Gjykata Speciale arreston Dritan Goxhaj në Shqipëri
Prishtinë, 31 korrik - Dhomat e Specializara të Kosovës ka bërë të ditur se autoritetet e Shqipërisë arrestuan Dritan Goxhaj në Tiranë.
DHSK-ja kërkoi bashkëpunimin dhe ndihmën e autoriteteve shqiptare për arrestimin e Goxhaj dhe dorëzimin e tij në DHSK, mbi bazën e fletarrestimit të lëshuar nga një gjykatës i DHSK-së në lidhje me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.
Goxhaj do të mbahet i paraburgosur në Shqipëri në pritje të vendimit të autoriteteve shqiptare lidhur me transferimin e Goxhaj në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë.