20 Prill 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Korrik 2021

- Oda e Farmacistëve të Kosovës bën promovimin e “Revistës Farmaceutike”. (Hotel Emerald, ora 10:00)    

- Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për medie me temë: “Mekanizmi disiplinor ndaj gjyqtarëve dheprokurorëve: Një reflektim mbi gjendjen aktuale”. (Zyret e GLPS, ora 10:30)

- Organizuar nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri do te mbahet takimi me përfaqësuesit e pesë konfesioneve fetare, në funksion të kultivimit të dialogut ndër-fetar. (Zyra e Kryetarit të Gjilanit, ora 11:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojnë konferencë njëditore me titullin “Planet e menaxhimit të trashëgimisë kulturore, mjet për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm e trashëgimisë kulturore”. (Emerald Hotel, ora 13:00)
    
- Edicioni i tretë i Festivalit Evropian të Filmit në Kosovë, përfundon me një ceremoni çmimesh në Kino Armata në prani të zëvendësshefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri. (Kino Armata, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 29 Korrik 2021

 - Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë viziton ministrinë e Infrastrukturës, flasin për kriteret që duhet t’i plotësojnë kompanitë e autobusëve. (Ministria e Infrastrukturës, ora 8:30)
    
- Instituti Riinvest dhe USAID organizojnë tryezën e diskutimit me temën “Barometri i prokurimit publik 2020”. (Hotel Emerald, ora 10:00)  
 
- Komuna e Prishtinës dhe UNDP do të nënshkruajnë marrëveshjen për restaurimin e Sahat Kullës. (Pranë objekti të Sahat Kullës, ora 10:00)  
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin dhe programin e shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2021 si dhe kërkesën për ndarje buxhetore për Radiotelevizionin e Kosovës për periudhën korrik-shtator 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Specializantët e ShSKUK-së protestojnë për mos pagesat e specialistantëve për kujdestaritë 24 orëshe të vikendeve dhe ditëve të festave. (Para Administratës Qendrore, ShSKUK, ora 12:00)

- Kryetari i Partisë Demokratiek të Kosovës, Memli Krasniqi, viziton komunën e Shtimës ku do të takohet me Kryetarin Naim Ismajli. (Objekti i Komunës, ora 12:30)

- Kryetari i Partisë Demokratiek të Kosovës, Memli Krasniqi se bashku me Kryetarin Naim Ismajli vizitojnë Parkun e Biznesit. (Rruga Industriale në Shtime, ora 13:00)

- Kryetari i Partisë Demokratiek të Kosovës, Memli Krasniqi se bashku me Kryetarin Naim Ismajli vizitojnë Parkun e qytetit “Ahmet Shtimja”. (Rr. Ahmet Shtimja në Shtime, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 28 Korrik 2021

- Drejtori i Drejtorisë së Administratës i Komunës së Prizrenit, Osman Hajdari do të bëjë përurimin e Memorialit të Dëshmoreve në fshatin Kobaj. (Fshati Kobaj, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e 261-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Platforma Zoom, ora 9:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës në emër të kompanisë Koshi Group organizon lansimin dhe promovimin e barkës së parë prodhuar në Kosovë të quajtur Interstellar. (Liqeni i Radoniqit në Gjakovë, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban tryezë diskutimi me temën “Themelimi i Gjykatës Komerciale në Kosovë: Nevoja për themelimin e saj, sfidat dhe pritshmëritë”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë do të lansoj edicion e 20-të të Përmbledhjes Pulsi Publik me një prezantim virtual të të gjeturave kryesore. (Zoom: https://undp.zoom.us/j/87255870241, ora 11:00)  

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪13:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën do të behët votoj rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:00)

-  Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit, hyrja nga Sheshi, ora 15:00)

- Mbahet ceremonia e zyrtarizimit të kandidaturës së Kryetarit aktual të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari edhe për një mandat në udhëheqje të Skenderajt. (Restaurant “Freskia”, në Skenderaj, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 27 Korrik 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:45)

- Policia e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore të zyrtarëve policorë, e cila iu dedikohet zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjve të Kosovës”. (Hapësira e jashtme para objektit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ora 10:00)  

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)  

- Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencën për medie lidhur me përmbylljen e projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie” dhe prezantimin e raportit përfundimtar të zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – Covid-19. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të performances “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave jo-qeveritare”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takoht me kryetarët e Odave të profesionistëve shëndetësor për të diiskutuar për punën dhe sfidat e Odave të profesionistëve shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)  

- Nën përkujdesin e drejtpëdrejt të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, shënohet 231-të i themelimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës. (Teqa Bektashiane në Gjakovë, ora 11:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë do ta prezantojë edicionin e pestë të Raportit vlerësues të të drejtave të komuniteteve. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton para Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me nivelin e zbatimit të ligjit për shoqëritë tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)  

- Organizohet hapja solemne e Dekra Akademie në Gjilan e cila ka hapur dyert e saj për infermierët e licencuar që duan të punojnë në Gjermani. (Tek Rruga e Gjinollëve, nr.83, Gjilan, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë  shqyrton Projektligjin në parim për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 303, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës s Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301 ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 26 Korrik 2021

- Sindikata e punëtorëve të Administratës Tatmore të Kosovës vazhdon grevën me orar të plotë. (Objekti i ATK-së, ora 8:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencën për media e cila o te jetë e përqendruar në prezantimin IFO-s me të gjeturat kryesore nga anketimi i bizneseve, për tremujorin e parë të vitit 2021. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:30)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, me raport amandamente të Komisionit funksional për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)  

- shtyhet për nesër - Policia e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore të zyrtarëve policorë, e cila iu dedikohet zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjve të Kosovës”. (Hapësira e jashtme para objektit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ora 10:00)  

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- shtyhet per neser - Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës s Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301 ora 14:00)

Ngjarjet e datës 25 Korrik 2021

- Vazhdon dita e dytë e panairit veror në të cilin do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” mbahet ‘’Mega Koncert’’ me yjet e këngës nga Deçani. (Në qendër të qytetit të Deçanit, ora 18:00)
 
 

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)

 

Ngjarjet e datës 23 Korrik 2021

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Nënkryetari, Muhedin Nushi do të marrin pjesë në inaugurimin e instalimit të tre mbushësve elektrik për vetura në hapësirën e “Prishtina Parking”. (Mbrapa pallatit të Rinisë, ora 8:45)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe koordinimi i aktiviteteve me qëllim tÑ‘ promovimit  të të drejtave të njeriut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)  

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere vazhdon mbledhjen në të cilën do të shqyrtoj Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit mban konsultim publik për “Plotësimin-Ndryshimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave". (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ku do të publikohet raporti “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë” i cili shpalos të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale në 38 komunat e Kosovës bazuar në 48 indikatorë vlerësues të përzgjedhur konform obligimeve ligjore dhe udhëzimeve administrative që rregullojnë punën dhe funksionimin e institucioneve të qeverisjes lokale. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shoqëritë tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506,ora 11:00

- Komuna e Prishtinës organizon shpërndarjen e pakove mbështetëse bujqësore për fermerët në regjionin e Prishtinës. (Tek objekti i kompanisë “EuroFruti”, në Mramor, ora 11:00)

- Lidhja e Historianëve  të Kosovës ’’Ali Hadri’’ dega në Deçan, përkrahur nga kryetari i komunës Bashkim Ramosaj shënojnë një 100-vjetorin e kryerjes së masakrës ndaj popullsisë së Isniqit nga forcat serbo-malazeze. (Asamblea Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, do të mbajë konferencën e rregullt për media. (Ndërtesa e MAShTI, ora 12:00)  

- Mbahet takimi i radhës i Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)

- Kryesia e Sindikatës së Punëtoreve të ATK-së mbanë konferencë për media lidhur me grevën që po mbahet në ATK. (Qendra e shërbimit të tatimpaguesve, sheshi Skenderbeu, ora 16:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë zyrtare te përurimit të shtatores së Fadil Vokrrit. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)

- Pas inaugurimit të shtatores së Fadil Vokrrit do të zhvillohen dy ndeshje revyale të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës, për nder të ditëlindjes së Legjendës në të cilën do të luajnë veteranët e dy skuadrave në të cilat ka luajtur Vokrri, Llapi dhe Prishtina, derisa më pas do të përballen veteranët e futbollit të Kosovës dhe ata të Shqipërisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)

- Drejtoria e Inspekcionit së bashku me Policinë dhe Njësinë Speciale të Kosovës nisin aksion të gjerë në lokalet e qytetit të Mitrovicës për kontrollimin e lokaleve pas shqetësimeve dhe ankesave të vazhdueshme të qytetarëve për zhurmën që po shkaktojnë lokalet e qytetit. (Mitrovicë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 22 Korrik 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal tek Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Kualiteti i shkollimit universitar dhe pasuniversitar i mjekëve”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën Sindikale të Auto-Taksive që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari”  do të mbajnë protestë në shenjë pakënaqësie nga policia e Kosovës, Inspektorati i Komunës së Lipjanit për mos krijimin e kushteve të punës për këta  Auto-Taksi, e që numri i tyre është mbi 100 Auto-Taksi.  ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës do t’i mbajë dyert e hapura për bashkatdhetarët. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të organizojë zbulimi i pllakës përkujtimore në Dragobil të Malishevës. (Dragobil, ora 11:00)

- ndryshim lokacioni - Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë ndërtesës "Rilindja". (Pranë ndërtesës "Rilindja", ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie rreth hapjes së edicionit të 12-të të Festivalit të Filmit të Animuar “Anibar”. (Kino “Lake” në Pejë, ora 11:00)

- Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media. (oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 13:00) 

- Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon ceremoninë e certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK. (Hotel Emerald, ora 17:00)

- Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” protestojnë për shkak të punimeve në rrugë. (Rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ora 18:00)

 - Komuna e Gjilanit nis fazen e dytë të dezinsektimit hapësinor për të krijuar një ambient pa insekte të dëmshme. (Gjilan, ora 19:30)
 

Ngjarjet e datës 21 Korrik 2021

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të organizojë homazhe te kopshti i dëshmorëve dhe te shtatorja e Shejh Myhedin Shehut te Teqeja e Madhe e Halvetive. (Rahovec, ora 9:00)

- Forumi për Transparencë Parlamentare, me mbështetjen e NDI-së, organizon takim me temën “Pandemia COVID-19: Procesi i vaksinimit në Kosovë”, që organizohet në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”. (Holli i Kuvendit, ora 9:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin   2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

 - Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrime Evropiane takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim të bashkëpunimit dhe komunikimit në procesin e integrimit evropian të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)  

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Statistikave Zyrtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit do të organizojë përurimin e monografisë “Shqiponjat se braktisin folenë”, për dëshmorin e kombit Mizahir Isma, nga autori Qemajl Krasniqi. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 11:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton përgjigjen për Gjykatën Kushtetuese lidhur më rastin KO93/21. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:45)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 20 Korrik 2021

- Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon manifestimin qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban - Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. (Xhamia e Madhe, ora 4:40)

- Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban - Bajramit do ta mbajë dr. Valon Myrta - anëtar i Kryesisë së BI, ndera namazit te Kurban-Bajramit do t'i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ndërsa Hytben - mesazhin e Kurban - Bajramit do ta mbajë Myftiu, Naim ef. Tërnava. (Xhamia e Madhe, ora 5:51)

- Me rastin e festës së Kurban - Bajramit, ditën e parë Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi. (Selia e Kryesisë, ora 9:00)

- Për nder të Festës së Kurban Bajramit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Zyrat qendrore të BIK, ora 9:30)

- Në xhaminë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” shtrohet “Dreka Ndërfetare e Kurban Bajramit”. (Xhamia “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 19 Korrik 2021

- Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës vazhdon me grevë të përgjithshme nga ora 08-16. (Në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës, ora 8:00)

- U.d i Drejtorit të Departamentit për Kufi, Kolonel Ragip Bunjaku raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)
    
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton një kërkesë të Gjykatës Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovë vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
    
- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthimshqyrton informacionet mbi gjetjet e rekomandimeve nga Plani i Monitorimit të Procesit të Integrimit Evropian 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
    
- Instituti i Prishtinës për Studime Politike në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung prezanton rezultatet e anketës “Mendësia e qytetarëve kosovarë rreth pyetjeve politike”. (Hotel Sirus, ora 10:00)
    
- Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të organizojë homazhe te lapidari i dëshmorëve në rrugën “UÇK”. (Transiti Rahovec, Malishevë, ora 10:30)

- Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava do të jap mesazhin me rastin e festës së Kurban Bajramit. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 11:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mban Kuvendin për Zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit të AGK-së. (Salla e Kuqe në Pallatinë e Rinisë, ora 11:00)
    
- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 12:00)

- Në kuadër të vizitave nëpër komuna, për tu informuar nga afër me pritjet që i bëhen bashkëatdhetarëve të cilët vijnë nga diaspora për pushime në Kosovë, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, do të qëndroj në Lipjan, ku do të takohet me kryetarin Imri Ahmeti. (Komuna e Lipjanit, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton për performancën e Kompanive Rajonale të Ujit, të ftuar Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Kompanitë Rajonale të Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 14:00) 

 

- Partia Socialdemokrate do të mbaj konferencë për media. (Pranë Pallatit të Drejtësisë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 18 Korrik 2021

 - Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të organizojë homazhe te vendi i betejës – Përmendorja e dëshmorëve në Fortesë. (Fortesë, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme organizon ceremoninë e hapjes së vendkalimit kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në Pikën Restelicë - Strazimir. (Pika Restelicë - Strazimir, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në Festivalin Old Timer Fest. (Shatërvan në, ora 12:00)

- Pas stuhisë së sotme në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri mban takim me emergjencat civile. (Zyra e Kryetarit, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Zyra e Kryetarit, ora 13:45)

- Komuna e Rahovecit do të organizojë koncert për nder të “Epopesë UÇK-së të korrikut 1998″ në Rahovec dhe mërgatës tonë,  me këngëtarët e mirënjohur Arif Vladi & Kastriot Tusha. (Parku i qytetit” Toni e Mici”- Rahovec, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 17 Korrik 2021

- Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve te Kombit organizon 23 vjetorin e rënjes heroike i Dëshmorëve të Kombit Adem Ademi nga Galica e Vushtrrisë, Ramadan Fazliu nga Dolaku i Vushtrrisë dhe Bashkim Kerolli nga Polaci i Skenderajit. (Transporti është i sigurar nga FSK-ës me dy kamiona deri te vendi i rënies te Rasa e Zogut, ora 9:45)

- Organizata Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë dhe në bashkëpunim me Zyre për Qeverisje të Mirë  dhe Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, organizojnë fushatën sensibilizuese "Rrypi nuk është për me m’rreh " si pjesë e fushatës së ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve RriteMeDashni. (sheshin “Skenderbeu” afër objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan mban Konventën përgatitore për zgjedhjet e 17 tetorit, ku edhe do të zyrtarizohet kandidati për kryetar të Komunës. (Restorant “Dajti” në Gjilan, ora 10:00)
 
- Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të organizojë homazhe te Muri i Pikëllimit dhe vendrëniet e dëshmorëve: Abdullah Bugari dhe Gëzim Hamza. (Komuna e Rahovecit, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2021

 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportin me amendamente te Komisionit Funksional në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

-  Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeminisrit dhe Save the Children organizojnë ryezën diskutuese “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës - një vit pas hyrjes në fuqi” që do të shërbejë për të reflektuar mbi përgjegjësinë dhe angazhimin e përbashkët ndaj fëmijëve. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtÑ‘ e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Organizata Iniciativa për Progres publikon raportim “100 premtimet e Shpend Ahmetit”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet. (Pranë ndërtesës "Rilindja", ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 13:30)

- Mbahet konferencë për medie për “Festivalin të Filmit Evropian në Kosovë 2021”, e cila organizohet nga Shtëpia e Evropës në Kosovë dhe mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Cineuropa. (Shtëpia e Evropës, 14:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të qëndrojë për vizitë në Suharekë, ku do të takohet me kryetarin e Komunës dhe do të informohet nga afër me shërbimët dhe pritjen që kjo komunë u ofron bashkëatdhetarëve që vijnë nga diaspora gjatë këtij sezoni të pushimeve. (Komuna e Suharekës, ora 14:30)

- Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të shpaloset raporti i tremujorit të dytë të vitit 2021 dhe çështje të ndryshme. (Objekti i Gjykatës, ora 14:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të viztiojë edhe Komunën e Dragashit, ku do të informohet nga kryetari i saj lidhur me pritjen dhe shërbimet që iu bëhen bashkëatdhetarëve tanë që vijnë nga diaspora për të kaluar pushimet në këtë komunë. (Komuna e Dragashit, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 15 Korrik 2021

- Drejtori i  Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e krijuar nga helmimi në Komunën e Deçanit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të vizitojë Agjencinë për Regjistrimit Civil, ku do të informohet nga afër me fluksin e kërkesave që kanë gjatë kësaj kohe nga bashkëatdhetarët që vijnë nga diaspora, si dhe shërbimet që u ofrohen atyre. (Agjencia për Regjistrim Civil, ora 9:30 - vetëm pamje)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Drejtoria e Parqeve në Komunën e Prishtinës në bashkëpunim me Bankën NLB mbjellin 123 drunjë në Parkun Memorial në Velani. (Parku Memorial në Velani, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës dhe Friedrich Ebert Stiftung Prishtina hapin punëtorinë për të diskutuar për mundësitë e përkrahjes për ofruesit direkt të shërbimeve sociale në kryeqytet në kuadër të platformës “Prishtina e secilit”. (Kuvendi Komunal, ora 10:00)

-  Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me zhvillimet e fundit në komunën e Deçanit.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, viziton Prizrenin ku do te takohet me profesorë, mësues dhe figura të rëndësishme të artit dhe kulturës të qytetit. (Zyrat e SH.K.A  Agimi në Prizren, ora 13:00)  

-  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të qendrojë në Aeroportin “Adem Jashari”, ku do të informohet për shërbimet dhe fluksin e fluturimeve nga diaspora, gjatë sezonit të pushimeve. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, 13:00 - konferenca për media, ora 14:00)


- Prokuroria Themelore në Pejë, do të mbajë konferencë për media lidhur me bastisjet e kryera në tri komuna të Kosovës gjatë ditës së sotme. (Objekti i Prokurorisë Themelore në Pejë, ora 15:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të takohet me kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, me të cilin do të bisedojë lidhur me pritjen që iu bëhet bashkëatdhetarëve në nivel lokal. (Komuna e Prizrenit, ora 15:30 - Deklarim për media, ora 16:00)

- Komuna e Prishtinës ndez dritat dhe hap zyrtarisht aktiviteti Akull n’Verë, që do të mbahet nga 15 korrik deri më 15 gusht të këtij viti. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 14 Korrik 2021

- Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës vazhdon grevën e pezulluar duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit. (Objekti i ATK-së, ora 9:00)     

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Faruk Dakaj do të vizitojnë Nënstacionin e ri të Zjarrfikësve në fshatin Gjonaj ku do të promovojnë edhe furnizimin e Brigadës së Zjarrfikësve me një automjet të ri për zjarrfikës. (Fshati Gjonaj, ora 10:00 - nisa e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:30)
     
- Inspektori i Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Burim Ramadani raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban tryezë e rrumbullakët me temë “Të drejtat dhe Siguria e pacientit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Zyrës së Rregullatorit për Energji, Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon tryezën e rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti “Ndikimi i subvencioneve dhe granteve në prodhimin bujqësor”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia zyrtare me rastin e vendosjes së themeleve të Fabrikës së Letrës, e cila do të punësojë persona me nevoja të veçanta. (Magjistralja Prishtinë - Lipjan M25, ora 10:00)    

- Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

- anulohet - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pret në vizitë Kryetarin e Bashkësisë së Vlorës, Dritan Leli. (Kabineti i kryetarit, ora 11:30)

- Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog raporton para Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me Projektligjin për ratifikimin e “Marrëveshjes Financiare për IPA 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi përurojnë  Qendrën e Mjekësisë Familjare në Veternik. (Lagja Veternik, ora 14:00)

 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪15:00)

- Kremtimi i Festës kombëtare Franceze do të fillojë me një koncert nga Prishtina Brass Band, i hapur për të gjithë. (Platoja përballë Kino Armatës, ora 16:45)

- Me rastin e Festës kombëtare Franceze, Ambasada e Francës në Kosovë do të organizojë një pritje. (Kino Armata, ora 16:45)

- Shtëpia e Evropës organizon koncertin “Përvojë muzikore verore”. (Sheshi “Skenderbeu”, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 13 Korrik 2021

- Instituti për Politika Zhvillimore në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizojnë tryezën “Dialogun për sisteme ushqimore”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  
    
- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë mban mbledhje në të cilën shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
    
- Ministri Elbert Krasniqi raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë të Administrimit të Pushtetit Lokal për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)
    
- Ministrja Artane Rizvanolli raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur më planin e Ministrisë së Ekonomisë, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
    
- Opre Roma Kosova organizon aktivitetin “Rom Krenar në Kosovën e Lirë” e cila është pjesë e fushatës trans-nacionale në më shumë se 15 vende evropiane në kontekstin e regjistrime të ardhshëm të popullsisë. (Hotel Emerald, ora 11:30)
    
- Organizata Let’s Do It Peja mban ceremoninë e inagurimit të projektit “SEREC” – Promovimi i Ekonomisë Qarkore si Model i Qëndrueshëm për Zhvillimin e Ndërmarrësisë Sociale. (“Shkolla e Arteve – Odhise Paskali”, Pejë, ora 12:00)
    
- Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 14:00)

 

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani viziton komunën e Deçanit. (Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 12 Korrik 2021

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit takohet në mënyrë virtuale me Malcolm Simmons, ish- kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506,  ora 10:00)

- Me rastine Ditës Botërore të Popullsisë, UNFPA në bashkëpunim me Komisionin për shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën "Të drejtat dhe zgjedhjet janë përgjigjja: Qoftë rritja apo zvogëlimi i numrit të foshnjeve, zgjidhja për të ndryshuar normat e lindshmërisë qendron në prioritizimin e shëndetit dhe të drejtat riprodhuese të të gjithë njerëzve". (Hotel Sirius, ora 11:00)

- GIZ Shqipëria, organizon një konferencë për media ku do te prezantoj Festivalin e aventures dhe muzikës “South Outdoor”, që rikthehet në Borsh, Himare nga data 3-6 shtator 2021. (Pranë ambientëve të Four Points by Sheraton në Prishtinë, ora 11:00)

 

- Instituti për Politika Sociale "Musine Kokalari", ju fton në konferencë për media, në lidhje me publikimin e raportit: “Ndikimi Social i Hidrocentraleve në shoqërinë tonë”. (Zyrey e Institutit: Rruga B, Residio 5, Hyrja B, Nr. 15, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik prezanton uniformën e ekipit olimpik të Kosovës për lojërat olimpike Tokio 2020. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ia dorëzon flamurin shtetëror Ekipit Olimpik të Kosovës, që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike në Tokio. (Amfiteatri  i Parkut Gërmia, ora 20:00 - mediat duhet të jenë të pranishme në Amfiteatrin e Parkut Gërmia, ora 19:30)

 

Ngjarjet e datës 11 Korrik 2021

- Grupi Drejtësi për Kujtimin organizon diskutim në panel me aktivistë nga shoqëria civile për të shtjelluar pikëpamjet e tyre për diskriminimin dhe racizmin në Kosovë si dhe dështimet e shtetit në mbrojtjen e individëve që vazhdojnë të rrezikohen çdo ditë në forma të ndryshme nga racizmi. (Kino Armata, ora 18:00)

- Oda Ndërkombëtare Rinore e Prizrenit në bashkëpunim me ShKA 'Sharski Behar' nën përkrahjen e komunës e Prizrenit organizojnë shënimin e ditën memorial: Mos harroni Srebrenicën 2021. (Para kompleksit të Lidhjes së Prizrenit, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 10 Korrik 2021

- Komuna e Gjilanit nis hapjen e fushates se korrje-shirjeve. (Fshati Livoq i Poshtem, ora 10:00)  

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon përmbylljen e projektit ‘Dur Gur Mur’ nga Genc Jakupi me kurim të Donjetë Murati. (Fasada perëndimore të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në anën e parkingut, ora 21:00)

 

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2021

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media në të cilën do të prezantoj rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-qershor 2021 dhe prioritetet e ATK-së për pjesën e dytë të këtij viti. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)
    
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Amandamentimit të Marrëveshjes kornizë së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZhKE) për financimin e projektit “Reagimi emergjent ndaj Covid- 19”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)
    
- Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, mban konferencë për medie. (Pallati i Drejtësisë, ora 10:00)
    
- Plisat nisin peticionin për vendosjen e shtatorës së heroit kombëtar Adem Jashari në Prishtinë. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)
    
- Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Liman Kazaz, bëjnë certifikimin e pjesëmarrësve të kurseve artizanale të mbajtura në pesë fusha të ndryshme, veshje, pajisje shtëpiake, djegie në dru, reliev në letër dhe qëndisje të kurdeleve në gjergjef. (Objekti i Qendrës Artizanale në Prizren, ora 10:00)

- Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, mban konferencën e rregullt për media. (MAShTI, kati I, ora 12:00) 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (KQZ, ora 12:00) 

 

Ngjarjet e datës 8 Korrik 2021

- Mbahet ceremonia e dhurimit të donacionit të Handikos me pajisje ndihmëse për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (Ambientin e parkingut tek Drejtoria e SHSKUK-së në Prishtinë, ora 9:00)

- Kuvendi vazhdon seancën plenare në të cilën do të shqyrtojë rekomandimin e Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media ku do të publikohet analiza me titull “Bordet e politikës” e cila flet për Ligjin për ndërmarrjet publike dhe punën e tyre me fokus të veçantë procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të tyre gjatë vitit 2020. (Zyrat e KDI-së, ora 10:00)

- Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me kompaninë PBC organizojnë konferencën, e cila shënon përmbylljen e projektit “Krijimi i qendrave kreative në shkollat e mesme të Kosovës”, projekt që mundësoi themelimin e 60 qendrave të tilla dhe trajnimin e 900 nxënësve në fushën e Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimit. (Hotel Sirius, ora 10:00)

-  Mbahet takimi i 201-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KPK-së, pa praninë e mediave, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon punëtorinë “Lehtësimi i tregtisë përmes Operatorëve të Autorizuar Ekonomik” punëtori  kjo e organizuar në kuadër të lehtësimit të barrierave tregtare për prodhuesit vendor. (Hotel Nartel, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e diskutimit me Zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu, me temën Ndikimi i Gjykatës Komerciale në nxitjen e investimeve. (Zyrët e OEAK, ora 11:00)

- Kryesuesja e radhës e OSBE-së, Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë Ann Linde, do ta vizitojnë Kosovën ku do të takohen me Presidenten Vjosa Osmani dhe Ministren Donika Gërvalla-Schwarz dhe me pas do të flasin para mediave. (Biblioteka Universitare të Kosovës, ora 13:40)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me mintrin e Mintrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka do të nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren. (Shtëpia e Bardhë, ora 14:30)


  

Ngjarjet e datës 7 Korrik 2021

- Pritja e Gjeneralit Wesley Clark në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. (Aeroporti i Prishtinës, ora 8:45)
    
- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes organzion ceremoninë e pritjes me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së për Gjeneralin Wesley Clark ku pas takimit me ministri Armend Mehaj do të mbajnë konferencë për medie. (Ministria e Mbrojtjes, ora 10:00)

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. (Zyra e kryetarit, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla do ta pres në takim gjeneralin amerikan Wesley Clark. (Ndërtesa e Ministrisë se Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 13:30 - vetëm pamje)

- Instituti Kombëtar Demokratik përmes platformes Zoom do të bëjë lansimin e raportit mbi vlerësimin gjinor “Deficiti Demokratik në Kosovë: Pjesëmarrja e Plotë e Grave”. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 6 Korrik 2021

- Mbahet seanca e vazhdimit të shqyrtimit gjyqësor në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, ku pritet të dëshmojnë figura politike. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban dëgjimi publik lidhur me zbatimin e Strategjisë nacioanle për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në Republikën e Kosovës 2013 – 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)
   
- Ministrja e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me auditimin e pasqyrave financiare vjetore të Ministrisë të Tregtisë dhe Industrisë për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për amendamentimin të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Roma Versitas Kosova dhe organizatat e KOSINT në Kosovë mbajnë konferencë për medie për përkrahje të fushatës transnacionale e cila po zhvillohet në më shumë se 15 vende evropiane për regjistrimin e popullsisë të ardhshëm. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)
     
- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport raporton. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës prof. dr. Naser Sahiti dhe rektori Universitetit të Tiranës, prof. dr. Artan Hoxha nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, si edhe për zhvillimin e çdo lloj veprimtarie apo aktiviteti tjetër të nevojshëm në fushën e arsimit të lartë. (Rektorati i UP-së, ora 11:00)    

- Mbahet protestë paqësore në përgjigje të brutalitetit të policisë dhe vdekjes së #StanislavTomas në Republikën Çeke duke filluar nga Swiss Diamond Hotel deri tek ambasada e Republikës Çeke. (Para hotel “Swiss Diamond”, ora 11:00)    

- Promovohet libri “Kuvendi i Bubavecit” (26 prill 1990) dhe projekti televiziv me të njëjtin emër, të autorit Habib Zogaj. (Biblioteka Kombtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton në parim i Projektligjit për Gjykatën Komerciale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj te pandehurit Dimitrije Racicevic, drejtor në drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Shtërpcës për Keqpërdorimi te pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.II, ora 13:30)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati mban konferencë për media për Bonot e Diasporës. (Ndërtesa e  Qeverisë së Kosovës, salla P32, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 5 Korrik 2021

- Mbahet ceremonia e pranim - dorëzimit te detyrës së Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ndërmjet kryesuesit të deritanishëm, Skender Çoçaj dhe kryesuesit të zgjedhur, Albert Zogaj. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj te pandehurit Enis Kryeziu për falsifikimin e parasë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.II, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se edicionit te 20-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës në të cilën marrin pjesë 300 studentë vendorë dhe ndërkombëtar, në gjithsej 14 kurse nga fusha të ndryshme. (https://zoom.us/j/95415181373, ora 12:30)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2022 me banorët të fshatrave Krushë e Madhe, Celinë dhe Nagavc. (Shtëpia e Kulturës “Muhamet Malsori” në fshatin Krushë e Madhe, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2022 me banorët të fshatrave Hoçë e Vogel dhe Brestoc. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël, ora 20:00)



Ngjarjet e datës 4 Korrik 2021

- Departamenti i Muzikës nga Fakulteti i Arteve organizon videoperformancën “Watercycle”  që do të realizohet së bashku me disa bashkëpunëtor dhe studentë të UP-së. (Biblioteka Kombëtare, ora 20:30)

Ngjarjet e datës 3 Korrik 2021

- Mbahet konventa e dhjetë e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", bashkë me Agjencinë e Menagjimit Emergjet nisin aktivitetin për ngritjen e flamurit të ri të dërguar enkas nga SHBA-të për nderë të 4 korrikut, 243 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve (Sheshi Bill Klinton, ora 10:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet më 3-6 korrik do të realizojë aktivitetin e parë në kuadër të projektit “ArtEd - Rritemi përmes artit në arsimim - Fuqizimi i 20 klubeve teatrore në shkollat kampione”.  (Etno Kompleksin e fshatit Kukaj)

Ngjarjet e datës 2 Korrik 2021

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete si dhe debaton rreth mundësisë së shkarkimit të Bordit të Autoritetit Regullativ të Hekurudhave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë solemne për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi mbanë konferencë për media, në të cilën konferencë do të prezantohet raporti me temën “Pritje dhe rezultate utopike - analizë e punës 100 ditore të Qeverisë së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova do të fillojë fushatën për promovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, me theks të veçantë promovimin e mbrojtjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe ndalimin e ndëshkimit trupor. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Hapet Konventa e Biznesit të Diasporës në Kosovë - Bashkëpunim për Eksport. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia kundër Korrupsionit organizon hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. (Ndërtesa e Agjencisë, ora 11:00)

- Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, mbajnë konferencë per media. (Objekti i Prokurorisë Speciale, ish ndërtesa “Ramiz Sadiku”, hyrja C3/3/A, kati i pare, ora 11.30)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë Bujar Gashi mbajnë konferencë për media në të cilën do të prezantojnë gjetjet kryesore nga dy hulumtimet e realizuara në lidhje me seroprevalencën e SARS-COV-2. (Ndërtesa e Komunës, salla e konferencave,  ora 12:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës në të cilën do të bejë shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes Ndërkombëtare më Bankën Evropiane për Investime për financimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 14:00)
 

 

Ngjarjet e datës 1 Korrik 2021

- Policia e Kosovës dhe Policia e e Shqipërisë mbajnë konferencë për më rastin e fillimi të organizimit të shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror. (Pika e Kalimit Kufitar në Vërmicë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në të cilën do të shqyrtojë i rekomandimin e Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2021. (Salla për mbledhjet e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)  

- Oda Ekonomike Gjermano Kosovare do të prezantojnë rezultatet e anketës vjetore në të cilën do të flasin zëvendësambasadori gjerman Jan-Axel Voss dhe Ministrja e Tregtisë Rozeta Hajdari. (Hotel Garden, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie mbi temën “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Kurti II”. (Zyra e GLPS-së, ora 11:00)

- Komuniteti i LGBTI mban Paradën e Krenarisë. (Sheshi “Skëndërbeu”, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt prezanton shfaqjen forum teatër dhe ekspozitën e klubit teatror të të rinjve të Skenderajt me titull “Fytyra e vërtetë”. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.  (Kabineti i Presidentes, ora 14:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të publikojë raportin e përvjetshëm "Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve - 2020". (Hotel Sirius, ora 15:00)

 

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:10 - Mediat duhet të jenë në oborrin e qeverisë më së largu në ora 14:40) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)