28 Prill 2024

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 74 aktakuza kundër 84 personave

Prishtinë, 1 gusht - Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza kundër tetëdhjetekatër (84) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, si dhe ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale.  

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)