04 Dhjetor 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 mars 2023

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkruan memorandum me Universitetin e Prishtinës i cili ka për qëllim konsultimin dhe hartimin e dokumentit narrativ mbi memorializimin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë. (Kabineti i ministrit Çeku, ora 10:00)

- Komiteti për Politika dhe Financa në Komunën e Rahovecit mban mbledhjen e tretë. (Ndërtesa e Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Unioni i Turizmit të Kosovës nën patronatin e Komunës së Prishtinës organizon edicionin e dytë të Panairit Ndërkombëtar i Turizmit “Kosova 2023”. (Salla “1 Tetori, ora 11:00)  

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton në parim i Projektligjit për çmimin e produkteve medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia do të viziton Komunën e Malishevës, ku do të pritet nga Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati. (Zyra e Kryetarit të Komunës, objekti i ri i komunës, ora 11:00)

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” bashkë me drejtorin e gjimnazit dhe nxënësit përurojnë “Këndin e miqve të rinj të Amerikës”. (Gjimnazi shoqëror “Ahmet Gashi, ora 11:00)

- Nisma për Ndryshim Paqësor organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gazetarë për shkrimet për bashkëjetesën shumë etnike në Kosovë. (Kafe librari Dit’e’Nat në Prishtinë, ora 11:00)

- Sindikata e Re e KEK-ut mban protestë në të cilën do të kërkoj rritjen e pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)  

- Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e dytë. (Salla e kuvendit komunal në Rahovec, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 15 mars 2023

- Mbahet seanca përfundimtare e Elvedina Hajdarit, e mbijetuar e dhunes në familje nga ish burri i saj. (Gjykata Themelore në Drenas, ora 10:00)

- Instituti Kombëtar Demokratik organizon konferencën hyrëse të edicionit të dhjetë të Javës së Gruas me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës organizon konferencë lidhur me protestën që do të mbahet nesër me kërkesë për ngritjen e pagave për të gjithë punëmarrësit e KEK-ut. (Zyret e BSPK-së, ora 10:00)

- Urgjenca e Prizrenit pranon donacionin e pajisjeve mjekësore, të dhuruara nga KFOR-i Italian. (Urgjenca Prizren, ora 11:30)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit  mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 62. (Hoteli Grand, ora 12:30)
 

Ngjarjet e datës 14 janar 2023

- Instituti Kombëtar Demokratik organizon konferencën hyrëse të edicionit të dhjetë të Javës së Gruas me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komuna e Prishtinës organizon tryezë të rrumbullakët me ç’ rast do të bëhet prezantimi i dizajnit konceptual për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës. (Villa Gërmia, ora 10:00)

- Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore organizon ngjarjen "Dita e Matematikes - Festivali i Matematikes". (Lokalet e Gjimnazit të specializuar matematikor në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë znj.Rozeta Hajdari raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Kolegji AAB organizon promovimin e librit "Themeluesi - Lidershipi i Ismail Qemalit", të autorit Evarist Beqiri. (Teatrin Kamertal i AAB-së, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës “Menaxhimi i projektit Bashkimi i qytetit të Ferizajt”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton projekt-akteve të brendshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Ministria e Kulturës organizon ndarjen e Çmimit për Vepërj Jetësore "Azem Shkreli" dhe çmimeve tjera vjetore në fushën e letërsisë. (Kabineti i ministrit Harjulla Çeku, ora 13:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban aktivitet. (Te objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me krerët e sistemi të drejtësisë, do të nënshkruajnë Deklaratën e Përbashkët të Zotimit për reformën në sistemin e drejtësisë. (Ministrinë e Drejtësisë, ish objekti Rilindja, kati 18, ora 14:00)

 

- Ministri Hajrulla Çeku, do të vizitojë objektin e Gjimnazit të vjetër ‘Ismail Qemali’ në Ferizaj, i cili është djegur sapo kanë filluar ndërhyrjet restauruese në këtë aset. (Objekti i Gjimnazit, oa 16:00)

Ngjarjet e datës 13 mars 2023

- Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti “Columbia” në New York do të nënshkruajnë Memorandum të Bashkëpunimit, përmes të cilit Universiteti do të mbështesë Ministrinë e Ekonomisë të Kosovës drejt zbatimit të suksesshëm të Strategjisë së Energjisë përmes përgatitjes së studimeve e hulumtimeve akademike. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 8:20)
 
- Promovohen objektet e përfunduara në Komunën e Malishevës. (Zyra e Kryetarit të Komunës, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, organizojnë tryezën me temën “Ndikimi i shërbimeve sociale tek qytetarët në nevojë”. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale mbanë konferencën vjetore “Një dekadë e gjysmë nga decentralizimi - momentet kyçe dhe perspektiva”. (Klan Arena, ora 10:00)

- Republikanët e Kosovës mbajnë konferencë për medie, në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, me moton “Zajednica - Kali Trojan “Serbia”. (Hotel “4 Points by Sharaton”, Marigona Residence, ora 10:00)

- Një grup i specializantëve protestojnë për shkak të anulimit të kujdestarive shtesë nga ana e ShSKUK-së. (Para Administratës së ShSKUK-së, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)
 
 - Komuna e Malishevës përuron Shkollën e Mesme të Lartë “Hamdi Berisha”. (Malishevë, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raporti për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Hapet ekspozita me fotografi nga Betim Bregovina, me titull “Të dua”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar, ora 12:00)

 

- Grupi i Grave Deputete organizon tryezë diskutimi lidhur me politikat e përgjegjshme gjinore për familjen në Kosovë: “Promovimi i lejes së lehonisë në Kosovë: Strategjitë për ndryshim - Përfshirja e dispozitave për Balancin Punë-Jetë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 12 mars 2023

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. (Kabineti i Presidentes, ora 11:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryetari i Kryeqytetit Perparim Rama mirëpret në vizitë arkitektin e mirënjohur Kengo Kuma i cili konsiderohet si një nga arkitektët më të rëndësishëm bashkëkohorë japonezë. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 17:20)
 

Ngjarjet e datës 11 mars 2023

- Fillojnë garat ekipore në pingpong për vitin 2023. (SHFMU "Tefik Çanga" në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të ekspozitës tematike me titull "Kontributi i Shtetit Amë Shqipërisë për Çlirimin e Kosovës 1998-1999". (Ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 12:00)   
 

Ngjarjet e datës 10 mars 2023

- Rinia  e Dragobilit dhe Keshilli i xhamisë për herë të gjasht organizojnë aksionit e dhurimit vullnetar të gjakut në përkujtim të Masakrës Burimit në komunën e Malishevës. (Xhamia e Dragobilit, ora 10:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon ceremoninë e fillimit të gurthemelit të sheshit qendror të Rahovecit. (Rruga “Xhevat Kasapi”, Rahovec, ora 10:30)

- Parlamenti Studentor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan organizon tryezë diskutimi, së bashku me parlameentet studentore të Universitetit të Mitrovicës dhe atij të Gjakovës. (UKZ, Salla A34, Gjilan, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 9 mars 2023

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 9:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport formon grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për Kinematografinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, shqyrton planin e punës së komisionit për sesionin pranveror 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 9:30)
 
- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të re plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)   

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 10:00)
    
- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton qytetarët e Leposaviqit për të diskutuar për çështjet e shpronësimit. (Objekti komunal, Leposaviq, ora 10:00)
    
- Diakonie Kosova organizon një prezantim/ligjëratë nga Lutz Besser, ekspert i trauma terapisë nga Gjermania, me temën “Trauma dhe dhuna: Mënyrat e shërimit”. Mer pjesë dhe Joern Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë, së bashku me Zyrën e Përfaqësuesit Special të OSBE-së për Luftimin e Trafikimit me Njerëz dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të organizojnë një konferencë mbi rolin e prokurimit publik në parandalimin e trafikimit me njerëz për shfrytëzim në punë në zinxhirët e furnizimit. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)
    
- Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, pret në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. (Objekti komunal, Vushtrri, ora 10:15)  
    
- Mbahet manifestimi qendror për shënimin e 10-vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” më ç'rast do të ndahet diploma “Student i dalluar”, si dhe mirënjohje për personelin e dalluar akademik dhe administrativ. (UKZ, Gjilan, ora 11:00)
    
- Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren mban konferencë për media. (Zyrat e VV-së në Prizren, ora 12:00)

- Shoqata e Nefrologëve të Kosovës dhe Shqipërisë, në  bashkëpunim me Klinikën e Nefrologjisë në QKUK organizojnë Ditën Botërore të Veshkës. (Hotel Venus, afër QMI -së, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ, oraora 13:30)
    
- Avokati i Popullit, Naim Qelaj, viziton banorët e Komunës së Klinës. Qëllimi i vizitës ka të bëjë me kundërshtimet e qytetarëve për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Klinë. (Objekti komunal, Klinë, ora 14:00)

 

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajčák. (Kabineti i Presidentes, ora 14:10)

Ngjarjet e datës 8 mars 2023

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë miraton planin e punës së komisionit për sesionin pranveror 2023. . (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon ceremoninë e hapjes së qendrës “Klasat për Nëna” dhe lanson programin “Kujdesi në Grup në 1000 ditët e para”. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Kolektivi “Marshojme s’festojme organizon manifestimin në rrugë nën thirrjen “Marshojmë s’festojmë për një jetë pa dhunë ndaj vajzave dhe grave”. (Tek Pallati i Drejtesise, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin për projektligjin për ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Kuvendi i Kryeqytetit të Republikës së Kosovës, do të mbajë seancë solemne me rastin e Ditës ndërkombëtare të Gruas. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 11:00)  

- Komuna e Gjilanit do të bëj zbulimin e shtatores Heroina e Qytetit. (Platoja e Teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 11:00)

- Kryetari i Bordit të Prishtina Mall, Fatmir Zymberi dhe Drejtori Ekzekutiv, Alvaro Antonio Costa mbajnë konferencë për media. (Ambientet e Prishtina Mall, ora 11:00)

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për sanksionet e shÑ‘njestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave tÑ‘ njeriut, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. . (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 12:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës organizon panel diskutimi “Çikat sfidojnë stigmat me zgjedhjet në karrierë”  si dhe hap galeri me piktura të punuara nga nxënësit me moton “Super Çikat”. (Kino Armata, ora 13:30)

- Anëtaret e Bordit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, me rastin e 8 Marsit - Ditës Ndërkombëtare të Gruas, mbajnë konferencë për media. (Holli i Kuvendit, ora 14:00

-  Komuna e Gjilanit organizon hapjen e ekspozitës 'Muza'. (Galeria e Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

- Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Gruas, Ambasada e Francës në Kosovë organizon një rrëfim të aktores dhe feministes franceze Véronique Ataly për ngacmimet në botën e kulturës, pasuar nga leximi i teksteve të Catherine Benhamou "Anna ose vajza e re inteligjente". Sheshi “Mehë Uka” kati VI në Mitrovicë, ora 17:30)

- Organizata Gratë për Vetëvendosje dhe Organizata Rinia për Vetëvendosje mbajnë aktivitet në përkujtim të 66 grave e vajzave të vrara nga femicidi që nga paslufta. (Të shkallët e Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ora 18:00)

- Mbahet ceremonia inauguruese e qendrës së re tregtare dhe rekreative Prishtina Mall. (Prishtina Mall, ora 18:00)

- Shfaqet premiera e filmit “Tavolina” dhe hapet ekspozita e fotografive për të pagjeturit nga fotografi Artan Korenica, mbështetur nga  Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. (Muzeu Etnologjik i Kosovës, ora 18:00)

- Komuna e Gjilanit jep premieren e shfaqjes Big Brother - “Vëllai i Madh / Daja i Madh / Halla e Madhe”. (Teatri i qytetit, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 7 mars 2023

- Me rastin e shenimit të 7 marsit, ditës së mësuesit hapet ekspozita e studentëve lidhur me historikun e Abetares dhe librit shqip ndër vite si dhe mbahet simpoziumi shkencor lidhur me mësimet e nxjerra nga vlerësimet e nxjerra nga testet nderkombëtare. (Fakulteti i Edukimit, ora 10:00)

- Komitetit për Komunitete të Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e dytë. (Salla e KK- Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës ndajnë 45 bursa të reja për studime master në BE për të rinjtë nga Kosova. (Kino Armata, ora 10:45)

- Ushtruesi i Detyrës, Drejtori i Thesarit Nysret Koc raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës të teknologjisë së informacionit, sistemi për menaxhimin e Pagave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, 11:00)

- OJQ Aktiv publikojnë hulumtimin për pozitën e komunitetit serb në katër komuna në veri të Kosovës dhe komunitetit shqiptar në jug të Serbisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton në parim i Projektligjit për organizimin e tregut për produktet bujqësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” do të zhvillohet ndeshja vëllazërore futbollistike ndërmjet ekipeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 13:00)

- Oda Ekonomike Austriake organizon Panairin e Punës se Kompanive Austriake me qëllim të promovimit të punës së kompanive të ndryshme austriake, duke shënuar kështu një ngjarje të rëndësishme për të interesuarit nga Kosova që kanë dëshirë të kyçen në tregun e punës në Austri. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 13:00)

- Përfaqësues nga Policia e Kosovës raportojnë para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione për të diskutuar lidhur me çështjen e luftimit të dhunës në familje, dhuna ndaj grave dhe ngacmimeve seksuale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 14:00)

- Me rastin e shënimit të 7 marsit ditës së mësuesve, Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama do të ndaj mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit e shkollave të kryeqyteti të cilët do të pensionohen këtë vit, duke vlerësuar kështu kontributin e palodhshëm që dhanë për edukimin e brezave. (Ambientet e shkollës ''Eqrem Çabej'', ora 15:00)

- Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së, do të ndezin flakadanët për të shënuar Natën e Zjarreve në shenjë solidarizimi me ndezjen e Flakadanëve në të gjitha rajonet, duke përmbyllur kështu manifestimin në përkujtim të Epopesë së UÇK-së. (Sheshi “Skënderbe”, ora 18:00)

- Bashkimi Evropian, Ambasada Gjermane dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Gruas me shfaqjen e filmit 'Misogjinia në epoken digjitale' me katër gra në dy kontinente të ndryshme. të cilat vendosën ta sfidojnë urrejtjen mizogjene. (Kino Armata, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 6 mars 2023

 - Me rastin e ceremonisë se 10 vjetorit të themelimit të Universitetit Publik "Kadri Zeka" në Gjilan hapet ekspozitë me fotografi të aktiviteteve të ndryshme, që nga themelimi e deri tani. (Ndërtesa e Universitetit në Gjilan, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së. (Prekaz, ora 10:00)

- Universiteti "Kadri Zeka" në Gjilan organizon simulimin e një seance gjyqësore nga studentët e Fakultetit Juridik në mbikqyrjen e stafit akademik. (Ndërtesa e Universitetit në Gjilan, ora 11:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne lidhur me shënimin e 25 - vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 12:00)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa merr pjesë dhe mban fjalim në Seancën Solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Universteti "Isa Boletini" në MItrovicë shënon 10 vjetorin e themelimit  me ç'rast akademik Minir Dushi do të nderohet me titullin "Doctor Honoris Causa". (Objekti i kampusit universitar në Mitrovicë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia solemne me rastin e 10-vjetorit te themelimit të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë. (Shkolla e Muzikës 'Prenk Jakova' në Gjakovë, ora 12:00)

 

- PSD do të mbajë një aksion simbolik pranë objektit të qeverisë në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe planin franki-gjerman. (Sheshi "Skënderbeu", ora 13:00)

Ngjarjet e datës 5 mars 2023

- Kuvendi i Komunës së Gjilanit mban seancë solemne për shënimin e manifestimit 'Epopeja e UÇK-së'. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut të Kosovës organizon Kampionatin Individual të Kosovës për U21 “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj ora 10:00)

- Në nderim të “Epopesë së UÇK-së” dhe në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri, Qeveria e Republikës së Kosovës, më 5, 6 dhe 7 Mars 2023, organizon manifestimin gjithëpopullor. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në Ceremoninë e Rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së. (Kazerma "Adem Jashari" në Prishtinë, ora 12:00)

- Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës në kuadër të Ditës së Dëshmorëve të Kombit dhe të “Epopesë së UÇK-së” organizon akademi letrare - artistike “Ora e Lirisë” ku këtë herë punimet e tyre do t’i deklamojnë rreth 50 poetë, anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe të tjerë, ndërsa juria letrare do të japë çmimin tradicional letrar “Adem Demaçi”. (Lokalet e LSHK-së në mahallen e Muhaxherëve tek Kulla e zotnisë, ora 12:00)


Ngjarjet e datës 4 mars 2023

- Grupi joformal i Grave Asambliste të Komunës së Prizrenit organzion aktivitetin “Rrezet e Lirisë” për nder të Epopesë së UÇK-së, ku do të prezantohen sukseset e vajzave të dëshmorëve. (Abi Çarshia në Prizren, ora 13:00)

- Boksierët Robin Haxhi Krasniqi dhe Shefat Isufi do të mbajnë një konferencë për medie, pas triumfit në “Audi Dome” në München të Gjermanisë. (Hotel Emerald, ora  13:00)

- Për nder të 33-vjetorit të themelimit të LDK-së në Gjilan, Dega e LDK-së organizon takim me strukturat dhe qytetarët. (Gjimnazi "Xhavit Ahmeti" në Gjilan, ora 14:00)

- Mbahet mbledhje komemorative për kryetarin e Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci ku do të merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 16:00​)

- Me rastin e shënimit të 10 vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” studentët zhvillojnë një vizitë tek Kulla e atdhetarit “Kadri Zeka”. (Gjilan) 

Ngjarjet e datës 3 mars 2023

- Pas grevës, nga punëtorët teknik te 6 shkollave ne komunën e Prishtinës , kryetari i Federatës Sindikale të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Perparim Rama. (Kabineti i kryetarit të komunës së Prishtinës, ora 8:30)

- Prishtina REA në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, dhe projekti “Digital Creative Solution HUB in Mitrovica” e financuar nga UNMIK dhe bashkëfinancuar nga komuna e Mitrovicës orgnizojnë eventin e Certifikimit të ndjekësve të trainimeve nga tri modulet tona:  IT Essentials, Video Postproduction dhe Printimi Digjital e Disenji, nga rajoni i Mitrovicës. (Ambientet e Qendrës Rinore “Diakonia” në Mitrovicë, ora 11:00)

- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, mban konferencë për media me ç’rast prezanton lansimin e data bazës së re dhe rezultatet e procesit të aplikimit të subvencioneve që ka bërë ministria. (Ndërtesa e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- OJQ Aktiv organizon diskutimin 'Bashkëpunimi ndërkufitar kundër trafikimit të qenieve njerëzore' dhe “komunikimi është i rëndësishëm”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit. (Kabineti i Presidentes, ora 12:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Malishevës fillon lirimin e hapësirës publike përgjatë rrugës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

 

 

Ngjarjet e datës 2 mars 2023

- Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese emëron dy zëvendëskryesuesë të Komisionit dhe merr vendimin për publikimin e thirrjes publike për zgjedhjen një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Pak para fillimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Arsim, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksion simbolik për të demaskuar përpjekjet e dyshimta të deputetit Ardian Gola në ndërhyrjet që i njejti është munduar t’i bëj në Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Sheshi Ibrahim Rugova, para hyrjes së parë të Kuvendit të Kosovës, ora 9:20)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:30)

- Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit organizon ceremoninë e parë të ndarjes së çmimeve për Zyrtarët Përgjegjës në kuadër të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. (Salla e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Rr. Shkodra nr. 6, ora 9:30)

 - Mbahet seanca perfundimtare për rastin Elvedina Hajdarit, e mbijetuar e dhunes ne familje. (Gjykata Themelore në Drenas, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosvës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Peaceful Change initiative mban konferencën për shtyp ku do të prezantoj raportin “Gratë në Media”,   (Kafe librari Dit’e’Nat , ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Perparim Rama do të mbajë konference për media me ç’rast do ta bëjë publike themelimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, drejtori kjo e cila mision të saj do të ketë sigurinë humane; sigurinë në komunikacion; sigurinë e grupeve të cenueshme; sigurinë apo mbrojtjen e mjedisit; sigurinë e hapësirës publike; qentë endacak dhe sigurinë në shkolla. (Zyra e krytarit Rama, ora 10:45)

- Shfaqet premiera e dokumentarit “Kosova monumentale e paradokseve” i cila është një dokumentar që trajton çështjen e memorialeve të viktimave civile të luftës në Kosovë. (Kinemaa ABC, ora 12:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike publikon rezultatet e anketës 'Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e Qytetarëve të Kosovës'. (Libraria Dukagjini, sheshi Nënë Tereza, ora 13:45)   

Ngjarjet e datës 1 mars 2023

- Me rastin e shënimit të 1 Marsit - Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, përfaqesues të Handikos-it takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. (Zyra e Kryeministrit, ora 8:45)

- Four Paws International dhe Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve organizojnë punëtorinë institucionale për menaxhimin efektiv dhe human të popullsisë së qenve dhe reduktimin e numrit të tyre në rrugë nga perspektiva e nivelit qendror dhe komunal. (Pylli i Arinjve në Mramor, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  nr.02/L-031për lirinë fetare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Përfaqesues të Handikos-it takohen me kryeparlamentarin Glauk Konjufca. (Zyra e Kryeparlamentarit, ora 12:00)

- Organizata Gratë Për Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet Kryetarja e GVV dhe njëherit ministrja e Drejtësisë, Albulen Haxhiu. (Zyret e LVV-së, ora 12:30)

- Përfaqesues të Handikos-it takohen me drejtorë komunalë. (Komuna e Prishtinës, ora 13:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ=së. ora 13:30)

- Zyrtari për sektor privat pranë USAID-it Mathew Cullinane, i shoqëruar nga Drejtoresha Ekzekutive e organizatës Komunitetet Globale Carrie Hessler Radelet dhe nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit Sevdi Dernjani, do të flasë në përurimin e zyrave të Handikos-it në Han të Elezit. (Shtëpia e Kulturës në Hanin e Elezit, ora 14:00)

- Ekipi i Volejbollit nga Skënderaj në konkurrencën e femrave do të ketë përballë rivalin nga Korça, 'Skënderbeu'. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 17:00)

- Ekipet e volejbollit nga Shqipëria, Partizani - Erzeni në konkurrencën e meshkujve do të ketë përballën. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:15) 

Ngjarjet e datës 28 shkurt 2023

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)

- Komuna e Mitrovicës mban ceremoninë solemne me rastin e dorëzim pranimit të 40 shtëpive në Lagjen “Frashër” në të cilën do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe drejtori i organizatës “Qatar Charity”, Esam Dabab. (Shkolla e re e ndërtuar në Lagjen “Frashër”, ora 10:00)
 
- Mbahet mbledhja e e dytë e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Rahovcit, ora 10:00)

- Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon ceremoninë e hapjes së Institutit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta në të cilën do të marrin pjesë, Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jefferey Hovenier. (Qendra Korrektuese Dubravë në Istog, ora 10:00)

-  U.d i Drejtorit të Zyrës për Rritje Ekonomike pranë USAID-it Metju Kulinane, i shoqëruar nga Drejtoresha Ekzekutive e organizatës Komunitetet Globale Carrie Hessler Radelet, do të flasë në ngjarjen ku do t'u shprehet mirënjohje 60 praktikantëve dhe 40 organizatave nikoqire si pjesë e programit të praktikës profesionale të lehtësuar nga aktiviteti i USAID-it. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Ministrja e Ekonomisë, znj.Artane Rizvanolli raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e ndarjes se certifikatave për 50 nxënës të Shkollës së Mesme “Gjin Gazulli”, në Prishtinë, të cilët për 8 javë rresht kanë marrë njohuri praktike në fushën e programimit. (PBC Academy, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport dëgjim publik lidhur me Projektligjin pÑ‘r Kinematografinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, do ta inaugurojnë çerdhen e re afër shkollës “Agim Ramadani” në fshatin Zhegër. (Zhegër, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca bën homazhe në Likoshan. (Kompleksi i varrezave të Likoshanit dhe Qirezit, ora 12:30)

- Zëvendës Ndihmës Sekretar për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobari mban konferencë për shtyp në Bruksel për të mbështetur Dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Kosovën dhe Serbinë.  (https://www.eventbrite.com/e/press-briefing-with-deputy-assistant-secretary-gabriel-escobar-tickets-565047832277, ora 16:00)
 
 

Ngjarjet e datës 27 shkurt 2023

- Punëtorët e gazetës “Rilindja” do të mbajnë një konferencë për medie lidhur me zhagitjen e ndarjes së 20-përqindëshit për punëtorët, pas marrjes së Pallatit nga Qeveria, dhe mosnjohja e stazhit për punën e bërë te “Rilindja” dhe’’ Bujku”. (Para Pallatit të “Rilindjes”, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë aksion simbolik pranë ndërtesës së qeverisë. (Sheshi "Skënderbeu", ora 13:00)

- Ministri i Financave,Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati raporton para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me strategjin legjislative për mirëqenien sociale dhe planet për fushen e mirëqenies sociale për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  N10, ora 13:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin për Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve, shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me komisionin me delegacionin e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2023

- Përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë raportojnë para Komisionit Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar lidhur me progresin në hartimin e Projektligjit për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kuvendi i Komunës së Prishtinës do të mbajë seancë solemne në mbështetje të popullit ukrainas, në shenjë solidarizimi dhe thirrje për paqe. (Kuvendi Komunal i Prishtinës, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı. (Kabineti i kryetarit, ora 11:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Prokuroria Themelore në Pejë mban konferencë për media nga me rastin e ngritjes se aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë të dyshuar për kryerjen e mbi 20 veprave penale nga kapitulli kundër korrupsionit. (Objekti i Prokurorisë Themelore të Pejës, ora 12:15)

- Në njëvjetorin e​ pushtimit të paprovokuar rus në Ukrainë, të premten, më 24 shkurt 2023, në emër të popullit të Kosovës organizohet ceremoni e pritjes dhe dorëzimit të letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 13:15)

- Gazetarët ukrainas që janë strehuar në Kosovë, do të mbajnë një aksion në njëvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës. (Marshi nis nga sheshi Gjergj Kastrioti Skëndërbeu deri tek sheshi Zahir Pajaziti, ora 18:00)

- BE-ja në Kosovë dhe Ambasada Gjermane shënojnë një vjetorin e fillimit të pushtimit të paprovokuar, të pajustifikuar dhe në shkallë të plotë të Ukrainës, me shfaqjen e filmit ukrainas të vitit 2022 “Shtëpia  e ndërtuar nga copëzat” që flet për fëmijët e prekur nga agresioni. (Kino Armata, ora 19:00)


 

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2023

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, ora 9:30)

- Oda Ekonomike Amerikane mban tryezën e diskutimit me temën “Parandalimi i  arnave të falsifikuara: Fakte dhe shifra”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancen e radhes. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Shfaqet filmi “#DamBusters - The Start of the Riverlution”, në përpjekje për të ngritur vetëdijen për restaurimin e lumenjve  ku më pas do të organizohet një diskutim lidhur me digën e Mirushës, komuna e Malishevës. (FShMN, salla “Idriz Ajeti”, ora 10:00)

- Vihet gurthemeli për ndërtimin e ndërtesës së re për Fakultetin e Shkencave Matematike dhe Natyrore të Universitetit të Prishtinës, projekt i financuar nga BE-ja, UNOPS dhe UP-ja. (Zona e Fakultetit Teknik, Bregu i Diellit, ora 10:30)  

- Drejtori i Shëndetësisë Izet Sadiku, në cilësinë e Kryesuesit të Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organzon takimin e radhës, të Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që ka për qëllim diskutimin e temave aktuale në kuadër të zhvillimit të veprimtarisë së Kolegjiumit. (Vila Gërmia, ora 11:00)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 227-të. (Përmes platformës online Zoom, ora 13:30)

- Profesori i Antropologjisë Sociale, Ger Duijzings nga Universiteti i Regensburgut nga Gjermania mban ligjëratë publike lidhur me pushtimin e 'makinave' për strukturën urbane të qyteteve. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare, ora 13:30)

“ICT for Kosovo’s Growth” organizon eventin “Awards’ Certificate Ceremony - Round 5”. (Termokiss, Prishtinë, ora 13:45)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkruan memorandume bashkëpunimi me 31 biblioteka komunale të Kosovës. (Biblioteka Kombëtare, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2023

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut; njoftohet në lidhje me dorëheqjen e anëtarit të KGjK-së nga komuniteti serb etj. (Kuvendi i Kosovës, N302, ora 10:00)
    
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale formon grupin punues për monitorimin e Ligjit për kontrollin e duhanit, si dhe shqyrton Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. (Kuvendi i Kosovës, N303, ora 11:00)
    
- Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin jorezident të Pakistanit, Yousaf Junaid. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 11:50 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)
    
- Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara nga dy seanca të mbajtura më 22 dhe 23 dhjetor 2022. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)
    
- Komiteti Olimpik i Kosovës dhe MKRS organizojnë ceremoninë e promovimit të librit “Kryemjeshtri”, të autorit Arsim Maxhera. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Komuna e Istogut shpall lojtarin e vitit 2022. (Salla e Kuvendit Komal të Istogut, ora 15:00)
    
- Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës hap ekspozitën vjetore e cila shpërfaq vepra nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës, dizajnit grafik, fotografisë artistike, vizatimit etj,. (Pallati i Rinisë, salla e ekspozitave, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2023

- Dhomat e Specializuara të Kosovës nisin gjykimin kundër Pjetër Shala. (Përmes faqes së internetit të DHSK-së https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 9:30)

 - Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Instituti Albanologjik në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “Wisdom” nga Tirana organizojnë tryezën e rrumbullakët me temë: “Shqipja - gjuhë evropiane”. (Institutin Albanologjik në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të ketë takim me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitin ku temë e bisedimeve do te jetë pozita e punëtorëve teknik në spitalet e Kosovës, ora 11:00

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, dekoron pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës së punimeve shkollore Kosovë-Shqipëri, me temën e Pavarësisë, e organizuar nga MAShTI. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare, ora 11:00)

- Ministri i Admintrates dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit të Auditimit “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 - Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim themelon grupin punues për Projektligjin për Verëra si dhe shqyrton Projektligjin për Pyje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00) 

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2023

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal takohet me Bordin e RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Klubet e Federatës së Notit të Kosovës protestojnë për shkak të injorimit dhe ndërhyrjeve politike në shkatërrimin e Federatës së Notit të Kosovës duke favorizuar grupe të interesit të përkrahura edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe MKRS. (Para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Pyje, Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe shqyrton Draft - planin e Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa  e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2023

- Federata e Pingpongut të Kosovës në bashkëpunim me MKRS-në, Kuvendi Komunal Junik dhe Kpp Juniku do të organizojnë turneun e seniorëve për nder të ditës së pavarësisë së Kosovës. (Palestra e Sporteve në Junik, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 18 shkurt 2023

- Zhvillohet ndeshja miqësore në futboll e Veteranëve të Kosovës me veteranët e Gjermanisë. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 13:00)

- Mbahet turneu në Volleyball dhe ne Streetball. (Palestra Sportive 'Bashkim Selishta' në Gjilan, ora 14:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës, në kuadër të kalendarit të festimeve të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shfaq baletin "Exil" me koreografi nga Eno Peçi, në qytetin e Kamenicës. (Shtëpia e Kulturës "Isa Kastrati" në Kamenicë, ora 19:00)

- Hapet ekspozita personale 'Identiteti nga Lulzim Ramushi. (Galeria e qytetit të Gjilanit, ora 19:00)

- Mbahet gala koncert me Rona Nishliu & New Bing Band. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 17 shkurt 2023

- Mbahet mbledhja festive e Qeverisë së Repiblikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Behët ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës dhe ndërime të Monumenti i të Pagjeturve. (Para ndërteses së Qeverisë, ora 8:20)

- Mbahen homazhe të varri i ish Presidentit Ibrahim Rugova, veprimtarit Adem Demaçi. (Velani, ora 8:45)

- Komuna e Gjilanit mban seancë solemne në nderë të Pavarësisë. (Kuvendi Komunal i Gjilanit, ora 9:00)

- Udhëheqës të Komunës së Prishtinës bëjnë homazhe tek varri i ish Presidentit Rugova dhe tek varrezat e dëshmorëve. (Velani, ora 9:15)

- Mbahen homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". (Prekaz, ora 9:50)

- Kuvendi i Komunës së Prishtinës mban seancë solemne për Pavrësinë. (Ndërtesa e Kuvendit, 10:00)

- Fshati Prelez i Muhaxherëve, komuna e Ferizajt organizon një eveniment për shfaqje me kuaj te terheqjes dhe sfilës me qindra pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Macedonia e Veriut dhe me gjerë. (Fshati Prelez, ora 10:00)

- Asamblea e Komunës së Istogut mban mbledhje solemne në nderë të Pavarësisë. (Kuvendi Komunal i Istogut, ora 10:00)

- Udhëheqës të Komunës së Gjilanit bëjn homazhe të varrezat e dëshmorëve. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 10:00)

- Filharmonia e Kosovës interpreton para Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:30)

- Udhëheqës të Komunës së Istogut bëjn homazhe të shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova. (Istog, ora 10:30

- Mbahet Seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës për ndërt të Parvësisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Behët promovimi i librit 'Nga Muret e Stambollit' e autorit Përparim Blakaj. (Istog, ora 11:00)

- Behën nderime të Monumenti i Policëve të rënë në detyrë dhe Monumenti Heroinat. (Prishtinë, ora 11:20)

- Mbahet parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. (Sheshi Nënë Tereza, ora 12:00)

- Komuna e Istogut organizon program Kulturor - Artistik për nder të Pavarësisë. (Sheshi Ibrahim Rugova në Istog, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim zëvendës presidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova, e cila po e viziton Kosovën me rastin e shënimit të 15 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Kabineti i Presidentes, ora 14:10 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- NISMA Socialdemokrate organizon tubimin festiv “Festojmë me Ju!”. (Sheshi “Skenderbeu”, ora 14:30)

- Komuna e Prishtinës organizon koncert Prishtina Jazz Orchestra për ditën e Parvarësisë. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 16:00)

- Ndezja e 1133 qirinjve në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës. (Para Teatrit Kombëtar, ora 16:15)

- Presidentja e Republikës së Kosovës organizon pritje shtetërore. (Hotel Emerald, ora 17:00)

- Mbahet Morcheeba Band me Dj Erleta, La Fazani, Shpat Deda dhe Dj Adrian. (Salla e Sportit në Prishtinë, ora 19:00)

- Mbahet koncerti i Pavarësisë “Rrno për me tregue”. (Salla 1 tetori, ora 20:15)

- Komuna e Prishtinës organzon WonderLight Festival. (Tulltorja e Prishtinës, ora 21:30)

Ngjarjet e datës 16 shkurt 2023

- Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat fillore dhe te mesme të Komunës së Gjilanit i kushtohet historikut të Pavrësisë së Republikës së Kosovës. (Të gjitha shkollat e Gjilanit, ora 8:00)

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës prezanton rezultatet e hulumtimit të traumës ndërbrezore nga nënat e ekspozuara ndaj dhunës gjatë luftës në Kosovë në vitet 1999-2000, si dhe fëmijët e tyre. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes  për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftim ne Ballkanin Perëndimor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Deputeti i VV-së, Haki Abazi, mban konferencë për medie lidhur me “urdhrin e kryeministrit Kurti për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE - Kosovë”. (Holli i Kuvendit të Kosovës,  ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor si dhe Projektligjin për Ratifikimin  e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregëtisë së Lirë të Evropës Qendrore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- OJQ Gruja Hyjnore dhe Qendra Pema bëjn pranimin e veshjeve kombëtare të punuara nga vajzat me nevoja të veçanta. (Muzeu Etnologjik i Gjilanit, ora 10:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kabineti i Presidentes; ora 11:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të hapë konferencën "Ndalja e ciklit të dhunës - programet për kryerësit e dhunës në familje”, që organizohet nga Këshilli i Evropës. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Departamenti i Historisë i Fakultetit Filozofik do të mbajë një ligjëratë me ish-Presidentin e Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu me tem[ "Kosova 15 vjet shtet-sfidat e shtetndërtimit". (Fakulteti Filozofik, salla 14, ora 11:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës organizon ceremoninë përkujtimore për nder të profesionistëve shëndetësorë. (Hyrja e QKUK-së, ora 12:00)

- Për nder të Pavrësisë së Kosovës, Komuna e Gjilanit organizon Panairin 'Fuqizo Shtetin'. (Sheshi Reshep Mala dhe Nuhi Berisha në Gjilan, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert për fëmijë nga Hello Academy of Education. (Teatri i Qytetit, ora 12:00)

- Me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, organizohet tryezë me temën “Pakicat në Kosovën e pavarur”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon ngjarjen 'Lexusit e Dalluar 2022'. (Bibloteka Fan S. Noli, ora 14:00)

- Për nder të Pavrësisë së Kosovës, Komuna e Istogut organizon aktivitetin sportiv Superkupa e Kosovës 'Pavrësia e 2023'. (Palestra e qyteti të Istogut, ora 15:30)

- Komuna e Vushtrrisë organizon shpalljen e “Sportistëve të Vitit 2022” . (Qendra rinore “Naxhije dhe Fahri Buçinca”, ora 18:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës organizon shfaqjen 'Exil'. (Teatri i qyteti të Gjilanit, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 15 shkurt 2023

- Mbahet vazhdimi i konferencës përgatitore për gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. (Hagë, ora 9:30)  

- Mbahet tryezë e rrumbullakët me temë diskutimi “Roli dhe pozita e grave rurale në Kosovë”. Marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Komuna e Prishtinës, si dhe shoqatat nacionale nga fusha e bujqësisë. (Hotel Sirius, ora 9:45)

- UBT organizon konferencën “Kosova dhe Urbanizmi i Ri: Qëndrueshmëria, Inovacioni, Teknologjia, Qëndrueshmëria dhe Investimet”, në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA dhe me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve prezanton raportin me të gjeturat e projektit të “Vlerësimit të dinamikës së popullsisë së qenve në Komunën e Prishtinës”. (Shtëpia e Evropës, rruga “UÇK” në Prishtinë, ora 10:30)

- Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës hap ekspozitën “Kosova pas  Luftës së dytë Botërore në dokumente arkivore”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media ku do të publikoj të dhënave nga monitorimi i realizimit të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë për periudhën janar-dhjetor 2022. (Zyret e Lëvizjes Fol, ora 11:00)

- Komuna e Vushtrrisë organizon shfaqje teatrale për fëmijët nga Teatri “Dodona”. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri, ora 11:00)

- Instituti Shkencor Kosovar - Suedez promovon triologjinë  "Ato gdhendin dhimbjen" të autores Alketa Gashi Fazliu. (Bibloteka Kombëtare, ora 12:00)

- Komisioni për Integrim Evropian, shqyrton Projektligjin për pyjet, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 12:00)

- Universiteti i Prishtinës për nder të 53 vjetorit të themelimi të tij organizon ceremoni solemne. I pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, ora 13:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Nisja nga Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)

- Promovohet libri "Rikthimi i gjeopolitikës" i autorit Sadri Ramabaja. (Libraria Dukagjini, ora 18:00)

- Manifesta 14 Prishtina shfaq filmin e shumëpritur "Trapped by Law" nga Sami Mustafa dhe në panelin e diskutimit mbi përfshirjen e komuniteteve jo-shumicë në shoqërinë tonë në Kosovë. (Kino Armata, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 14 shkurt 2023

- Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama, mirëpret veprimtarin Jim Xhema për ta nderuar për punën e palodhshme për çlirimin e Kosovës. (Oda, Komuna e Prishtinës, ora 9:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për Investitorin strategjik Moxico Luma Kosova Mining L.L.C. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit në Kosovë organizon aktivitet për dhurimin e gjakut. (Objekti i Qendres së Inovacionit, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia raporton para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me strategjin Legjislative, planin dhe prioritetet e punës së Ministrisë së Shëndetësisë si dhe zhvillimet e fundit në sektorin e shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

-  Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Shefki Abdullahu raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Partia Socialdemokrate do të zhvilloj një aksion simbolik për dyvjetorin e qeverisë Kurti. (Tek objekti i qeverisë, ora 11:00)

- Asociacioni i letrarëve dhe artistëve Art Club 'Rifat Kukaj' nga Drenasi organizon manifestimin e shënimit të 10 vjetorit të themelimit të Art Club ,,Rifat Kukaj”. (Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me çështjen e moszbatueshmërisë së Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi me të ftuarit Avokatin e Popullit, Drejtori i ZQM-së, Drejtori i ZL ZKM-së, si dhe përfaqësues të organizatës Demokracia plus. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komuna e Vushtrrisë organizon ekspozitën e veshjeve tradicionale. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” në vushtrri, ora 14:00)

- Komuna e Mitrovicës organizon ceremoninë solemne të shpalljes së sportistit të vitit dhe laureatit të çmimit ”Lah Nimani”. (Salla e Kuvendit Komuna të Mitrovicës, ora 17:00)


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)