27 Prill 2024

Në 24 orët e fundit ngriten 19 aktakuza kundër 31 personave

Prishtinë, 20 korrik - Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se nga prokuroritë Themelore janë ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit dhe arrestit shtëpiak ndaj dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorëve kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)