht - Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt në të cilën shqyrtoj agjendën me 9-të pika dhe 29 nënpika. Bordi aprovoi planin e Veprimit për adresimin e rekomandimeve të ZKA për Pasqyrat Financiare të AKP-së dhe Fondeve në mirëbesim për vitin 2022.

Gjithashtu u informua lidhur me raportin 6 mujor të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të cilin e aprovoi sipas procedurave si dhe u informua dhe shqyrtoi raportimin e Menaxhmenit të AKP-së lidhur me proceset dhe procedurat e periudhës paraprake mujore, si dhe raportin mujor për NSH Brezovica e cila është nën administrimin direkt.   

Në këtë mbledhje pas shqyrtimit dhe diskutimit të hollësishëm Bordi i Drejtorëve miratoi Raportin e dytë 3 mujor 2023 për Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Bordi poashtu aprovoi disa plotësim ndryshime në Rregulla të tenderit dhe procedura të shitjes. Në vijim Bordi aprovoi listën e aseteve për t’u shpallu për shitje përmes Likuidimit SHAL 63 të përbërë nga 40 asete.

Për më tepër, me qëllim të ngritjes së inkasimit të hyrave nga qiraja Bordi lëshoi disa udhëzime për Menaxhmentin për masat që duhet të merren ndaj borxhlinjve në mënyrë që të krijohet një disiplinë në pagesën e qirave ndaj AKP-së.

Bordi aprovoi shpërndarjen e përkohshme të pjesshme për kreditorët e PEJ029 NSh “Ereniku – Prodhimtaria Primare”- Gjakovë. Bordi poashtu u njoftua me Raportin Përfundimtar të mbylljes së Procesit të Likuidimit së NSH KB Fryti –Babush i Muhaxherëve-Lipjan i cili do të dërgohet në Dhomë të Posaçme të Gjykatës Supreme për mbyllje të ndërmarrjes.  

Në vijim u aprovua Raporti i  Komisionit për përcaktimin e statusit për ndërmarrjen SDR 1536, PRN208 Stacioni i Veterinës në Prishtinë me anë të cilit u konstatua se këto asete bien në pronësi shoqërore.

Bordi poashtu miratoi një (1) raport fillestar për inicim të procedurës për shitje me negocim direkt i cili do ti nënshtrohet procedurave të tjera të parapara me legjislacion për tu finalizuar shitja sipas raportit përfundimtar i cili do ti paraqitet Bordit për aprovim.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)