29 Mars 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Tetor 2021

- Federata e Pingpongut të Kosovës organizon xhirot e fundit të garave ekipore në superligë për meshkuj dhe femra, si dhe xhirot e fundit të fazës së parë të ligës së parë A dhe B. (Shkolla e Mesme Motrat Qiriazi në Prizren, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon koncertin inaugurues për Operën e Kosovës. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 30 Tetor 2021

- Fillon rinumërimi i 292 vendvotimeve që u takojnë Zgjedhjeve Lokale për Kuvende Komunale të cilat u mbajtën më 17 tetor. (Qendra e numrimit të votave, ora 9:00 - Deklarimi për media, ora 10:00)  

- Me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të bëhet përurimi i projektit "Pumptrack", të realizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik. (Hapësirat e Qendrës Sportive në Prizren, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut të Kosovës organizon turneun e TOP 8 kadetëve U15 më të mirë të Kosovës për vitin 2021. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit Jeta/Vita në mbështetje të Fondacionit Jahjaga dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore, do të përmbyllë aktivitetet e shënimit të muajit të kancerit të gjirit, të shtunën përmes një instalacioni në objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizon festivalin XII ndërkombëtar të poezisë "Drini poetik". (Biblioteka kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

- Nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbahet manifestimin “Takimet e Gjeçovit”, në Zym të Hasit. (Fshati Zym, ora 12:00)   

- Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Mytaher Haskuka do të mbaj tubim në fshatin Piranë. (Oborrivi shkollës fillore “Dy Dëshmorët” në Piranë, ora 16:00)  

- Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Mytaher Haskuka do të mbaj tubim ne gra. (Plato e Kino Evropës në Prizren, ora 17:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Mytaher Haskuka do të mbaj tubim në Lagjen e Trimave. (Tusus, në oborrin e shkollës fillore “Fadil Hisari”, ora 18:00)  

- Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Mytaher Haskuka do të mbaj tubim në lagjen Arbanë. (Terreni sportiv në shkollën fillore “Ibrahim Fehmiu”, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 29 Tetor 2021

- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora  09:30)

- Mbahet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave në të cilën do të  shqyrtohet lista e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit për Ankesa të  Mediave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, në kuadër të “Javës për Viktimat e Krimit” do të mbajë një tryezë diskutimi lidhur me gjetjet e raportit hulumtues "Sfidat në zbatimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit. (Hotel Nartel, ora 10:00)

- Mbahet protestë nga punëtorët e Lotarisë së  Kosovës në të cilë do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet takimi i radhës i Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, në zbatim të Agjendës 2030 në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon konferencën “Mbrojtja ligjore e pluralizmit politik në media”. (Hotel Opera, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje komemorative, për nderimin e jetës dhe veprës së Burbuqe Berishës. (Teatri Kombëtar, ora 11:00)

- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci mbanë konferencën e rregullt për medie. (MAShTI, kati I, ora 12:00)

- Nën organizimin e Komunës së Prizrenit, do të mbahet një takim informativ mes ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe fermerëve të komunës së Prizrenit në të cilin do të trajtohet çështja e subvencioneve, granteve dhe politikave bujqësore zhvillimore. (Shtëpia e Kulturës "Xhemajli Berisha" në Prizren, ora 16:00)

-  Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪17:00)

- Komuna e Deçanit shfaq premieren e  monodramës ‘’Çele gur gojen’’ teksti i Azem Shkrelit,  dramatizimi , aktrimi dhe regjia janë nga aktori Nimon Muçaj. (Restorant ‘’Gryka e Deçanit’’, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2021

- Fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. (Salla 1 Tetori nga ora 08:00 deri në ora 19:00)

- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive - dhe masës 2.4 - Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë (Salla P38), ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava do ta pres një delegacioni të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar nga Shkëlqesia e Tij, Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, Ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. (Ndërtesa e KQZ-së, Kati 4, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon mbledhjen Komemorative me rastin e kalimit në amshim të Burbuqe Berisha. (Teatri AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 10:00)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguro Qendren e re e të Moshuarve në lagjen Ulpianë. (Rr. Imzot Nikë Prelaj, E30, Ulpianë mbrapa pompës Exfis, ora 11:00)

- Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:30)

- Mbahen homazhet për të ndjerën Burbuqe Berisha. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati vizitojnë Administratën Tatimore të Kosovës. (ATK, kati I, ora 13:30)

- Hapet edicioni i 12 i Festivalit të Filmit të Shkurtër "Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje!, prof. dr. Mytaher Haskuka, do të mbajë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes në Prizren, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 27 Tetor 2021

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për zbatimin e Rezolutes së Kuvendit të Kosovës lidhur me luftën kundër kancerit të gjirit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Asociacioni i Psikologëve të Kosovës dhe Terre des hommes - Kosovo Child Protection Hub mbajnë konferencën për perspektivën Psikologjike dhe Sociale mbi Shëndetin Mendor gjatë Pandemisë COVID-19. (Hotel Sirius, ora 10:00)

-  Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për Financimin e Projektit “ Reagimi I Kosovës ndaj Pandemisë COVID-19 për NVM-të”, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban tryezën e diskutimit me temë “Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme: Pesë çështje që duhet marrë parasysh gjatë hartimit te projektligjit”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve Fol Hapur me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. (Hotel Opera, ora 11:15)

- Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:30)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Shoqaten e Familjeve tÑ‘ Heronjve dhe Dëshmorëve tÑ‘ Kombit ku do të diskutohet zgjidhja e statusit tÑ‘ veprimtarëve invalidë tÑ‘ plagosur para luftës çlirimtare nÑ‘ KosovÑ‘. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 12:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Drejtorin Rajonal të Save the Children për rajonin e Lindjes së Mesme dhe Evropës Lindore dhe me Zyrën për Qeverisje të Mirë .

- Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj dhe Shefi Shtabit, Kujtim Gashi mbajnë  konferencë për media. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 19:00)  

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Fillo numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist organizon aksion simbolik dhe prononcim për media ne lidhje me rastin e dënimit të ulët për përdhunim nga Gjykata Themelore në Pejë. (para Këshillit Gjyqësor të Kosovës ne Prishtinë, ora 14:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)
 
 

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ndërtesa e KQZ-së, ora 13:30) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, mban konferencë për pengesën e boksierëve tanë nga e Serbisë, në të cilën po mbahet Kampionati Botëror i Boksit.  (kabineti i Ministrit, ora 14:00) 

- FFK mbanë konferencë për media, në prag të ndeshjes ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës, FC Llapi dhe fituesit të Kupës së Diasporës, FC Kosova Düsseldorf, që zhvillohet nesër në Ferizaj. (selia e FFK-së, ora 15:30)  

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në bashkëpunim  me prodhuesit vendor, organizojnë festën e moçme shqiptare, Darka e Lamës. (Hoteli "Emerald", ora 18:00)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 24 Tetor 2021

- Fillon procesi i numërimit të votave nga jashtë Kosoëvs, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ora 11:00)  

- Aleanca Kosova e Re mban konferencë për medie, në lidhje me manipulimet në kutitë e votimeve në ditën e zgjedhjeve komunale. (Zyrat e AKR-së, te Qafa, ora 11:30)  

- Shoqata e Gastronomëve proteston para Qeverisë së Kosovës, në lidhje me masat e reja anti-Covid. (Para ndërtesës kryesore të Qeverisë, ora 21:30)

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2021

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me shoqaten e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit për zgjidhjen e statusit të veprimtarëve invalidëve të plagosur para luftës çlirimtare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 10:30)

-  Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjës organizon ceremoninë e betimit të rekrutëve të rijnë. (Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit miraton listën e ngushtë të kandidatëve për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, organizohet premiera e filmit "Zgjoi". (Cineplexx -Albi Mall, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i trtë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 21 Tetor 2021

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë prezanton raportin më të ri të rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. (https://worldbankgroup.zoom.us/j/97581587600?pwd=YzBVb2NnVHJDak1kRDBscE0rVG5Ldz09 - Meeting ID: 975 8158 7600 dhe Passcode: 4Z+2*BBChV, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci raporton para Komisioni për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)  

- Komiteti Lokal për Siguri Publike “Qendër” mban fushat sensibilizuese duke iu dhuruar qytetarëve maska falas. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj mban konferencë për media lidhur me të arriturat gjatë vizitës zyrtare në SHBA, si ministër i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. (Ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 12:30)

- “Rronifer” bënë inaugurimin e selisë së re të fabrikës. (Magjistralja Gjakovë - Prizren, kilometri i dytë, ora 12:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ndertesa e KQZ-së, ora 13:30) 

 

Ngjarjet e datës 20 Tetor 2021

 - Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, vizitojnë ndërmarrjen “Trepça”. (Zyra e menaxhmentit të “Trepçës”, Parku Industrial, ora 8:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar te Bankës Qendrore, Fondit të Kursimeve Pensionale, raportin e Qeverisë për Buxhetin e së Kosovës dhe Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dhjetë e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli. (Hotel Opera në Prishtinë, ora 11:00)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës Naser Sahiti dhe Dimitrija Sekovski, përfaqësues i SKAT Consulting nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e programit studimor Master në Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë. (Rektorati i UP-së, ora 11:00)

- Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mjedisor ju ftojnë në konferencën për media, ku do të njoftoheni me zhvillimet e fundit që ndërlidhen me paditë për shpifje të ushtruara kundër aktivistëve Shpresa Loshajt dhe Adriatik Gacaferi, nga kompania Kelkos si dhe operimet e kësaj kompanie në Deçan. (Para objektit të Qeverisë ish-Rilinjda, ora 13:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës mban konferencë për medie me rastin e Premierës së shfaqjes “Tanzminiaturen” & “Tangata” me koreografi nga Ricardo Fernando.  (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Kryeministri Albin Kurti pranon raportin e Komisionit Evropian për Kosovën nga Shefi i Zyrës së BE, Tomáš Szunyog. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:30)   
 

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2021

 - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon Ilucidare Playground: “Guralec: Moving Rocks” dhe Konferencën “Përtej mureve dhe bindjeve”. Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë

Ngjarjet e datës 17 Tetor 2021

- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi voton në qendrën e votimit 1703C në Pejë ku me pas do të japë deklaratë për media për fillimin e votimit në Republikën e Kosovës. (Shkolla fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, ora 7:00)  

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi voton në Shkollën “Mustafë Venhari”. (Vushtrri, ora 8:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha voton në shkollën fillore "Bajram Curri". (Fshati Sllatinë e Madhe të Komunës së Fushë Kosovës, ora 8:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e qendrave të votimit. (Qendra mediale në ndërtesën e KQZ-së, ora 8:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci voton në Shkollën “Xhevë Lladrovci”, në fshatin Gllanasellë. (Fshati Gllanasellë në Drenas, ora 9:30)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, voton në Shkollën Fillore “Ismail Qemali”, në kryeqytet. (Shkolla 'Ismail Qemajli' në Prishtinë,  ora 9:30)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Shtimes, Naim Ismajli voton në Shkollën e Mesme "Naim Frashëri", në Qendrën e Votimit 2201E/05d. (Shtime, ora 9:30)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, Esat Raci voton në fshatin Jashanicë e Ulët, në Klinë. (Fshati Jashanicë e Ulët, ora 9:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, voton në Shkollën Fillore "Hasan Prishtina", në Qendrën e Votimit 1909 E. (Prishtinë, ora 9:45)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri voton në shkollën fillore “Nazmi Zhegrova”. (Fshati Stanoc i Poshtëm, ora 10:00)

- Familja Jashari dhe Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari në mënyrë të organizuar do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari", në Prekaz, pastaj do t’iu drejtohen kutive të votimit. (Prekaz, shkolla fillore "Ilir Lushtaku", në Prekaz të Poshtëm, ora 10:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Ilir Ferati dhe voton në shkollën fillore “Martin Camaj”. (Gurrakoc, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza voton në Shkollën “Anton Zako Çajupi”. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku voton në shkollën fillore "Faik Konica" në Prishtinë. (Shkolla Faik Konica, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj voton Shkollën e Mesme "Remzi Ademaj" në qendrën e votimit 2001A. (Prizren, ora 10:00)

- Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, do të votojë në fshatin Turjakë. (Shkolla “Fehmi Agani” në fshatin Turjakë, ora 10:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Dr. Ardian Shala voton në shkollën fillore "Edit Durham". (Fshati Mushtishtë, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Ali Nimanaj voton në Gjimnazin “Haxhi Zeka”. (Istog, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Hyzer Rizani voton në Shkollën Fillore “Katër Dëshmorët”, qendra 1326/02D. (Fshati Krojmir, ora 10:00)
     
- Kandidatja e LDK-së për kryetare të Komunës së Ferizajt, znj. Sibel Halimi voton në Shkollën e mesme të bujqësisë “Zenel Hajdini”. (Frizaj, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura voton në fshatin Qirez, në Skenderaj. (Fshati Qirez, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë, Bekim Azizi voton në Shkollën Fillore “Dëshmorët e 5 Prillit” në fshatin Smirë, në Viti. (Fshati Smirë, ora 10:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti voton në  shkollën fillore "7 Marsi", në fshatin Potorovc të Komunës së Lipjanit. (Fshati Potorovc, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Kamenicës, Muhamed Kallaba voton në fshatin Roganë. (Kamenicë, ora 10:00)

- Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian Lukas Mandl jep detaje për procesin zgjedhor. (Fakulteti i Filologjisë, ora 10:30)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti voton në shkollën fillore "Ahmet Hajdari". (Fshati Begunc të Komunës së Vitisë, ora 10:30)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Rahovecit, Bejtullah Deliu, voton në Shkollën "Xhelal Hajda". (Rahovec, ora 10:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në zgjedhjet lokale do të votojë në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik. (Fakultetin Teknik në Prishtinë, ora 11:00)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje!, prof. dr. Mytaher Haskuka, do të votojë në shkollën e mesme të lartë teknike “11 Marsi”. (Prizren, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama voton në Fakultetin Ekonomik qendra 1913E. (Fakulteti ekonomik, ora 11:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj voton në fshatin Lubizhdë në Malishevë. (Fshashti Lubizhdë në Malishevë, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri voton në shkollën fillore "Abaz Ajeti". (Gjilan, ora 11:00)

- Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Deçanit, Ardiana Qorraj voton në Shkollën e mesme të ulët "Lidhja e Prizrenit", në Qendrën e votimit 0101X/04R. (Fshati Carrabreg i Ulët,  ora 11:00)

- Kandidatja e LDK-së për kryetare të Komunës së Deçanit, znj. Hyri Dobrunaj voton në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”. (Deçan, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni voton në shkollën fillore "Luigj Gurakuqi”. (Fshati Batllavë, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e dytë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe ecurinë e procesit zgjedhor. (Qendra mediale në ndërtesën e KQZ-së, ora 11:30)  

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Anton Quni voton në  shkollën fillore "Avdyl Frashëri". (Prizren, ora 11:30)

- Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Podujevës, Floretë Zejnullahu, voton në Shkollë Fillore "Ali Ajeti”, në Qendrën e Votimit 1830e/01. (Fshati Lladofc në Podujevë, ora 11:30)

- Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Arbënesha Kuqi, voton në Shkollën Fillore "Yll Morina". (Gjakovë, ora 12:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri voton , në shkollën fillore "Lidhja e Prizrenit". (Pejë, ora 12:00)

- Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të votojë në shkollën fillore “Faik Konica”. (Shkolla 'Faik Konica' në Prishtinë, ora 12:00)

- Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian Lukas Mandl jep detaje për procesin zgjedhor. (Shkolla “Sveti Sava”, Mitrovicë Veriore, ora 13:30)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës Dr. Armend Agolli voton në shkollën fillore “Migjeni” në Tavnik. (Mitrovicë, ora 13:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e tretë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe ecurinë e procesit zgjedhor. (Qendra mediale në ndërtesën e KQZ-së, ora 15:30)

- Misioni vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën për media, ku do të shpalosen të gjeturat kryesore lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor deri në mbylljen e vendvotimeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 19:00)

- Kandidati i LDK-së  për kryetar të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, ora 19:01)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e katërt për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe mbylljen e vendvotimeve. (Qendra mediale në ndërtesën e KQZ-së, ora 19:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. (Selia qendrore e PDK-së, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 16 Tetor 2021

- Misioni vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” do të organizojë konferencë për media, ku do të shpalosen të gjeturat kryesore nga vëzhgimi i fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. (Zyrat e KDI-së, rruga “Bajram Kelmendi”, ora 10:00)
 
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, për Zgjedhjet Lokale 2021. (Depoja qendrore e KQZ-së, përballë QNR-së, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizon në bashkëpunim me KPP ‘Gani Maloku’ kanë paraparë organizimin e turneut të dytë memorial të veteranëve në nder të Gani Malokut.. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 14:00)

 

- Mbahet ceremonia e mbylljes së “Mirëdita, dobar dan!”. (Kino Armata, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 15 Tetor 2021

 - Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon pritjen e studentëve të rinj. (Universiteti i Gjilanit, ora 9:30)

- Shoqata e të Verbërve të Kosovës në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë-Zyra e Kryeminstrit organizojnë konferencë me rastin e Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Institutin Demokraci për Zhvillim (D4D), organizojnë konferencën e përbashkët të gjashtë institucioneve me temën: “Bashkëpunimi ndërinstitucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

-  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Komunën e Prishtinës, OJQ-të mjedisore organizon shënimin e “Ditës Ndërkombëtare të Ecjes se Lirë në Natyrë”. (Peizazhi i mbrojtur i natyrës ”Gërmia”, ora 10:00)

 - Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Plato në mes të Komunës së Prishtinës dhe Kuvendit të Kosoës, ora 10:30)

- Lëvizja FOL në bashkëpunim me Institutin e Prishtinës për Studime Politike si dhe me mbështetjen e Ambasadës Holandeze në Kosovë, organizon diskutimin tematik ku do të prezantohet niveli i përmbushjes së Planit të Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për periudhën mars-shtator 2021. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Gjeneral Majori i Ushtrisë Italiane, Franco Federici do t'i dorëzojë Komandën e KFOR -it Gjeneral Majorit të Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari. (Kampi Film City, shtabi i KFOR-it, ora 11:00)  

- Zëvendëskryeministër për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi prezanton Projektligjin për ratifikimin e “Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian” para Komisioni për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 11:00)

- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, do të mbajë konferencën e rregullt për medie. (Ndërtesa e MASHTI, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojë shkollën “Hysen Rexhepi” ku do të dhurohet donacioni për pajisje teknologjike. (Prizren, ora 12:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të merr pjesë në tubimin përmbyllëse të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në Prizreni. (Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, ora 14:00)   

 - Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të merr pjesë në tubimin përmbyllëse në Malishevë. (Restaurant 'Bimi 2', ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 14 Tetor 2021

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Lëvizja FOL organizojnë tryezën e diskutimit me temën “Agjenda për Reforma Evropiane II”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Bodrumi Red Bull organizon ngjarjet Bisedimet e Universitetit. Fakulteti Teknik në Universitetin e Prishtinës, ora 13:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti  do të vizitojë Prizrenin ku së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, do të realizojnë shpërndarjen e donacionit tek Spitali Rajonal i Prizrenit po ashtu vizitojn shoqaten ESNAF dhe Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve. (Objekti i Spitalit, ora 15:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës mban Kongresin e dytë të Mjekësisë me temën: “Onkologjia”. (Hotel Emerald, ora 17:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti  do të vizitojë Prizrenin ku së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, do të realizojnë tubimin e mbylljes së fushatës. (Fusha sportive “Andrra” në Marash, ora 18:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së “Mirëdita, dobar dan!”. (Kino Armata në Prishtinë, ora 18:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren organizon tubimin përmbyllës të fushatës së kandidatit për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj. (Oborri i Lidhjes së Prizrenit, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 13 Tetor 2021

 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:00)

- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca raporton para komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere raporton lidhur me kalendarin e auditimeve dhe caktimin e pagës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

- Dega e Gjuhësisë e Institutit Albanologjik të Prishtinës, organizon një tryezë shkencore kushtuar 100- vjetorit të Kongresit Arsimor të Lushnjës. (Instituti Albanologjik i Prishtinës, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Parkingu prapa Stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 10:30)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencën për media ku temë kryezore do të jetë energjia elektrike. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 11:00)

- Iniciativa për Progres mbanë konferencë për medie, në të cilën do të publikohet raporti “(Pa) Ligjshmëria e tenderëve të anuluar”. (Hotel Sirius, ora  11:00)

- KFOR-it turk do të përurimin e Projektit te Renovimit të Çerdheve të Kamenicës. (Kopshti i Fëmijevë -Filizat, ora 12:00)

- Federata e Futbollit të Kosovës do të mbajë konferencë për media. (Selia e FFK-së, ora 13:00)

 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

- Komuna e Skenderajt do të bëj përurimin e palestrës sportive të qytetit. (Përballë Parkut “Idriz Rreci” në Skenderaj, ora 16:00)

- Me rastin e shënimit të 22 Vjetorit të themelimit, QKRMT promovon librin “Përdhunimi: Një histori turpi, ditari i të mbijetuarve” nga autorja Wiola Rebecka. (Bibloteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 16:00)


- Lëvizja Vetëvendosje në Prizren do të organizojë takim me anëtarët e shoqatave dhe institucioneve ekonomike që veprojnë në Prizren. (Hapësirat e Parkut të Biznesit, ora 16:45)

- - Lëvizja Vetëvendosje në Prizren do të organizojë tubim në fshatin Korishë. (Tek Shkolla "Dëshmorët e Kabashit", ora 18:30)

Ngjarjet e datës 12 Tetor 2021

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Zyra e Degës, te Qafa, ora 8:00)

- Ministri të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm të Policisë, Samedin Mehmeti raportojnë para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna nÑ‘ familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna nÑ‘ baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506, ora 10:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrave financiare te Ministrisë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinore, zyra lokale në Prishtinë organizon ceremoninë e hapjes së programit rajonal të ‘Supershkollave’. (Hotel Sirius, ora 10:45)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencën për media ku temë kryezore do të jetë energjia elektrike. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton për organizimin e një debati publik në Komision lidhur me barrierat tregtare Kosovë-Serbi, me propozim të KDI-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati lidhur me sfidat dhe prioritetet apo objektivat për fushën e mirëqenies sociale dhe reformen e sistemit pensional në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu lidhur me realizimin e Planit të Punës së Qeverisë për periudhën mars- shtator 2021. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Parku në Tokë Bahqe, ora 15:00)

- Bordi i Bienales  Nomade Evropiane Manifesta do të prezantojë vizionin urban të Manifesta 14 Prishtina, nga Carlo Ratti Associati ku do të prezantohet edhe koncepti i kuratores së Biennales. (Kino Armata, ora 11:00)

 

- Ndërmarrja Publike Banesore do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme. (Zyrët e NPB-së rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Ulpianë. Ish objekti i Gjykatës afër Beni Donës, ora 16:10)

Ngjarjet e datës 11 Tetor 2021

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Para zyrës së Degës, te Qafa, ora 8:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për të bërë pranimin e automjetit për vaksinim nga Ministria e Shëndetësisë, i cili do të dorëzohet nga zv/ministri Arsim Berisha. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 9:00)

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik për Projektligjin për Gjykatën Komerciale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 204-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

- KFOR-i Italian në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit organizon Koncert Ceremonial me rastin e përmbylljes së mandatit njëvjeçar. (Kino-Lumbardhi në Prizren, ora 13:30)

- Një grup qytetarësh protestojnë para Ambasadës së Gjermanisë për shkak të vështirësive për caktimin e një termini për viza pune në Gjermani. (Para Ambasadës së Gjermanisë, ora 14:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (ish-ndërtesa e Ombuspersonit, hyrja nga Restaurant Simphony, ora 15:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban sot Konferencë për Media. (lagjja Arbëria, terasa në Sach Pizza, ora 15:00) 

- Mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:30)

- Partia Demokratike, dega në Skënderaj mban tubimin madhështor. Merr pjesë edhe Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi. (Shtëpia e Kulturës, ora 17:00)

- Mbahet konferenca për media e Kombëtares së Gjeorgjisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Gjeorgjisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 10 Tetor 2021

- Shoqata e Psikologëve të Kosovës në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor organizon kongresin ndërkombëtar “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizon xhirot e radhës në ligën e parë A dhe B të meshkujve. (Shkolla e Mesme dhe e Ulët 'Dardania' në Pejë, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Në mes të lagjes Kolovica dhe Vneshtave, saktësisht në vendin që njihet si Fusha e Pajtimit, ora 15:00)

- Lëvizja Vetëvendosje në Prizren do të mbaj tubim në fshatin Mushnikovë. (Tek Shtëpia e Kulturës në fshat, ora 18:30)
 

Ngjarjet e datës 9 Tetor 2021

 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari dhe Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, organizohet ceremonia e rivarrimit për martirët e masakrës së Rezallës, eshtrat e të cilëve janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë. (Kompleksi i varrezave të martirëve në Rezallë, ora 14:00)  

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Hotel International në Prishtinë, ora 15:15)

- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, do ta dekorojë mësuesin Mustafë Koka - Post mortum, me titullin “Kalorës i urdhrit të flamurit”. (Zyrët e Kryetarit të Komunë së Gjilanit, ora 17:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti  së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit Mytaher Haskuka, do të marrin pjesë në premierën e shfaqjes teatrale “Andorra” të Teatrit Profesionist “Bekim Fehmiu”. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 8 Tetor 2021

- Posta e Kosovës promovon pullën postare “Vaksinohu-shpëto jetë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Organizatat e shoqërisë civile si Institute for Development Policy, Group for Legal and Political Studies, CNVP Foundation, Sustainability Leadership Kosova, Qytetarët Aktivë and WWF Adria  nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi, për të punuar së bashku rreth klimës, energjisë dhe mjedisit. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Iniciativa për Progres organizojnë takimin përmbyllës për projektin: Kërkesa për Komuna Transparente dhe Llogaridhënëse: Monitorimi i prokurimit publik dhe fuqizimi i qytetarëve për të sjellë ndryshime pozitive. (https://us06ëeb.zoom.us/j/2072452981?pëd=SHAzL1këTmcyYm1PdkdzNVNLNUZ6dz09 - Meeting ID: 207 245 2981 ; Passcode: 1, ora 10:00)

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Stress Free Corner në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) shpaloset hulumtimi “Niveli i stresit tek duhanpirësit dhe joduhanpirësit”.  (Innovation Centre Kosovo, ora 11:00)

- Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Hajdari mbanë konferencë për media me temën "Masat Antidamping". (ndërtesa e Ministrisë, ora 12:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Tomash Szunyog, udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë, lidhur me agjendën dhe marrëdhëniet e Kosovës me BE-në. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 13:30)

 

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban sot konferencë për media. (Trafiku Urban, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 7 Tetor 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton me Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca, rreth Kërkesës për caktimin e pagës për Auditorin e Përgjithshëm, shqyrton raportin Financiar te Radiotelevizionit të Kosovës, etj... (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe me përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial tÑ‘ Kosovës dhe tÑ‘ Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e 267-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi mbanë konferencë për medie që ka të bëjë lidhur me projektin e rrugës Prishtinë - Podujevë. (Tek ura në fshatin Konushec, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ndërtesa e KQZ-së, ora 14:00) 

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Qendra Tregtare, Bregu i Diellit, ora 15:30)

- Galeria Qahili prezanton instalacionin 'The Red Dress' nga artisja, Kristie Macleod, pas shumë paraqitjeve nëpër botë. (Galeria Qahili, ora 16:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Lubizhdë tek hapësirat e QMF-së, dhe në ora 19:45 do të mbahet tubim në Lagjen Arbanë, tek SHFMU "Ibrahim Fehmiu", ora 18:00

Ngjarjet e datës 6 Tetor 2021

- Mbahet ceremonia e hapjes për themelimin e projektit “Kidpreneurship - Think. Design. Create”. (Shkolla “Avni Rrustemi” në Istog, ora 11:00)

- Kolegji AAB në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Sociologjisë, Entin Botues “Gjergj Fishta” dhe Shtëpinë Botuese “Drita” organizon punimet e Forumit Shkencor Promovues “Gjergj Fishta- jeta dhe vepra”, që organizohet në shënim të 150 vjetorit të lindjes së Gjergj Fishtës. (Qendra Mediale e Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës organizon ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve bujqësore. (Mitrovicë, ora 11:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë do të prezantojë raportin “Vlerësim i themelimit, funksionimit dhe performancës së mekanizmave komunalë për pjesëmarrje dhe përfaqësim të komuniteteve”. (Zoom - https://osce-org.zoom.us/j/95322162953, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes për themelimin e projektit “Kidpreneurship - Think. Design. Create”. (Shkolla “Martin Camaj” në Istog, ora 14:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Restaurant Brilant, Hajvali, ora 15:00)

- Lëvizja Vetëvendosje do të mban tubim në Hoqë të Qytetit tek shkolla "Nazim Buduri". (Hoqë,  ora 18:00)

Ngjarjet e datës 5 Tetor 2021

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë‘, Rini dhe Sport lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Prizreni. (KK Prizren, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia hapëse për themelimin e projektit “Kidpreneurship - Think. Design. Create”. (Shkolla Zekria Rexha në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes takohet me pjesëmarrësit e Kursit të Larte për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Akademinë e Forcave te Armatosura të Shqipërisë.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, viziton Gjilanin, ku bashkë me kryetarin, Lutfi Haziri, do të qëndrojnë në Fshatin e Lumtur, i cili gjendet në Zabel. (Fshati Zabel në Gjilan, ora 13:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon debatin me kandidatët për Kryetar të Komunës së Prizrenit ku do të diskutohen temat gjithëpërfshirja në politikat publike të Komunës së Prizrenit, gjendja e mjedisit dhe hapësirave publike si dhe mbrojtja dhe zhvillimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore. (Kino Lumbardh, ora 14:00)
 
- Mbahet ceremonia hapëse për themelimin e projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create”. (Shkolla “Fehmi Agani” në Gjakovë, ora 14:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (shkolla “Zenel Hajdini”, Kodra e Trimave, ora 15:30)

 

Ngjarjet e datës 4 Tetor 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën do të pritet votimi i raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Përzgjedhësit Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes mban konferencë për media. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Agrokosova Holding organizojnë aktivitetin Vjelja e Rrushit Kosova 2021. (Objekti Agrokosova në Suharekë, ora 11:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Tulltorja në lagjen Arbëria, ora 11:30)

- Lëvizja FOL organizon debatin Fol Hapur me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ku do të diskutohet për realizimin e Planit të Punës së Qeverisë për periudhën mars- shtator 2021. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- OJQ Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin me temë 'Ndërmarrësia, mundësi reale për të gjitha gratë dhe vajzat në Kosovë'. (Objekti i UNDP-së, afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 13:30)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares U21. (Kompleksi i FFK-së në Hajvali, ora 15:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë mban dëgjim publik për projektligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 16:00)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 3 Tetor 2021

- Federata e Pingponut në bashkpunim me Klubin e Pingpongut Sharri kanë paraparë të organizojnë për herë të parë në pingpong turneun e seniorve 'Dita e Boshnjakëve'. (Palestra Prizren Arena në Prizren, ora 10:00)

- Lëvizja Popullore e Kosovës shënon 30 vjetorin e mbledhjes së tretë të LPRK-së. (Insituti i Historisë, ora 11:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban sot konferencë për media. (Në hyrje të fshatit Koliq, te përmendorja, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 2 Tetor 2021

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban kongresin e 8-te zgjedhor në të cilën merr pjesë edhe kryeministri Kurti. (Amfiteatri i Fakultetit te Edukimit, ora 10:00)

- Misioni vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” do të organizojë konferencë për media, ku do të shpalosen të gjeturat kryesore nga vëzhgimi i gjysmës së parë të periudhës së fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizon turneun e TOP 8 minikadetëve më të mirë të Kosovës për vitin 2021. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 10:30)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)