22 Mars 2023

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 shtator 2022

- Në kuadër të Hardh Fest mbahet aktivitet për pastrimin e Konakut. (N’Konak të Rahovecit, tek shtëpia e verës, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e tretë e Panairit të rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë dhe mbahet Hardh Bike Tour në rrugët fushore. (Rahovec, ora 10:00)

- Mbahet Hardh Fest - aktiviteti ku turistët do të kenë mundësi të përjetojnë një ditë pune në vjeljen e rrushit. (Rahovec, ora 11:00)

- Hardh Fest organizon Orën Poetike 'Xhevdet Bajraj'. (Muzeu i Qyteti të Rahovecit, ora 17:00)

- Hardh Expo hap ekspozitën me punime të Hardh Kids, piktura dhe keramika me temë të trashëgimisë kulturore. (Rahovec, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 3 shtator 2022

- Vazhdon dita e dytë e Panairit të rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë. (Rahovec, ora 10:00)

- Në kuadër të Hardh Fest mbahet Harth mini maratona dhe Hardh treni tour. (Rahovec, ora 10:00)

- Mbahet Hardh Kids n'Konak me pikturim dhe punë me argjile dhe temën 'Trashëgimia Kultrore'. (N’Konak të Rahovecit, tek shtëpia e verës, ora 12:00)

- Mbahen garat në shtrydhjen e rrushit. (N’Konak të Rahovecit, tek shtëpia e verës, ora 13:00)

- Mbahet demonstrimi i pjekjes së rakisë rretha Kazanit. (Rahovec, ora 16:00)

- Mbahet koncerti i bendit indian The Tapi Project në bashkëpunim me Ansamblin Eksperimental të Lumbardhit. (Kino Bahçe në Prizren, ora 21:00)

 

Ngjarjet e datës 2 shtator 2022

- Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, mbahet edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest. (N’Konak të Rahovecit, tek shtëpia e verës, ora 10:00)

- Në kuadër të Hardh Fest mbahet Hard Talk me temë 'Brendimi i një vendi me potencial turistik dhe trashëgimia kulturore. (Kuvendi Komunal i Rahovecit, ora 10:00)

- Hapet Panairi i rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë. (Rahovec, ora 12:45)

- Në shënim të 25 vjetorit të shkuarjes në amshim të Shën Nënë Terezës, si pjesë e agjendës shtetërore të “Ditëve të Nënë Terezës”, mbahet tryeza ku do të diskutohet mbi figurën e Shën Nënë Terezës. (Muzeu Kombëtar të Kosovës, ora 14:00)

 

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të pres në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 1 shtator 2022

- Këshilli Qendor Grevist i SBASHK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendor Grevist i BSPK-së do të vizitojë shkollën e mesme teknike "28 Nentori" në Prishtinë. (Objekti i shkollës '28 Nentori', ora 9:30)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet brenda mureve”. (Te sheshi përballë Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 10:00)

- Ministret e Arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi përurojnë Abetaren e përbashkët Kosovë - Shqipëri, me të cilën nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë. (Amfiteatri i parkut “Ali Podrimja” në Gjakovë, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku viziton komunë e Vushtrrisë, ku do të takohet me kryetarin Ferit Idriz. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

 - Këshilli Qendor Grevist i SBASHK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendor Grevist i BSPK-së do të vizitojë çerdhen "Lulevera" në Prishtinë. (Objekti i çerdhës 'Lulevera', ora 10:10)

- Këshilli Qendor Grevist i SBASHK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendor Grevist i BSPK-së do të vizitojë shkollen fillore "Naim Frasheri" në Prishtinë. (Objekti i shkollës 'Naim Frasheri', ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 13:00)

  - Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 14:00)

- Komuna e Vushtrrisë mban akademi përkujtimore për nder të Ditës së Dëshmorëve të kësaj komune. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 31 gusht 2022

- Instituti D4D mban tryezën me titullin “Ndikimi lajmeve të publikuara nga portalet dhe rrjetet sociale në jetën e qytetarëve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknoligjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajë konferencë për medie, ku do të flasë për përgatitjet e bëra për fillimin e vitit të ri shkollor 2022-2023. (Ndërtesa e MAShTI, ora 11:00)

- Bëhet përurimi i punimeve rreth Lumit Silnica, investim i Ministrisë së Zhvillimit dhe komunës së Vushtrrisë. (Vushtrri, ora 11:30)

- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile QKSGj, YIHR, QIPS, QIKA dhe CEL Kosovo organizon protestë për të kërkuar mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë. (Sheshi "Zahir Pajaziti",  ora 12:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës sot mban konferencë për media, në të cilën do të flas rreth aktiviteteve dhe gjetjeve në teren për veprimtarin gastronomi/hoteleri, këngëtar, si dhe sallonet e bukurisë në sezonin e verës. (Holli i katit të IV, zyra qendrore e ATK-së, ora 14:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban konferencë për media. (Zyret e SBASHK-ut, ora 14:30)

- Lista “Guxo” themelon degën e partisë në Prishtinë. (Hotel Sirius, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 30 gusht 2022

- USAID-i mban takim prezantues me organizatat e shoqërisë civile dhe mediet. (Ish-zyra e Ambasadës Amerikane, ora 10:00)

- Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Selia e BSPK-së, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani -  Sadriu, bëjnë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur. (Para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:30)

- Në Ditën Ndërkombëtare e Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR KS organizon aksionin rrugor “Dera e Pritjes”, për të përkujtuar viktimat dhe për të kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e fatit të 1621 të zhdukurve dhunshëm. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

- Me rastin e shënimit të ditës Ndërkombëtare së të pagjeturve, Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka siguruar një hapësirë e cila do të shërbejë për nevojat e Shoqatës së të pagjeturve të Kosovës ku edhe zyrtarisht i dhuron çelësin e zyrës, Kryetarit të Shoqatës së të pa Gjeturve të Kosovës. (Objekti i vjetër i Komunës, ora 13:00)

- Partia Social Demokrate do të mbajë aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Panë sheshit "Skënderbeu", ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të zhdukurve me dhunë. (Amfiteatri i ri i Bibliotekës Universitare, ora 13:30)
 
- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) prezanton publikimin “Memorializimi, roli dhe rëndësia e tij në ballafaqimin me të kaluarën”. Pas prezantimit do të pasojë një debat rreth kulturës së memorializimit në Kosovë dhe rajon. (Qendra e Dokumentimit, biblioteka “Hivzi Sylejmani”, ora 14:00)
 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takohet me liderët e opozitës parlamentare. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, salla 301, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 29 gusht 2022

 - Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin me temën “Marrëveshja për lirinë e lëvizjes”. Pjesëmarrës në panel do të jenë Momčilo Trajković, kryetar i Forumit kombëtar serb etj. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, sala P32, ora 14:00) 

- Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të Komunës së Rahovecit mban mbledhje në të cilën do të diskutojë rreth prishjes se qetësisë publike nga lokalet e natës dhe personat e pa përgjegjshëm si dhe tema tjera. (Kuvendi Komunal i Rahovecit, ora 15:00)

- Mbahet koncerti i Gospelchor am Münster nga Zvicra me dirigjent Oliver Rudin dhe Siparantum Choir me dirigjent Memli Kelmendi. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 28 gusht 2022

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mban konferencë për media në lidhje me rrjedhën e Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)
 

Ngjarjet e datës 26 gusht 2022

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Ipeshkvia e Kosovës organizon Akademi Solemne në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës. (Qendra “Bogdani Polis”, Katedralja Shën Nënë Tereza, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 25 gusht 2022

- Në ditën e parë të Grevës së Përgjithshme, Anëtarët e Këshillit Grevist të BSPK-së të shoqëruar nga Anëtarët e Këshillave Greviste të Federatave Sindikale do të vizitojnë Çerdhen “Yllkat” në Prishtinë. (Objekti i Çerdhes, ora 10:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban konferencë të jashtëzakonshme për media! (Klubi Sigal Prishtina, ora 11:00)

- Anëtarët e Këshillit Grevist të BSPK-së të shoqëruar nga Anëtarët e Këshillave Greviste të Federatave Sindikale  vizitojnë grevistët e Administratës Komunale në Komunën e Prishtinës. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)
 

Ngjarjet e datës 24 gusht 2022

- Qeveria e Republikës së Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Këshilli Organizativ i festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest 2022” mban konferencë për medie në të cilën do të shpaloset në detaje programi i festivalit, emrat e artistëve që do të performojnë gjatë tri ditëve në Rahovec. (Rockuzinë në lagjen Arbëria, ora 10:30)

- Filharmonia e Kosovës organizon mbledhje komemorative në kujtim të kolegut dhe kornistit, Bledar Bujupi. (Në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, ora 11:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon konferencë për media për edicionit e katërmbëdhjetë të Ekspozitës Ndërkombëtare “Çmimi Muslim Mulliqi” më ç'rast kuratorët, Christian Mosar nga Luksemburgu, Raimund Stecker nga Dusseldorf do ta shpalosin edhe konceptin kuratorial po ashtu edhe prurjet e autorve eminent qe do te ftohen nga arena nderkombëtare. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Në nder të shënimit të 31-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës, gazetaret ukrainase të strehuara përkohësisht në Kosovë, do të mbajnë një aksion simbolik që ka për qëllim të nderojë popullin ukrainas për rezistencën e treguar në më shumë se 80 ditë për të mbrojtur qytetin e Mariupolit. (Sheshi Nënë Tereza, ora 14:00)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00 - Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë)​
 

Ngjarjet e datës 23 gusht 2022

 - Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media në kuadër të së cilës do të publikohet analiza me titull “Dialogu Kosovë-Serbi: Një hap para, tre hapa mbrapa”. (Zyret e KDI-së, ora 10:30)

- Komunat dorëzojnë padi kundër Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. (Pallati i Drejtësisë, Gjykata Themelore, ora 10:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

 

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar. (Kabineti i Presidentes; ora 16:30 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

Ngjarjet e datës 22 gusht 2022

- Komuna e Rahovecit organizon konsultim publik për Programin Trevjeçar për banim social. (Salla e mbledhjeve në Kuvendin Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" feston ditëlindjes së 76 të Presidentit Clinton si dhe përuron këndin amerikan në shkollën fillore 'Xhavit Ahmeti'. (Objekti i i shkollës "Xhavit Ahmeti" në Lagjen e Vreshtave në Prishtinë, ora 12:00) 

Ngjarjet e datës 20 gusht 2022

- Ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit organizon konferencë për media në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/2023 dhe zhvillimet e përgjithshme në arsim. (Ndërtesa e MASHT, ora 12:00)
 

Ngjarjet e datës 19 gusht 2022

- Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

= Mbahet ceremonia solemne e vënies se gurthemelit të ndërtesës së re të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” tek ish objekti i KRU “Mitrovica”. (Rruga “Bislim Bajgora” Mitrovicë, ora 12:00)


Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)


Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)
 

 

Ngjarjet e datës 15 gusht 2022

 - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu  pret me ceremonitë më të larta shtetërore, me rastin e fillimit të mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në ora 9:15)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik me organizatat jo qeveritare për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" organizon ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit XL Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 11:00).

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kabineti i kryetarit, ora 12:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni pret sot në takim ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ku më pas do të ketë prononcim për media në Zyrën e Kryetarit. (Gjilan, ora 15:00)

- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 15:45)

- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varrezat e Familjes Jashari. (Kompleksi Memorial  në Prekaz, ora 16:35)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet akademi përkujtimore për jetën dhe veprën e Arbën Xhaferit. (Pallati i Kulturës, "Hasan Prishtina", ora 19:30)

Ngjarjet e datës 13 gusht 2022

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunë së Gjilanit, Alban Hyseni do të bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli nga varrezat civile në Hajvali në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për nder të ditëlindjes së tij. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 12:00)
 
- Mbahet dita e dytë e festivalit “Mal Fest” në Malishevë i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. (Parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- - Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi" behët promovimi i librit "Teknologjia e Lajmit" e autort Zylyftar Bregu ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi poashtu Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi. (Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë, ora 19:30) 

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë kompaninë “Rroni Fer” Sh.P.K. (Magjistralja Gjakovë-Prizren_kilometri i dytë, Objekti i ish-ndërmarrjes “Metaliku”, Gjakovë, ora 14:30)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i parë i festivalit “MAL FEST”, i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me  organizatën “Values for Better Future”.(parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)
 

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 8 gusht 2022

 - Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë mban konferencën e Akademikëve të Diasporës. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, objekti A, ora 11:30)

- Grupi Parlmentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit. ora 14:00)

- Fondacioni Lumbardhi hap ekspozitën " Çka nëse historia do të na përkiste neve?" të kuruar nga Kumjana Novakova. (Shtëpia e Shani Efendiut në Prizren, ora 20:00)

- Dokufest dhe Lumbardhi organizojnë koncertin e Hercules & Love Affair. (Kino Bahçe!, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 6 gusht 2022

- Me rastin e 12 vjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Sabit Veseli behën Homazhe pranë varrit të tij. (Fshati Broboniq, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, organizohet aktivitet përkujtimor me rastin e 12 vjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Sabit Veseli. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- DOKU.TECH prezanton programin e tij në kuadër të Festivalit të Filmit, Dokufest. (Parku i Trajnimit dhe Inovacionit në Prizren, ora 13:00)

- Posta e Kosovës promovon Pullën Postare “Dua Lipa” ku do të merr pjesë edhe vet Dua Lipa. (Swiss Diamond, ora 15:00 - pas orës 14:45 nuk lejohet hyrja)

Ngjarjet e datës 5 gusht 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton peticionin nga OJQ “Duka Vita’’. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 9:30)
    
- Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës mban ceremoninë e pranimit të pajisjeve mjekësore donacion nga KFOR-i Italian. (Ndërtesa e Administratës Qendrore në ShSKUK, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 4 gusht 2022

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton raportet e komisioneve të përhershme për Projektligjin pÑ‘r Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 9:30)

-  Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje diskuton rreth diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:30)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Verërat, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/L-060 për Mbeturinat, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:45)

- Organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children dhe në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë  dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione nisin fushatën sensibilizuese "Unë kam një Ligj që më mbron”. (Sheshi “Skenderbeu” afër Qeverisë, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu merr pjesë në një aktivitet në Kooperativën Bujqësore "Krusha", ku EULEX-i do të dorëzojë donacion për kooperativën. (Krushë, ora 10:50) 

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon konferencë për shtyp pas dorëzimit të ankesave të ORCA-s për pesë plagjiatura të reja, të verifikuara dhe konfirmuara nga Këshilli i Etikës. (Para ndërtesës së Rektoratit në Universitet të Prishtinës, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

 

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla, do të takohet sot me mërgimtarë në Parkun e Qytetit në Gjakovë, në kuadër të kampanjës, "Karvani i Diasporës" Shijo Kosovën. (Pakru i qytetit të Gjakovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 3 gusht 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit formon grupin punës për projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin e padisë së qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës, për diskriminim në qasje. (Gjykata Themelore të Prishtinës, salla -319, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton lidhur me realizimin e Planit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor Financiar të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, shqyrton raportin vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes. (Kabineti i kryetarit, ora 11:30 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 2 gusht 2022

 - Në kuadër të shënimit të ditëve të mergatës, Komuna e Malishevës organizon diten e dytë të panairit të artizanatëve. (Pranë Muzeut të qytetit të Malishevës, ora 8:00)

- Mbahet konferenca ku do të marr pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Samedin Mehmeti dhe Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor z.Jeton Rexhepi, ku do të paraqitet projekti më i ri, me pajisjet më të reja “Patrulla Inteligjente”që do t’i ketë nën funksion dhe posedim Policia e Kosovës. (Stacioni Policor Qendra – Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet nata finale e festivalit mbarëkombëtare i folklorit "Oda e LLapushës". (Parku i qytetit të Malishevës, ora 19:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)