27 Mars 2023

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Shtator 2021

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", oganizon ndezjen e qirinjëve në nderim të viktimave të sulmit terrorist në SHBA më 11 shtator 2001. (Para Obeliskut në oborrin e Qeverisë, ora 7:30)

- Federata e pingpongut vazhdon me garat ekipore të sezonit vjeshtor në Pingpong. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

 - Gardës së Nderit të Policisë së Kosovës në bashkëorganizim me zjarrfikësat dhe pjesëtarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente organizojnë uljen e flamurit në gjysëm shtizë nga ana e dhe ndezja e qirinjëve. (Shtatorja e Presidentit Bill Clinton, ora 11:00)

 - Hapet ekspozita me fotografi që lidhet me ngjarjet e 11 shtatorit në SHBA, dhe aktivitetet e zhvilluara nga shoqata gjatë viteve. (Lapidaiumi në hapsirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës 13:00)

Ngjarjet e datës 10 Shtator 2021

- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me zbatimin e masës 3.5-Pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë, salla p-38, ora 10:00) 

- Drejtori i Drejtosisë së Administratës, Osman Hajdari do të bëjë prezantimin e raportit të punës 4 vjeçar të kësaj drejtorie. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizojnë ceremonisë së nënshkrimit të deklaratës së mirësjelljes së partive politike, shoqërisë civile dhe mediave në rrjete sociale, duke filluar nga zgjedhjet lokale 2021. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari, bën prezantimin e raportit të punës 4 vjeçar të kësaj drejtorie. (Kuvendit Komunal në Prizren, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kolegjin AAB. (Zyrat e KOK-ut, ora 15:00)

- Mbahet edicioni i XI-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë - polip. (Platforma Zoom, ora 16:00)

    fondacionit “Shtatëmbëdhjetë” mban konferencë për media në të cilën do të shpalosen edhe detaje rreth bisedës “Off the record: Kino Rinia”, e cila vjen si rrjedhojë e intervenimit artistik. (Kino Rinia, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 9 Shtator 2021

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Emir Loku për falsifikim te rezultateve te votimit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia zyrtare e lansimit të partneritetit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Bashkimit Evropian dhe UNICEF-it, përmes projektit “Përmirësimi i qasjes në Shërbimet e Shëndetit Mendor dhe Psikosocial për fëmijët dhe familjet dhe vlerësimi i ekosistemit digjital për mësim të vazhdueshëm online”. (Oborri i Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

- Kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve teknik dhe të sigurimit fizik të Spitaleve, QMF-ve dhe Ambulancave të Kosovës takohen për të marr vendim për veprimet e mëtutjeshme sindikale për mos dhënien nga 60 euro sikurse mjekeve dhe infermiereve. (Grand Hotel, ora 11:00 - konferenca për shtyp, ora 12:00)

 

- Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 8 Shtator 2021

 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, do të bëjnë shpërndarjen e motokultivatorëve me frezë, në kuadër të projektit: “Furnizimi me Mekanizëm Bujqësorë” me pariticipim. (Tek parkingu mbrapa Shtëpisë së Bardhë, ora 10:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Drejtori i AKK-së Shaip Havolli do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do të prezantojnë Rregulloren e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ATK, e cila njëherazi është ndër të parat që është bërë nga institucionet e vendit. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e nëntë e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale. (Qeveria e re, ora 10:00)

- Kryetarja e Dhomave te Specializuara Ekaterina Trendafilova dhe Administratorja dr. Fidelma Donlon do të mbajnë një veprimtari komunikimi dhe ndërgjegjësimi në Mitrovicën veriore për të folur për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara. (Hotel North City në Mitrovicën veriore, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia me nderime ushtarake e pritjes së ministrit të Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks. (Objekti i Ministrisë s Mbrojtjes, ora 13:30)

- Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj do të presë në takim ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks. (Objekti i Ministrisë s Mbrojtjes, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 7 Shtator 2021

- Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova dhe Administratorja dr. Fidelma Donlon do të mbajnë një veprimtari komunikimi dhe ndërgjegjësimi në Prishtinë për të folur për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

-Oda Ekonomike Amerikane në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës organizojnë tryezë me temë "Luftimin e Ekonomisë Joformale: Fiskalizimi në Fokus", me Ilir Murtezaj, Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore, Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane, Berat Rukiqi, President i OEK dhe Driton Krasniqi, Emona Group. (Zyrat e Odës Amerikane, Pejton, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon lansimin e punimit "Kosto e Pabarazisë: Financimi Fushatës Zgjedhore së Grave Kandidate". (Hotel Sirius, ora 10:00)

 - Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave prezanton të gjeturat e punimit “Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial, 1 qershor – 15 gusht, 2021”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

 

- Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për media e me pas mban stërvitjen. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:30)

- Kombëtarja e Spanjës mban konferencë për media e me pas mban stërvitjen. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:15)

Ngjarjet e datës 6 Shtator 2021

- Me rastin e 22 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,  Mehmeti marrin pjesë në ketë ceremoni solemne. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mbanë konferencë për media. (ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Fondacionit “Shtatëmbëdhjetë” organizon konferencën për media në lidhje me edicionin e katërt të “Metamorphosis”. (hapësirën e punës së “Shtatëmbëdhjetë”, “Project Space", Rr. Henrik Bariç, nr.5 në Prishtinë, ora ora 11:00)  

- Instituti i Kosovës për Sport në bashkëpunim me Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit i Kolegjit AAB, 00, organizon raundin e 2 -të të uebinarit ndërkombëtar të titulluar “Diplomacia Sportive dhe Roli i saj në promovimin e shtetësisë së Kosovës". (Platforma Online, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 4 Shtator 2021

 - Për nder të 23 vjetorit të Epopesë së Vërrinit, Organizata e Bjeshkatarëve të Sharrit dhe Parlamenti studentor i Universitetit të Prizrenit organizojnë marshin e Shtigjeve të Lirisë “Agim Shala”. (Nisja bëhet prej lapidarit në fshatin Jeshkovë, 9:00)

- Universiteti për Biznes dhe Teknologji organizon Ceremoninë e Gradimit për gjeneratën e 18-të. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, ora 11:00)  

Ngjarjet e datës 3 Shtator 2021

- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, do të mbajë konferencën e rregullt për media. (Ndërtesa e MAShTI, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilën do të bejë shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për decertifikim të kandidatëve dhe certifikim të kandidatëve për zgjedhjet lokale 2021.  (Selia e KQZ-së, ora 12:30)

- Kombëtarja e Kosovës e zhvillon stërvitjen e radhës. (Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 2 Shtator 2021

- Vazhdon mbledhja e shtatë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e 263-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së organizojnë homazhe pranë lapidarit në fshatin Hoçë e Qytetit. (Fshati Hoçë e Qytetit, ora 10:30)
 
- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së organizojnë homazhe pranë lapidarit në fshatin Jeshkovë. (Fshati Jeshkovë, ora 11:00)

 - Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së organizojnë homazhe pranë lapidarit në fshatin Lybeqevë. (Malësia e Vërrinit, ora 12:00)
 

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban sot (E enjte), konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 1 Shtator 2021

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Durim Ferati për veprën penale 'Vrasje në tentativë'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë për nder të 23 vjetorit të Epopesë së Vërrinit. (Landovicë, ora 10:00)

 - Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së inauguron memorialit Selajdin Berisha. (Prizren, ora 11:00)

 - Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së bën homazhe të shtatorja e dëshmorit Xhevat Berisha në Shatërvan. (Prizren, ora 12:30)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurve Halil Biba, Shlirim Biba dhe Kreshnik Biba për veprën penale 'Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 13:00)
 
 - Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së bën homazhe pranë lapidarit në fshatin Kushnin. (Fshati Kushnin në Prizren, ora 13:30)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon konferencën për media të thirrur nga ministri Liburn Aliu. (Ndërtesa e Qeverisë “Ish Rilindja”, ora 14:00)

 - Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së bën homazhe pranë lapidarit në fshatin Lez. (Fshati Lez, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 31 Gusht 2021

- Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szyong merr pjesë në konferencën me temë “Gruaja në tryezën negociuese në Kosovë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 8:30)

- Mbahe mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina organizon konferencë për media ku do të bëhet prezantimi i trajnerit dhe ekipës, objektivat e klubit dhe pjesëmarrja në Ligën Ballkanike. (Zyret e klubit në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 14:00)

 

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 30 Gusht 2021

- Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur organizojnë shënimin e 30 gushtit – Ditës ndërkombëtare për persona të zhdukur me marsh përkujtimor. (Sheshi “Zahir Pajaziti", ora 9:30)
 
- Dëshmojnë dëshmitarët në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Kryeministri Albin Kurti vendos buçetë me lule te lapidari përkujtimor për personat e zhdukur. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Federata e Futbollit të Kosovës nënshkruan marrëveshje me sponsorin e Superligës së Kosovës në futboll. (Selia e FFK-së, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së organizojnë ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete ushtarake të blinduara, të tipit  M1117 ASV. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në pranim- dorëzimin e Automjeteve Ushtarake donacion nga ShBA. (Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

- Përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes mban konferencë për media. (Hotel Emerald, ora 11:30)

- Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur në shënim të 30 gushtit - Ditës ndërkombëtare për persona të zhdukur zhvillojnë vizitë dhe homazhe në lokacionin e pranimit të mbetjeve mortore gjatë procesit të riatdhesimit në Merdare. (Afër pikë kalimit kufitar në Merdare, ora 12:00)

- Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari do të mbajë konferencë për media lidhur me lansimin e tri grandeve dhe skemave për përkrahje të NMVM-ve nga MINT. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 14:00)

- Zhvillohet stërvitja e parë e Kombëtares U21 për ndeshjen kualifikuese kundër Anglisë U21. (Kampi edukativ nacional në Hajvali, ora 16:30)

- Zhvillohet stërvitja e parë e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e shtatorit kundër Gjeorgjisë, Greqisë e Spanjës. (Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 29 Gusht 2021

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 13:00)

 

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 28 Gusht 2021

- OJQ SDK së bashku me banorët e Orllanit organizon Aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava” në Orllan. (Vend takimi fusha e basketbollit afër Market “Arlindit” Orllan, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilën do të shqyrtojë dhe miratoj rekomandimet për certifikim të subjekteve politike. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪16:00)

Ngjarjet e datës 27 Gusht 2021

 - Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë mban konferencë për media. (Para Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të mbajë konferencë për media, e cila i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor dhe infrastrukturës rrugore. (Rruga nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në Pestovë, ora 11:00)

 

Ngjarjet e datës 26 Gusht 2021

- Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit "Mos zbatimi i Ligjit për Deklarim të Pasurisë nga Qeveria Haradinaj, Kurti 1 dhe Hoti". (Zyrët e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Grupi organizativ i protestës "Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare" organizon  marshi protestues në Prishtinë ku kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare. (Marrshi nis nga Ministria e Drejtesisë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pajisje këto të siguruara nga bashkepunimi i AMC dhe Ambasadës së Japonisë në kuadër të projektit GGP. (Administrata kryesore në QKUK, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbanë mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 13:30) 

- Mbahet ceremonia e përmbylljes së edicionit të dytë të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit “Invest in Prizren”, në të cilën do të bëhet edhe shpërndarja e mirënjohjeve. (Salla e kuvendit komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 25 Gusht 2021

- Qendra Burimore për Personat e Zhdukur organizon forumin “Nevoja për de-politizim të çështjes së personave të zhdukur!" organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë. (Hotel Amazona në Milloshevë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:00)

- Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës organizojnë protestë, duke marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Organizatorët e Festivalit te vjelës së rrushit “Hardh Fest” organizojnë konferencën për media, ku do të shpaloset programi dhe Line-up i edicionit të 20. (Restoranit Rockuzinë në lagjen Dragodan ora 11:00)
 
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pret në takim Ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, ku pas takimit, do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. (Ministria e Drejtësisë, ora 11:00)
    
- Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike të QKUK-së,  do pranohet  donacioni në vlerë 65 000 dollarësh nga Rotary Club Prishtina, në të cilin përfshihen  pajisje për kabinetin e urodinamikës. (Klinika Kirurgjisë Pediatrike të QKUK-së, ora 11:00)
    
- Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet kompanisë SPEEX dhe Gjimnazit “Eqrem Çabej”në Vushtrri, për ofrimin e praktikës për nxënësit e gjimnazit në fushën e telekomunikimit. (Hapësirat e kompanisë SPEEX, rr. “Dëshmorët e Kombit”, p.n., Vushtrri, ora 11:00)

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET organizon performancë e cila do të mbahet me qëllim të shfaqjes së shqetësimit, lidhur me keqqeverisjen dhe të gjeturave të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.  (Pranë objektit të zyrës së kryetarit, konkretisht tek "Shtëpia e Bardhë", ora 11:00)

- Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 24 Gusht 2021

- Federata e Notit të Kosovës organizon Kampionatin e Kosovës (50m) në not. ( Zllakuqan,  Klinë, ora 09:30)  

- Mbahet takimi i 202-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Pa praninë e mediave, ora 10:00)

- Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës organizojnë protestë 1 orëshe. (Protesta nis nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt, Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, dhe Rrjeti i Grave të Kosovës organizojnë protestë pranë Stacionit Policor në Ferizaj, Gjykatës dhe Prokurorisë, si revoltë ndaj dhunës dhe femicidit në Kosovë dhe dështimit institucional në rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj. (Ferizaj, ora 12:00 - Nisja nga parkingu përballë RTV 21 në Prishtinë, ora 10:30)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mbanë konferencë për shtyp. (Selia e Sindikatës, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të dytë të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit “Invest in Prizren”, të organizuar nga Komuna e Prizrenit merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. (Kompleksi i "Lidhjes së Prizrenit", ora 19:00)

Ngjarjet e datës 23 Gusht 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të inspektojë punimet infrastrukturore në rrugën Prizren-Hoçë e Qytetit. (Nisja do të bëhet, ora 14:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës (Selia e KQZ-së, ora 13:30)  

- Policia e Kosovës, do të bëj pranimin e një donacioni nga Ambasada Gjermane. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës në Prishtinë, ora 13:30)

 

- Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj. (Objekti i Prokurorisë Themelore Ferizaj, ora 15:45)

Ngjarjet e datës 22 Gusht 2021

- Vazhdon dita e tretë e edicionit te 7-të, të Festës së Perimkulturës. Agrofesta 2021. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 10:00)

- Banorët e Dubovcit të Vushtrrisë dhe të disa fshatrave të tjerë protestojnë, pasi Qeveria nuk i ka kompensuar që nga viti 2008 për tokat e shpronësuara për asfaltimin e rrugës rajonale. (Fshati Dubovc, afër shkollës, ora 11:00)

- Në kuadër të Festës së Perimkulturës mbahen garat tradicionale në kapjen e peshkut me dorë 'DJ Party N’Drin. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2021

- Vazhdon dita e dytë e edicionit te 7-të, të Festës së Perimkulturës. Agrofesta 2021. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 10:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës së Aleksandar Gllibetiq të titulluar “Ekspozita e Skulpturave dhe Vizatimeve”. (Shtëpia e Evropës në Mitrovicën Veriore, ora 11:00)
    
- Bëhet riatdhesimi nga Turqia dhe rivarrim i eshtrave të patriotit luftëtarit të madh Demë Ali Pozharit. (Pozhar, Deçan, ora 12:00)
 
- Komuna e Gjilanit, organizon mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe vepres së muzicientit dhe folkloristit të mirënjohur, Demir Krasniqi. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora 12:00)

- Në kuadër të Festës së Perimkulturës behët pjekja e Ajvarit në mënyrë tradicionale dhe bërja e Turshive në mënyrë tradicionale. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 15:00)

     

Ngjarjet e datës 20 Gusht 2021

 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të bëjë përurimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Arbanë. (Lagja Arbanë në Prizren, ora 10:00)

- Këshilli Organizativ i Agrofesta 2021 organizon edicionin e 7-të, të Festës së Perimkulturës. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 11:30)

- Pas takimit me Komitetin për menaxhimin e pandemise COVID-19, kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencë për media. (Kompleksi e Shkollave te Mesme, objekti i Konviktit te nxenesve dhe studenteve, ora 11:40)

- Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Edona Maloku-Berdyna mbanë konferencën e rregullt për media. (MASHT, kati i I-rë,  ora 12:00)

- Në kuadër të Festës së Perimkulturës hapet Panairi Agro Tregu.  (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 14:00)

- Fillon edicioni i 22-të i kampionatit të Kosovës në basketbollin i quajtur 'Poli Stretball Kosova 2021'. (Platoa para Teatrit Kombëtarë në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, ora 16:00)

- Komuna e Prizrenit do të mbajë Dëgjimin e Përgjithshëm Publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2022. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 17:00)

- Në kuadër të Festës së Perimkulturës mbahen garat në shpejtesinë e mbushjes së thaseve me speca 'Kush e Mush'. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 19 Gusht 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz bëjnë përurimin e një destinacioni të ri. (Nashec, ora 10:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizojnë festimin e ditëlindjes së 75 të Presidentit Bill Clinton. (Lokalet e Gjimnazit "Hivzi Sulejmani" në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Zyrat e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 13:00)

- Mbahet akademi përkujtimore për mjekun e njohur në Anamoravë Dr. Feti Hetemi, i cili humbi jetën nga  Covid-19. (Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, ora 16:30)

- Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët në fshatin Korishë për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Shkolla fillore në Korishë, ora 17:00)

- Mbahet ceremonia e rivarrimit të dëshmorit, Muhamet Musli Musliu nga fshati Ozdrim. (Varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 18 Gusht 2021

- Save the Children organizon lansimin e nën-granteve të financuara nga BE për tridhjetë organizata lokale të cilat do të implementojnë projekte për ofrimin e shërbimeve sociale për grupet e cënueshme në Kosovë, në përgjigje të Covid-19. (SOS Fshatrat e Fëmijëve, Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë seminarin për trajner ITTF Level I me ekspertin Aleksey Yefremov. (Salla e pingpongut në pallatin e rinisë, ora 10:00)

- Me rastin e organizimit të Poli Streetball Kosova 2021, Shoqata e Streetballit të Kosovës mban konferencë për medie. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Ndërmarrja Publike Banesore mban konferencë për media. (Zyret qendrore të NPB, ora 11:00)

- Mbahet takimi i parë i grupit punues për hartimin e Projekt Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 13:00) 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ndërtesa e KQZ-së, ora 13:30) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku mban konferencë për Pakon e Ringjalljes Ekonomike, ku planifikohet të ndahen pesë milionë euro për fushat e kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit. (Kabineti i Ministrit Çeku, ora 14:00)

- Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët e fshatit Reçanë për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Shtëpia e Kulturës në Reçanë, ora 17:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪17:30)

 

Ngjarjet e datës 17 Gusht 2021

- Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të vizitojnë Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës. (Termocentrali Kosova A, ora 8:00)

- Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët në fshatin Zhur, për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Shkolla fillore në Zhur, 𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟕:𝟎0)
 
- Në prag të ndeshjes së Superkupës së Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, do të bëhet inaugurimi i sistemit VAR. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 16 Gusht 2021

- Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Platformën CiviKos mbajnë konferencë për medie. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)
   
- Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, kryetarët aktual të komunave që udhëhiqen nga kjo parti dhe kandidatët për kryetarë komunash mbajnë konferencë të përbashkët për medie. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 13:00)

-  Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët në fshatin Piranë, për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Shkolla fillore në Piranë, ora 17:00)

- Komuna e Prizrenit vazhdon aktivitetet në kuadër të programit “Vera Kulturore”. (Sheshi i dëshmorëve në Gjilan, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2021

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Në Kompleksin Memorial në Gllogjan të Deçanit, bëhët Rivarrimi i Dëshmorëve të Kombit Shkelzën Berisha dhe Besard Kadirja. (Kompleksi Memorial në Gllogjan të Deçanit, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2021

 - Instituti Demokratik i Kosovës shpalos të gjeturat nga raporti i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për sesionin pranveror 2021. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”, ora 10:00)
 
- Mbahet festivali i Rinisë “Future4Youth” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. (Parku i Taukbahçes, ora 15:00)

- Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët në fshatin Gjonaj, për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj, ora 17:00)

- Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Gjilant për nder të Ditëve të Mërgatës mban koncertin 7 Ninullat dhe promovimin e librit ”7 Ninulla 7 ditë te javës”. (Muzeu Etnografik i qytetit, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2021

- Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca merr pjesë në takimin konstituiv të Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE - Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506, ora 9:00)
 
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale bën përmbylljen e sesionit pranveror dhe përgatitja për sesionin vjeshtor me thekës të veçantë për mirëqenien sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Komuna e Prishtinës organizon ceremoninë e pranimit të donacionit të Ambasadës Hungareze në Kosovë, për sektorin e sportit në Komunën e Prishtinës. (Tek Pallati i Rinisë respektivisht afër objektit të ASK-së, ora 10:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës (ndërtesa e KQZ-së, ora 13:30) 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në ceremoninë e dhurimit të “Tavolinës Teqball”, të dhuruar nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë. (Shkolla fillore “Abdyl Frashëri”, ora 15:00)

 

- Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri mban sot Konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 15:30) 

 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪16:00)
 

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2021

- Qeveria e Republikës së Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Klubi i Basketbollit Prishtina mban konferencë për medie lidhur me Kampin që organizohet nga Real Madrid. (Zyret e Sigal Prishtina, ora 14:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)