Ngjarjet e datës 29 Nëntor 2016
- Koalicioni të drejta të barabarta për të gjithë do të prezantojë dokumentin e politikave për hartimin e Strategjisë së të drejtave të njeriut për Kosovën 2016-2022 - Një rrugë përpara. (Hotel Sirius, ora 9:30)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive, diskutimi lidhur me Trashëgiminë Kulturore të Kosovës dhe diskutimi lidhur me sigurinë në shkolla. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 10:00)
- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë raportin Vlerësimi i nevojave për shkathtësi: Identifikimi i nevojave të punëdhënësve në gjashtë sektorë ekonomik në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të diskutohet lidhur me buxhetin e Institucioneve/Agjencioneve që bien në fushëveprim të Komisionit për Legjislacion, si dhe njoftimi me shkresën e Institutit Gjyqësor të Kosovës për skadimin e mandatit të anëtarëve të Këshillit Drejtues. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)
- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon tryezën e diskutimit me titull Zhvillimi, Mandati dhe Mbikqyrja e Kompanive Private të Sigurisë. (Hotel SIrius, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2017 për institucionet e sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)
- Me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, komunat Prishtinë, Graçanicë, Shtime, Lipjan, Fushë Kosovë, dhe Obiliq do të paraqesin planin e tyre të veprimit për të avancuar dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve. (Hotel Emerald, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për Miniera dhe Minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)
- Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)
- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së Fushatës Elektorale të Aleancës Kosova e Re në Drenas. (Salla e Kulturës në Drenas, ora 12:00)
- Besa Luzha, Florina Duli dhe Rudinë Jakupi në emër të të gjithë qytetarëve do të dorëzojnë peticionin #DrejtësiPërAstritin tek Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës si dhe Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Sheshi Skenderbeu, ora 14:00)
- Familja Dvorani nga Fshati Terrstenik, Komuna e Drenasit organizon varrimin e dy djemve Muhamet A. Dvoranit - 8 vjeç dhe Mendim A. Dvorani - 5 vjeç të cilët kanë humbur jetën në një aksident në Novi Sad derisa ishin duke ardhur në vizitë në Kosovë, nga Austria. (Varrezat e fshatit Terrstenik, ora 14:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. (Kabineti i Presidentit, ora 15:30)
- Lidhja Demokratike e Kosovës në Drenas mban fushatën elektorale në Vasilevë. (Shkolla fillore në Vasilevë, ora 16:00)
- NISMA për Kosovën, dega në Drenas do të mbaj tubim elektoral në kuader të fushates zgjedhore për kryetar të komunes së Drenasit. (Shkolla Shote Galica, në fshatin Abri të Drenasit, ora 17:00)