26 Mars 2023

EULEX arreston Gani Zogaj në lidhje me hetimet në MTPT

Prishtinë, 29 korrik - Sot në Prishtinë, Departamenti i Policisë Ekzekutive të EULEX-it ka kryer bastisje në banesën private dhe zyrën Gani Zogaj, administrator i teknologjisë informative (IT) në Qeverinë e Kosovës në lidhje me hetimin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës.

I pandehuri është arrestuar dhe akuzohet për pengim në mbledhje të provave.

Ai aktualisht gjendet në paraburgim policor të autorizuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).  

 

Edhe Ministria e Administratës Publike konfirmon lajmin, se sot, nga policia e EULEX-it, është arrestuar Gani Zogaj, zyrtar i Departamentit të e-Qeverisjes dhe Proceseve Administrative në Ministrinë e Administratës Publike.
Ministria e Administratës Publike, ashtu si edhe Qeveria e Kosovës, angazhohet për sundimin e ligjit në vend, si dhe rikonfirmon gatishmërinë e saj që të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)