27 Prill 2024

Mbi 99 mijë lëndë civile të pazgjidhura vetëm gjatë vitit 2022

Prishtinë, 2 gusht - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED ka mbajtur sot një konferencë për media, në të cilën ka prezantuar raportin me titull “Drejtësia civile 2022”, raport ky si rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë drejtësisë civile në Kosovë gjatë vitit 2022.

IKD ka bërë të ditur se 99 mijë e 407 lëndë civile kanë mbetur të pazgjidhura gjatë vitit 2022 në Kosovë ku edhe rritja numrit të lëndëve të pazgjidhura i ka kontribuuar edhe mosefikasiteti i gjykatësve dhe shpërndarja jo-proporcionale e tyre.

“Në vitin 2022 janë pranuar 40 mijë e 826 lëndë te natyrës civile e që mendohet se rreth 40% e lëndëve të pranuara janë të kësaj natyre. Kjo i bie se vetëm gjatë vitit 2022, konsiderohet se rreth 16mijë e 330 lëndë civile janë lëndë të cilat rrjedhin nga kontekstet që ndërlidhen me moszbatimin e obligimeve nga kontratat kolektive”, thuhet në raport.

Gzim Shala nga IKD, tha se gjatë monitorimit kanë gjetur se nuk ka zbatim të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi.

“Kemi një moszbatim të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi pasi që përkundër faktit se në padi të ndryshme ngritët pretendimi për diskriminim, paditë nuk ngritën në bazë të këtij ligji”, tha Shala.

Ndërsa, Aurela Merlaku nga ky institut, tha se nga vitit 2018 numri i rasteve civile të pazgjidhura është dyfishuar.

“Numri i lëndëve të pazgjidhura në fushën civile është dyfishuar. Numri i lëndëve të pazgjidhura është rritur në vazhdimësi. Në vitin 2018 numri i lëndëve te pazgjidhura nga Gjykatat Themelore ishte 44.213, në vitin 2019-47,926 në vitin 2020 ishte 64,414, në vitin 2021 ishte 85,087 ndërsa në vitin 2022 ishte 99,407”, theksoi ajo.

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar nga KGJK që të kujdeset që gjykatësit të shpërndahen proporcionalisht me ngarkesën e lëndë që i ka një gjykatë në mënyrë që të ulet numri i lëndëve të pazgjidhura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)