23 Prill 2024

EULEX dënon Blerim Svircen, Mujë Ukaj dhe Nexhat Shatrin

Prishtinë, 26 nëntor - Sot, një panel prej dy gjykatësve të EULEX-it dhe një gjykatës i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, i shpalli të pandehurit Mujë Ukaj dhe Nexhat Shatri fajtor për veprën penale të aktivitetit të papërgjegjshëm ekonomik. 


Blerim Svirca u shpall fajtor për veprën penale të keqpërdorimit  të  pozitës zyrtare ose autoritetit zyrtar. Qefser Baholli u lirua.

Blerim Svirca u dënua me tre vjet e katër muaj burg. Shuma prej 60.000 euro i është konfiskuar dhe ajo do të transferohet në Thesarin e Kosovës.

Burgimi prej dy vjet dhe dy muaj u shpall për Mujë Ukaj dhe Nexhat Shatrin. Megjithatë, dënimi kundër të këtyre dy të pandehurve u pezullua dhe nuk do të ekzekutohet në qoftë se të pandehurit nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër penale për periudhën prej katër vitesh.

Personat e dënuar duhet të paguajnë shpenzimet e procedurës gjyqësore të cilat janë të përcaktuara, në raport me numrin e seancave të mbajtura.

Prokuroria u përfaqësua nga një prokuror vendor nga Zyra e Përfaqësuesit Special të së Prokurorisë së Kosovës (PSRK-së).

Palët kanë të drejtë për ankesë kundër këtij vendimi brenda (15) ditësh nga dita kur ata e marrin kopjen e vendimit. Ankesa duhet të shpallet brenda tetë ditëve nga data e vendimit.

Deklarata për shtyp në gjuhën shqipe dhe serbe do të vendoset në ueb faqen e EULEX-it së shpejti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)