29 Maj 2023

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Korrik 2016

- Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë organizon Panairin “Gratë në Biznes 2016” i cili synon promovimin e veprimtarisë ndërmarrëse te gratë e të gjitha komuniteteve, integrimin e tyre ne shoqëri si dhe inkurajimin e grave tjera për tu futur në aktivitete biznesore. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të diskutohet rreth Planit të Punës së Komisionit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Shpend Maxhuni, do të vendosin kurora me lule tek lapidari i heroit të Kosovës Enver Zymeri. (Kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, ora 10:00)

- Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale organizon konferencën me temë “Zbatimi i Ligjit për Faljen e Borxheve Publike- Çka pas datës 3 shtator?”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin për Rregullat e Komunikacionit Rrugor si dhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për kamatëvonesat në transaksionet tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Shpend Maxhuni, do të Homazhe tek varri i heroit të Kosovës Enver Zymeri. (Varrezat e fshatit Dubovc, komuna e Vushtrrisë, ora 11:00)   

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF në bashkëpunim me kompaninë Meditech L.L.C - distributor i produkteve farmaceutike dhe pajisjeve mjekësore në Kosovë, po organizojnë një event të dhurimit të materialeve shpenzuese mjekësore për Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë. (Klinika e Pediatrisë, Qendra Klinike Universitare në Kosovë, ora 11:00)  

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Shpend Maxhuni, do të vizitojnë familjen e heroit të Kosovës Enver Zymeri. (Fshati Dubovc, ora 11:30)

- Kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves, Safet Gerxhaliu dhe Drejtori Ekzekutiv i Odes Ekonomike Amerikane ne Kosove, Arian Zeka mbajnë konferencë të përbashket për medie lidhur me çështjet me te cilat përballet sektori privat, dinamiken e reformimit te mjedisit afarist, nivelin e partneritetit me sektorin publik, si dhe detyrat qe duhen kryer nga institucionet në ditet në vijim. (Selia e Odes Ekonomike Amerikane, ne Qytezen Pejton, ora 13:00)
 
-  Mbahet Konventa e IV e Forumit Rinor të Aleancës Kosova e Re, dega në Prishtinë në të cilen do të zgjedhen strukturat e reja për Forumin Rinor, dega në Prishtinë. (Hotel Swiss Diamond, nga ora 20:00)

Ngjarjet e datës 25 Korrik 2016

- Presidenti i BERZH-it Suma Chakrabarti do ta vizitojë Kosovën me ç\'rast do të takohet edhe me  ministrin e Financave Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P37, ora 12:45)

-  Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore ben lansimin e Udhëzuesit për Pjesëmarrjen e të Rinjëve në Procese Zgjedhore dhe Politike të titulluar “Udhërrëfyesi i Superndryshuesve për Zhvillim të Komunitetit”. (Hotel Sirius, ora 13:00)  

 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Presidentin e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Suma Chakrabarti. (Kabineti i Presidentit, ora 14:00 - vetëm)

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2016

- Mbahet mbledhja e XXV e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. (American School of Kosova" në Pallatin  e Rinisë në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministria e Diasporës organizon ndezjen e qirinjve në përkujtim të bashkatdhetarëve tanë të rënë në sulmin e Mynihut, Sabina Sula, Dijamant Zabergja dhe Armela Segashi, por edhe të gjitha viktimat e sulmit kriminal në Mynih, përmes ndezjes së qirinjve. (Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ora 20:30)

Ngjarjet e datës 22 Korrik 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Ministria e Integrimeve Evropiane në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunën e Ferizajt do të organizojnë konferencë informuese për Marrëveshjen e Stabilizim - Asociimit dhe zbatimin e saj në Komunën e Ferizajt. (Ndërtesa e Komunës së Ferizajt, salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore bën lansimin e Udhëzuesit për Përfshirjen e Personave me Aftësi të Kufizuar në Proceset Zgjedhore dhe Politike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën kujdesin e kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe të Forumit për transparencë parlamentare vazhdon aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend”. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Në organizim të Ministrisë së Infrastrukturës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të vizitojnë punimet në rrugën nacionale, Prishtinë – Pejë. (Zegmenti Zahaq - Pejë, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha pret në takim Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie. (Kabineti i Ministres, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të presë në takim ekipin e nxënësve të Kosovës që kanë marrë pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës. (Kabineti i Ministrit, ora 11:30)

- Fillon faza e IV e implementimit të dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Aktash, Lagjen e Muhaxherrëve, Parkun e Qytetit, Vellushë, Qendra e Qytetit dhe Qytezën Pejton, ora 19:30)


 

Ngjarjet e datës 21 Korrik 2016

- Shoqata e Malazezëve të Kosovës, me përkrahje të Friedrich Ebert Stiftung organizon tryezë me temë “Demarkacioni i kufirit Kosovë- Mali i Zi nga përspektiva e qytetarëve malazezë të Kosovës”. (Qendra e konferencave Orion, ora 9:30)

- Nën kujdesin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe Forumit për transparencë parlamentare, Kuvendi organizon aktivitetin tradicional, “Bashkatdhetarët në Kuvend” dhe hap dyert për të gjithë mërgimtarët. (Holli i Kuvendit, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në të cilën do të ketë Diskutim i kërkesës së Postës së Kosovës për shpërndarjen e pensioneve dhe skemave sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Agjensioni i Japonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) do të lansojnë projektin e ri për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore. (Zyret e UNDP-së ora 14:00)

- Mbahet ceremoia e hapjes së festivalit P+ festival ky i muzikës, artit dhe teknologjisë. (Parku i Gërmisë, ora 15:00)

 

Ngjarjet e datës 20 Korrik 2016

- Komisioni për Punë të Jashtme, mban takimin e përbashkët me Dekanen Prof. Dr. Adrien Wing dhe ligjëruesin Prof. Nathan Miller nga Universiteti i Iowa-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Bёhet shpërndarja e certifikatave pёr kandidatët tё cilёt e kanё kaluar provimin pёr përmbarues privat. (Ndërtesa e Ministrisë se Drejtёsisё, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe komuna e Dragashit do të nënshkruajnë një marrëveshje komunale për bashkë-financim për të ndihmuar banorët e këtushëm t’i përmirësojnë fermat dhe ndërmarrjet e tyre të vogla. (Kuvendi komunal i Dragashit, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të vizitojë komunën e Parteshit, me ç'rast do të mnënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës të Parteshit, ora 11:00)

- Mbahet konferenca me temë “Veprimet kriminale të OSBE-së dhe UNMIK-ut në lidhje me pronën personale të disa serbëve në Kosovë" të cilën organizon Milos Živković, sipas pohimit të tij, iu ka uzurpuar prona personale nga ana e OSBE-së për disa vite me radhë. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

 

- Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa mban konferencë për media ku do të prezantohen superproduktet e reja të VALA-s dhe risitë tjera në Telekomin e Kosovës. (Ndërtesa kryesore e Telekomit të Kosovës/Valës, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani. (Kabineti i Presidentit, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, Dukagjin Lipa, Drejtor Ekzekutiv - Republika Communications dhe Ernest Jusufi - Drejtor Ekzekutiv “Birra Peja” do të mbajnë konferencë për media. (Salla e konferencave, kati I IV, në ndërtesën e re të Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të vizitojë komunën e Ranillugut, me ç'rast do të mnënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Ranillugut, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut.  (Ndërtesa e KOSTT-it, ora 14:00)

- Për herë të parë në Kosovë organizohet ProductTank Prishtina me qëllim që të ju ofrojë mundësin menaxherëve të produkteve që të ndajnë eksperiencat e tyre dhe të shkëmbejnë idetë për Dizajnim të Produkteve, Modelim të Bizneseve, Ekseriencës së përdoruesit etj. (Kolegji Universum Ulpiane, kati i II, Salla 101, ora 17:30)

- Artistja Erëmira Çitaku, do të përformojë në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 19 Korrik 2016

- Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Skender Hyseni raporton para komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Community Building Mitrovica organizon konferencën për shtyp me rastin e nënshkrimit të kontratave me përfitueset e granteve të Projektit "Mjedisi i biznesit mbështetës për gratë që fillojnë biznese në veri dhe jug të Mitrovicës".  (Objekti i Agjensionit regjional për zhvillim në Mitrovicën jugore, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilë do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Ambasadori i ShBA-ve në Republikën e Kosovës, Greg Delawie, i shoqëruar nga Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, do të bejnë vizitë statusë së Richard Holbrooke në Viti. (Viti, ora 10:25 - vetëm pamje)

- Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi merr pjesë në ngjarjen lansuese të fushatës nacionale në nivel lokal në Kosovë, në përkrahje të të drejtave pronësore të grave. (Shtëpia e Kulturës, Viti, ora 10:30) 

- Para fillimit të mbledhjes së gjashtë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mban konferencë për gazetarë ku do të flasë rreth të arriturave në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe punës së Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Qeverisë, P-32, ora 10:40) 

- Ambasadori i ShBA-ve në Republikën e Kosovës, Greg Delawie, i shoqëruar nga Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, do të flasë me rastin e nisjes së fushatës për të drejtat pronësore bazë me qytetarë në Viti, dhe do të vizitojë statunë e Richard Holbrooke. (Shtëpia e Kulturës në Viti, 10:45)

- Komiteti Olimpik i Kosovës mban konferencë për media ë të cilën do të bejë publike cilët sportistë nga Kosova dhe ne cilat disciplina do te marrin pjesë në  Lojerat Olimpike Rio 2016. (Ambientet e KOK, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00)

 

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj flet para gazetarëve lidhur me demarkacionin dhe debati me ekspertët për këtë proces. (Selia e AAK-së, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 18 Korrik 2016

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës do të mbajnë një konferencë të përbashkët për të informuar gazetarët dhe publikun rreth një nisme ligjore përmes së cilës do të censurohen dhe kontrollohen mediat. (EU Info Center, Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet takimi i radhes për të riatdhesuarit kosovare,  kryesishtë të komunitetëve Romë, Ashkali dhe Egjiptas. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S I, ora 12:00)

- Mbahet Mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në të cilën do të bëhët Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara Shqyrtimi i Projektligjit për shërbimin mjekësor emergjent.(salla N 302, ora 13:00)

- Zyrtarët e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal do të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare, duke iu përgjigjur gatishmërisë për të ndihmuar qytetarët që kanë nevojë për gjak.(Ambientet e Ndërtesës së ish Rilindjes, ora 13:30)

- Bëhet pritja e ekipit të Kosovës që ka marrë pjesë në Olimpiadën ndërkombëtare të matematikës, në Hong Kong, ku ka fituar një medalje të bronztë Doruntina Sylejmani dhe dy medalje nderi Shend Zhjeqi dhe Arbër Avdullahu. (Departamentin e Matematikës, FShMN, ora 13:30)

- Zyrtarët e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal do të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare, duke iu përgjigjur gatishmërisë për të ndihmuar qytetarët që kanë nevojë për gjak. (Ambientet e Ndërtesës së ish Rilindjes, ora 13:30)

- Mbahet ceremonia e vendosjes së vulës së parë apostile.(Në Departamentin për Çështje Konsullore, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ora 14:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës në bashkëpunim me Qendrën për Art dhe Komunitet Artpolis, përkrahur nga PPSE Swisscontact, mban fushatën në kuadër të projektit “Prona e paluajtshme dhe barazia gjinore” përmes prezantimit të shfaqjeve në formë të forum teatrit. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 18:00)

- Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës organizon mbrëmje homazh për viktimat në Nice të Francës. (Hotel Swiss Diamont, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 17 Korrik 2016

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Qendrë së Lëvizjes Vetëvendosje!. (American School of Kosova në Pallatin e Rinisë, ora 12:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës në bashkëpunim me Qendrën për Art dhe Komunitet Artpolis, përkrahur nga PPSE Swisscontact mban fushatën në kuadër të projektit “Prona e paluajtshme dhe barazia gjinore” përmes prezantimit të shfaqjeve në formë të forum teatrit. (Sheshi “Mehë Uka” përballë bibliotekës së qytetit në Mitrovicë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2016

- Rektori i Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Marjan Dema se bashku me Ministrin e Arsimit Shkences dhe Teknologjise se Kosoves monotorojnë Fakultetin e Edukimit për të pare nga afer si zhvillohet procesi i mbajtjes së testit të provimit pranus për studente te ri në studimet themelore - bachelor. (Fakulteti i Edukimit,  ora 9:00)

 

- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës mban konferencën  “Evropa pas BREXIT dhe procesi i integrimeve evropiane të Kosovës dhe rajonit”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Marjan Dema se bashku me Ministrin e Arsimit Shkences dhe Teknologjise se Kosoves monotorojnë Fakultetin Juridik. (Fakulteti i Juridikut, ora 9:30)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Marjan Dema se bashku me Ministrin e Arsimit Shkences dhe Teknologjise se Kosoves monotorojnë Fakultetin Filozofik. (Fakulteti Filozofik, ora 10:00)

- anulohet - Ministri i Infrstrukturës, Lutfi Zharku do të vizitojë Komunën e Pejës, ku do të takohet me kryetarin e Komunës, Gazmend Muhaxheri me ç\'rast do të inaugurojë fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale N9, drejtimi Pejë-Prishtinë. (Pejë, ora 12:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës - “Dodona” organizon një mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së regjisorit dhe aktorit të mirënjohur të Kosovës Smail Imeri.  (Teatri Dodona, ora 12:00)
 

Ngjarjet e datës 15 Korrik 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Me rastin e ri-akreditimit tre vjeçar të Programit Specialistik në Mjekësisë Familjare të Kosovës nga Kolegji Mbreteror i Anglise-RCGP, organizohet shënimi i kësaj ngjarjeje të rëndësishme për  mjekësinë kosovare. (Hapësirat e  Qendrës për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni i Pavarur i Mediave mban dëgjim publik për të diskutuar për Rregulloren e re për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale dhe për ndryshimet e Rregullores për Komunikimet Komerciale Audiovizuale dhe Kodin e Sjelljes. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

 

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do të mbajë konferencë për medie. (Selia e PDK-së, ora 10:30)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të marrin pjesë në prezantimin e projektit të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, si dhe projekteve të tjera të BERZH-it, për hyrje-daljet e qytetit të Gjilanit. (Restorant "Vali Ranch" në Gjilan, ora 11:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora  11:00)

- Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës mban konferencë për media. (Foajeu i Teatrit Kombëtar, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit të Klinikës së re Emergjente, që do të ndërtohet në kompleksin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. (Hapësirat midis Klinikës së Onkologjisë, Ortopedisë dhe Ambulancave të reja specialistike në ndërtim e sipër, ora 11:30)

 

- Mbahet ceremonia e mbylljes së Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës. (Qendra e Studentëve, ora 17:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës në bashkëpunim me Qendrën për Art dhe Komunitet Artpolis, përkrahur nga PPSE Swisscontact, ka filluar fushatën në kuadër të projektit “Prona e paluajtshme dhe barazia gjinore” përmes prezantimit të shfaqjeve në formë të forum teatrit. (Shkolla fillore “Shkëndija, fshati Hajvali, ora 18:00)

- Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës organizon pritjen për të rinjtë e Kryqytetit dhe drejtues politik dhe institucional të Republikës së Kosovës, me ç’rast do të organizohet një bashkëbisedim për gjendjen aktuale  të të rinjve të Kosovës - sfidat dhe problemet e tyre. (Ndërtesa e Re e Qeverisë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 14 Korrik 2016

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të vizitojë lokalitetin arkeologjik në Dersnik, me ç’rast do të bëhen publike edhe gjetjet e reja arkeologjike në këtë lokalitet. (Dersnik, ora 10:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" do të bën ndarjen e çmimeve dhe mirënjohjeve për nxënësit që kanë fituar në garën me ese “Edhe unë e festojë 4 korrikun – Dita e Pavarësisë së SHBA-ve”. Selia e shoqatës “Miqtë e Amerikës, Agim Ramadani, mbrapa qebaptores “Jeta” dhe “California”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të bën prezantimin e “Monitorit të Biznesit Kosovar”, për tremujorin e dytë të vitit 2016. (Lokalet e OEK-ut, ora 11:00) 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, do të përcjellë nga afër fushatën e korrje-shirjeve të grurit. (Komuna e Shtimes, kilometri i tretë, rrugës për Ferizaj, ora 12:45)

 

- Mbahet mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)
 

Ngjarjet e datës 13 Korrik 2016

- Rektori i Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Marjan Dema pret në takim Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala , ku njëherit do të bëhet nënshkrimi i Memorandum Bashkëpunimi për punë praktike për studentet e Universitetit të Prishtines 'Hasan Prishtina' në këtë Ministri. (Ndërtesa e Rektoratit UP-së, ora 10:00)

- Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut organizon fushatën vetëdijesuese  "Dhurimi Vullnetar i Gjakut". (Kampi ‘Vrella’ në Sllatinë, ora 10:00) 

- Organizata Mjedisore “Let’s Do It Kosova” vazhdon edhe më tej me aktivitete vetëdijesuese për mbrojtjen e mjedisit më ç'rast vullnetarët e Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të realizojnë aksion pastrimi në Veternik. (Rruga e vjetër e Shkupit, afër Spitalit Amerikan, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të  shqyrtohet në parim Projektligji për performancën energjetike në ndërtesa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Shefat e grupeve parlamentare të boshtit opozitar AAK dhe Nisma, Pal Lekaj dhe Valdete Bajrami do të mbajnë konferencë shtypi për çështjen e Demarkacionit. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Shkëmb Manaj raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me implementimin nenit 11, të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrrahmani raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur e marrëveshjen e kredisë Kosovë - Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK si dhe lidhur me punsimin e asistentëve dhe specialstëve të mjeksisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin për Kinematografinë si dhe shqyrtimi i Projektligjit pёr ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e mbylljes së projektit të bashkëpunimit ndërkufitar "Turizmi hap derën për bashkëpunim ndërkufitar" i cili ka qellim rritjen ekonomike në rajonin ndërkufitar të Dragashit dhe Gostivarit përmes ndihmës së drejtpërdrejtë për ta kthyer zonën në një destinacion tërheqës turistik. (Shtëpia e Kulturës në Dragash, ora 14:00)

 

- Promovohet guida “Trashëgimia Kulturore e Prishtinës” nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore e Prishtinës. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 12 Korrik 2016

- Administrata Tatimore e Kosovës organizon seminar me tatimpagues me veprimtari ndërtimore me qëllim të informimit më përsëafërmi me aplikimin e ngarkesës së kundërt për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, brenda vendit. (Hotel Grand, ora 10:00)
 
- Mbështetur nga Ministria e Diasporës, në Prishtinë mbahet panairi me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon tryezë diskutimi me temë “Institucionet dhe agjencitë e pavarura - marrëdhënia e punës, pagat, organizimi dhe llogaridhënia”. (Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në të cilën do të  bëhet Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015. (Kuvendi i Koosvës, salla S-I, ora 10:00)

 

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, do të takojë sot ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell ku pas takimit do të mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e MPJ-së, në orën 10:00)

- Në kuadër të përgatitjeve që po bëhen për hapjen e Parkut Arkeologjik të Ulpianës, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të vizitojë Ulpianën. (Ulpianë, ora 10:30)

- Mbahet Mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë.(Kuvendi i Koosvës, salla N 303, ora 11:00)

- Mbështetur nga Ministria e Diasporës, në Prishtinë mbahet panairi me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00) 

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Kuvendi i Koosvës, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e komisionit për Integrime Evropiane. (Kuvendi i Koosvës, salla  S-I, ora 11:15)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione, në të cilën do të bëhet Shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijës,.(Kuvendi i Koosvës, salla N 303, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të vizitojë edhe Kalanë e Hariqait. (Kalaja e Hariqait, ora 13:00)

- Mbahet Ceremonia e mbylljes së aktiviteteve të projektit " Mbështetje për agrobiznesit në rajonin e Gjilanit. (Vali Ranch Resort, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 11 Korrik 2016

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, mban Dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr. 05/L-090 pёr Sponsorizime dhe Donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. (Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 10:00)

- Mbahet Seanca Plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të  bëhet Shqyrtimi i Raportit të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015, Shqyrtimi i Raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015, Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015, dhe Shqyrtimi i Propozimit për shpalljen e 5 Shtatorit - "Dita e Bamirësisë-Nëna Terezë". (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Inspektorati Policor i Kosovës do të mbajë një ceremoni me rastin e shënimit të përvjetorit të dhjetë të IPK-së. (Ndërtesa e Inspektoratit Policor të Kosovës, Hajvali - Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në të cilën do të bëhet Shqyrtimi në parim i Projektligjit për performancën energjetike në ndërtesa. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 11:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qëndrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në të cilën do të bëhet Shqyrtimi i Projektligjit për shërbimin mjekësor emergjent.(Kuvendi i Kosovës,salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione, në ët cilën do të bëhet Shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Kuvendi i Kosovës,salla N 303, ora 13:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, dhe Ambasada e Norvegjisë organizojnë koktejin e rastit me të cilin shënojnë përmbylljen pas 11 vite punë të suksesshme të  Programit për Zhvillim të Kapaciteteve si dhe shfaqin filmin dokumentar me titull “11 Vite ne 11 Minuta.” (Hotel Swiss Diamond, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 10 Korrik 2016

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim nënsekretaren e shtetit të SHBA-ve, Victoria Nuland. (Zyra e Presidentit, ora 8:20 - pamje në fillim të takimit)

- Zëvendës-sekretarja e shtetit amerikan Victoria Nuland do të takoj Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli. (Zyra e Kryetarit, ora 8:50 - pamje në fillim të takimit)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim nënsekretaren e shtetit të SHBA-ve, Victoria Nuland. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:20 - vetë pamje) 
 
 - Zëvendës-sekretarja e shtetit amerikan Victoria Nuland do të takoj zëvendës-kryeministrin Branimir Stojanovic. (Zyra e zëvendës-kryeministrit, ora 10:15 - pamje në fillim të takimit)

- Zëvëndës Asistenti i Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve Dr Michael Carpenter viziton Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Objekti i ministrisë së FSK-së, ora 11:00)

 - Zëvëndës Asistenti i Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve Dr Michael Carpenter me Ministrin e FSK-së, Haki Demolli dhe Komandantin e FSK-së, Rrahman Rama mbajnë konferencë për media. (Objekti i ministrisë së FSK-së, ora 12:00)
 

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2016

- Ministria e Diasporës vazhdon fushatën për promovimin e Regjistrit të Diasporës. Përfaqësuesit e lartë të qeverisë, donatorëve, të Ministrisë së Diasporës, prezantojnë fillimin e fushatës.  Ministri i Diasporës do t’i ftojë të gjithë pjesëtarët e diasporës dhe mërgatës.  (Hapësira para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Sheshi “Nëna Terezë”, Prishtinë, ora 10:00)



-  Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbajnë një aksion simbolik. (Takimi me gazetarë bëhet tek zyret qendore të VV-së,  ora 10:30)

Ngjarjet e datës 8 Korrik 2016

- Akademia e Ndërmarrësisë së Kosovës organizon  modulin e fundit të Top-Trajnimit „Menaxher i Ndërmarrjes 2016“, dhe të  gjithë  pjesëmarrësit nga kompanitë kosovare në fund të këtij trajnimi do të pajisen  me certifikata të lëshuar nga Oda Zejtare e Dortmundit. ( Hotel “Dukagjini” në Pejë, ora 9:30) 

- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, fton përfaqësuesit e medieve për ta përcjellë ligjëratën e ish ministrit të Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Miodrag Vlahovic, njëherësh ish ambasador në Washington me temë  “Ballkani Perëndimor, sfidat dhe perspektivat: një këndvështrim nga Mali i Zi”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kompania Coca-Cola Hellenic në Kosovë, organizon aktivitet vullnetar në Shoqatën HandiKos. (Ambientet e shoqatës HandiKos në Fshatin Ndërkombëtar, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit- Departamenti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me përkrahjen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë është duke u angazhuar për të zbatuar vizitat në shtëpi për kujdesin për nëna dhe fëmijë në komunë të Gjilanit. (Qendra e Mjekësisë Familjare Dardania në Gjilan, ora 10:00)

- Vazhdon Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

 - Mbahet tryeza më temë: “Sfidat e arsimit të lartë dhe të kërkimit në kohën e diversitetit të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë - eliminimi i barrierave të bashkëpunimit”. (Kampusi Inovativ në Lipjan, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa i shoqëruar nga ministrat Avdullah Hoti e Valon Murati viziton Fabrikën KosovaTex. (Fabrika Kosovatex, lagja Emshir, ora 10:45)

- Mbahet takimi jashtëzakonshem i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut. (Qendra e studentve, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, orA 11:00)

- Mbahet  ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes MAShT-it dhe Ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë për zhvillimin e Programit Fullbright, i cili financon shkëmbimin akademik, përkatësisht bursa studimore për studentët nga Republika e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Bibloteka Kombëtare të Kosovës në Prishtinë,  ora 14:30)

- Penya Kosovar del FC Barcelona ka organizuar pritje për futbollistin e ri me të mirë të Brcelones, Labinot Kabashin! (Lokai Mezzeria të kafet e vogla, 18:00)

Ngjarjet e datës 7 Korrik 2016

- Mbahet Seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Hapet Shtepia e Inovacionit në Istog iniciativë kjo e cila vjen në bazë të projektit "Zhvillimi i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar Mal i Zi dhe Kosovë", i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë dhe Mali i Zi. (Shtëpia e Inovacionit gjindet në Pallatin e Kulturës në Istog, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e shkatërrimit të mbi 2382 armë të vogla dhe të lehta. (Rrestorant “Anija” në Janjevë, ora 10:00)

- KFOS dhe Riinvest organizojnë diskutim në panel me temë "Një Don Kishotizëm Modern - Pse nuk ka Kosova strategji afatgjate energjetike?". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 118-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Ish-objekti i Inspektoratit Komunal, rruga Enver Zymberi, Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale dhe Instituti për Demokraci Lokale dhe Informim (LGiU) me seli në Londër, mbajn konferencën vjetore të qeverisjes lokale me titull “Nevoja për Rishikim të Decentralizimit në Kosovë”. (Sheshi 21, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 6 Korrik 2016

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takohet me Erhard Busek dhe nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit. (Kabineti i Kryetarit, ora 9:00) 

-  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon tubimin e nismës së Projektit të financuar nga BE "Asistencë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit - Direktivës së Shërbimeve të BE ". (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 10:00)

-  Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria për Shëndetësi e Komunës së Prishtinës bejnë lansimin zyrtar të projektit të skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Komunën e Prishtinës, që është pjesë e Programit Nacional për Kontroll të Kancerit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet Dhe Financa ku do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjet KfW Frankfurt am Main dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Programin "Masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike në nivel komunal në Kosovë". (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të marrë pjesë në inaugurimin e vazhdimit të asfaltimit të rrugës Botushë-Koshare, me gjatësi prej 8.3 kilometrash. (Botushë, ora 15:00)

 

- Mbahet ceremonia e varrimit të ish policit ushtarak të UÇK-së Adem Kastrati. (Varrezat e fshatit Verboc, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 5 Korrik 2016

- Mbahet manifestimi qendror për festën e Fitër - Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. (Xhamia e Madhe në Prishtinë, ora 5:40)

- Me rastin e  Fitër - Bajramit, ditën e parë të festës, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, si tradicionalisht, organizon pritje urimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e festës së Fitër Bajramit viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Bashkësia Islame e Kosovës, ora 09:15)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, për të uruar drejtuesit e saj për festën e Fitër Bajramit. (Bashkësia Islame e Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, shtron darkë për nder të Festës së Fitër Bajramit, në të cilën janë të ftuar të drejtues të bashkësive fetare në Kosovë dhe grupe të tjera shoqërore. (Oborri i Kuvendit, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2016

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me amendamente i Projektligjit për Rregullat e Komunikacionit Rrugor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

- Me rastin e 4 korrikut ditës së Pavarsisë së SHBA, shoqata “Miqte e Amerikës”, në bashkpunim me Drejtoratin për Kulturë Rini e Sport të Vushtrrisë dhe Garda Ceremoniale e FSK do ta bëj ngritjen e flamurit ku me pas  do te zhvillohet nje program i shkurt artistik për qytetarët e rastit. (Shtatorja e Bill Klintonit, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi raporton para deputetve të Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00) 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së. ora 11:30)

- Java e Arkitektures në Prishtinë hapet me ekspoziten retrospektive te Entit te Urbanizmit dhe Projektimit. (Objekti i Entit te Urbanizmit, ora 12:00)

- Elmaze Nura, regjisore edhe zyrtarisht aderon në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. (Selia Qendrore të AAK-së, ora 14:00)

- Me rastin e 4 korrikut ditës së Pavarsisë së SHBA, shoqata “Miqte e Amerikës”, në bashkpunim me Drejtoratin për Kulturë Rini e Sport të Vushtrrisë organizojnë turnir në basketball për grupmoshat e reja. (Vushtrri, ora 15:00)

- Në kuadër të Javës së Arkitektures në Prishtinë organizohet aktiviteti Studioja e Hapur në studiot e Krenare Rugoves. (Studiot e Krenare Rugoves, ora 15:00)

- Mbahet ligjerata e Javes se Arkitektures në Prishtinë. (American School of Kosova, ora 18:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së edicionit të XVI-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës. (Qendra e Studentëve, ora 19:00)

shoqata “Miqte e Amerikës”, në bashkpunim me Drejtoratin për Kulturë Rini e Sport të Vushtrrisë organizojnë koncert për nder të  4 korrikut ditës së Pavarsisë së SHBA. (Kalaja e Vushtrrisë, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 3 Korrik 2016

- Qytetarët e Mitrovicës mbajn protestën paqësore për të kundërshtuar fuqishëm ngritjen e shtarorës së \"Car Llazarit\" të tokat tona, poashtu ndërtimin e një lagje serbe të quajtur \"Lugina e Diellit\" të financuar nga Beogradi. (Pranë Urës së Ibrit në Mitrovicë, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 2 Korrik 2016

- Kompanitë “Xella Kosova L.L.C”, “Eskavatori” dhe “Dino” do të organizojnë protestë dhe bllokim të punimeve të autostradës “Arbër Xhaferi” lidhur me problemin e shkaktuar nga shtrirja e autostradës, e cila u a ka mbyll rrugën e operimit. (Vendi mes fshatrave Smallushë e Dobratin të komunës së Lipjanit, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosovës - Dega në Mitrovicë mban konferencë lidhur me të gjeturat e Auditorit Gjeneral në lidhje me shkeljet që janë bërë nga ekzekutivi i Komunës së Mitrovicës. (Selia e Partisë Demokratike në Mitrovicë, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, organizon pritje për delegatët e Kuvendit të Kosovës të cilët miratuan Deklaratën e 2 Korrikut të vitit1990. (Holli i Kuvendit, ora 12:30)

Ngjarjet e datës 1 Korrik 2016

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon tryezën ku do të diskutohen mundësitë e shfrytëzimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për rritje të Eksportit, në kuadër të sektorit sektorit të teknologjisë informative dhe komunikimit. (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata 2016. (Kazerma "Skënderbeu" në Ferizaj, ora 10:00)

- Këshilli Rinor i Ambasades Amerikane në Kosovë do të realizoj projektin "Healthy Living Campaign", ka për qëllim edukimin e fëmijëve të kopshteve rreth higjienes orale, specifikisht pastrimit të drejtë të dhëmbëve dhe të ushqyerit të shëndetshem në Kopshtin e Endrrave, Fushë Kosovë. (Apollonia 2- E6 afër Bau Market, kthesa e rrugës për Uglarë, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të Koordinatorëve të Cilësisë dhe Drejtorëve të shkollave për zhvillimin e cilësisë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

 

- Policia e Kosovës mban konferencë për media pasi qe turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë fillon sot kur edhe do të filloj implementimi i memorandumit. (Pika e Kalimit Kufitar Vërmice, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se shkollës së Lartë Profesionale - Cacttus Education, ku do të marrin pjesë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arben Abrashi. (Sheshi 21, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit të përformances Menaxhimi i procesit të pajisjes së nxënësve me tekste shkollore, i ftuar ministri Arsim Bajrami. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, merr pjesë në promovimin e  Programit të Vetëpunësimit në Mitrovicë. (Agjensia për Zhvillim Rajonal Veri, Parku i Biznesit në Mitrovicë, ora 11:30)

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë salla P-38, ora 14:00) 
 
- Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj do të mbaj konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:45)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim senatoren amerikane, Joni Ernst. (Kabineti i Kryetarit, ora 15:40)

- Me rastin e shënimit të ditës së pavarësisë së SHBA-ve, Ambasadori Greg Delawie organizon gosti. (Shtëpia e Ambasadorit Amerikan - vetëm fotografët apo kameramanët munden të mbulojnë pjesën formale të ceremonisë, ora 18:30 - Pajisjet do të kontrollohen dhe do të lihen në shtëpinë e Ambasadorit, nën vëzhgimin e sigurimit, ora 16:00)    

 

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim senatoren amerikane Joni Ernst. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:35 - vetëm pamje)
 

Ngjarjet e datës 30 Qershor 2016

- Mbahen konsultimet e Nivelit të Lartë rreth procesit të Integrimit Evropian dhe Barazisë Gjinore, të organizuara nga Ministria e Integrimit Evropian, Agjencia për Barazi Gjinore dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 9:20)

- Administrata Tatimore e Kosovës mban konferencën e organizuar në bashkëpunim me GIZ-in në të cilën do të prezantohen të gjeturat e anketës “Perceptimet e tatimpaguesve lidhur me Administratën Tatimore të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në konsultimet e Nivelit të Lartë rreth procesit të Integrimit Evropian dhe Barazisë Gjinore. (Ndërtesa e Qeverisë, P-38, ora 9:30)

- Instituti Riinvest në kuadër të projektit Partneriteti për Qeverisje të Hapur në Kosovë mban ‘Forumin Kombëtar për Shkëmbimin e Eksperiencave mbi Qeverisjen e Hapur’. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Ministria për Forcën e  Sigurisë së Kosovës organizon konferencën “Lansimi i Planit të Integritetit të MFSK-së”. (Objekti i MFSK-së në Kazermën "Adem Jashari", ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Rektorin e Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia  e fillimit të bartjes së disa kompetencave nga Ministria e Shëndetësisë te Odat e profesionistëve shëndetësor, si përgjegjësitë për edukimin e vazhdueshëm profesional dhe rilicencimin. (Ndërtesa e MSh-së, salla 128, ora 10:30)

- Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale shënon 5 vjetorin e themelimit te saj njëkohësisht të pesë mbikëqyrësit e emëruar nga Kuvendi i Kosovës do bëjnë përmbylljen e mandatit të parë pesëvjeçar. (Hotel Amazona në Milloshevë, ora 11:00)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema pret ne takim Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës së bashku me delegacionin nga Universiteti i Tiranës më ç'rast do të nënshkruajnë marrëveshje  bashkëpunimi mes Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit te Tiranës. (Ndërtesa e Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

- Komisioni Shtetëror i Maturës  do të mbajë konferencë për media ku do të publikojë rezultatet e Provimit të Maturës dhe do të japë informata të përgjithshme rreth procesit të organizimit dhe administrimit të testit. (Ambientet e MAShT, ora 11:00)

- Koalicioni i Strehimoreve të Kosovës mban konferencë për media ku do të paraqesë të gjeturat e hulumtimit për analizimin e përgjithshëm të implementimit të kornizës ligjore lidhur me dhunën në familje dhe trafikimit të qenieve njerëzore. (Qendra e konferencave “Orion”,  ora 11:00)

- Zyra e BE-së do të organizojnë  ngjarjen lansuese të projektit  "Rritja e konkurrencës dhe promovimi i eksportit". (Qendra Informative e BE-së, ora 11:00)

- Bëhet promovimi i librit “Hyrje në Politikat e Sigurisë”, i autorëve Bahri Beqiri e Nur Çeku. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, do të flasë me rastin e hapjes së Konferencës mbi Çertifikimet e Kualitetit për NVM-të. (Hoteli Emerald, ora 13:30)



- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të mbaj konferencë për media, ku do të flas për raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, lidhur me rezultatet e punës së Republikës së Kosovës kundër  trafikimit të qenieve njerëzore.(Objekti kryesor i MPB-së, ora 15:45)


- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim MG Timothy Orr, Komandant i Gardës Kombëtare të IOWA-s. (Kabineti i Presidentit, ora 16:00 - vetëm pamje)

- Muzeu i Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin e Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore, të Universitetit të Prishtinës mban serinë e debateve të antropologjisë muzeore me temën: “Përgaditja e ekspozitës”. (Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, ora 18:00)

- Zëvendësshefja e Misionit të ShBA-ve Jennifer Bachus, e shoqëruar nga Ministri i Arsimit Arsim Bajrami dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës Marian Dema, do të flasë me rastin e nisjes së Programit të Lidershipit Transformues - komponenta Korpusi i Qytetarëve. (Restauranti Rron, ora 18:00)

- Në kuadër të fushatës së EUICC-së, BE ka të bëjë me Mjedisin e qëndrueshëm, EUICC organizon një ekspozitë me fotografi të titulluar Fotografët e Rinj të Mjedisit, është përzgjedhur nga fotografi i mirënjohur, Atdhe Mulla. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 19:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi shtron iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës. (Hoteli “Swiss Diamond”, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 29 Qershor 2016

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Punëtorët teknik të fakulteteve të Prishtinës protestojnë për të kërkuar pagesën e 0.5 për qindshit të stazhit të punës. (Para Rektoratit “Hasan Prishtina”, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, mban Dëgjim publik për Projektligjin për Kinematografinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore dhe Grupi për Qasje në Zgjedhje të përkrahur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvilim Ndërkombëtar lanson Doracakun për Qasjen dhe Terminologjinë e Drejtë për Personat me Aftësi të Kufizuara. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Diasporës, Valon Murati, në kuadër të bashkëpunimit me komunat e Kosovës për pritjen sa më të mirë të bashkatdhetarëve tanë që vijnë për pushime në atdhe, takohet me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Zyra e Programit Zhvillimor të OKB-së në Kosovë organizon tryezë diskutimi me temën “Vlerësimi i rrezikut nga korrupsioni në industrinë nxjerrëse: Gjetjet dhe rekomandimet” në të cilen do të prezentohet raporti mbi gjendjen dhe shkallën e rrezikshmërisë së korrupsionit në industrinë nxjerrëse në vend. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese do ta publikojë raportin e monitorimit të prokurimit publik të titulluar “Nder me Tenderë” për vitin 2015. (Salla e konferencave “Orion”, ora 11:00)

- Bletaria “Apimedica”, do të hap Qendrën për Kultivimin  e Ëmave. (Fshati Klinë e Epërme në komunën e Skenderajt, ora 11:00)

- Ministri i Diasporës, Valon Murati, në kuadër të bashkëpunimit me komunat e Kosovës për pritjen sa më të mirë të bashkatdhetarëve tanë që vijnë për pushime në atdhe, takohet me kryetarin e Vushtrrisë. (Vushtrri, ora 12:00)

- Ministri i Diasporës, Valon Murati, në kuadër të bashkëpunimit me komunat e Kosovës për pritjen sa më të mirë të bashkatdhetarëve tanë që vijnë për pushime në atdhe, takohet me kryetarin e Obiliqit. (Obiliq, ora 13:30)

 

- Kosovo Twopointzero organizon biseda të shkurta me temë "Bashkë apo vetëm? Qysh mu mobilizu?". (Kosovo 2.0, Rr. Rrustem Statovci, Nr. 50, te hyrja kryesore e Parkut të Qytetit të Prishtinës, ora 18:30) 

Ngjarjet e datës 28 Qershor 2016

- Misioni i OSBE-së së bashku me Policinë e Kosovës do të mbaj konferencë dy ditore për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me amendamente i Projektligjit për Rregullat e Komunikacionit Rrugor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim prezanton të gjeturat dhe rekomandimet e hulumtimit për qendrimet e të rinjve Kosovarë mbi qështjet politike dhe sociale në Aktualitetin e sotëm. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Profesionet e Rregulluara në Republikës e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ambasada e Mbretërisë së Holandës organizon tryezë me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, për të diskutuar rreth prioriteteve të Presidencës Holandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian për vitin 2016 dhe presidencën e rradhës së Sllovakisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian se bashku me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë konferencë lidhru me rolin e metrologjisë në procesin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me arritjet e BE-së në metrologji. (Hotel Sirius, 10:15)

- Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi raporton në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët edhe shqyrtimi i Projektligjit për Kundërvajtje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të linjës së re të interkonjeksionit 400kw Shqipëri-Kosovë. (Kashar - Tiranë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e  e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për performancën energjetike në ndërtesë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit ku behët propozimi i anëtarit në Komisionin për kompensimin e viktimave të krimit, shqyrtimi i rekomandimeve të institucioneve që bien në fushëveprimin e Komisionit lidhur me kërkesat buxhetore, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të USAID-it Mike de la Rosa, i shoqëruar nga Presidentja e AUK Dr. Sharon Hart, do të flasë me rastin e ceremonisë së shënimit të përfundimit nga gjenerata e 3-të e Programit tonë të Lidershipit Transformues - komponenta e Trajnimeve Intenzive. (Qendra e librave Soma, ora 16:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës orgnizon hapjen e ekspozites përsonale të Luka Mjeda. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 20:00)

- Me rastin e mujait të Ramazanit Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava shtron iftar të posaçëm për përfaqësues të mediave. (Hotel Sirius, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 27 Qershor 2016

- Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës organizon forumin e parë për profesionistët e fushave të ndryshme me qëllim që të promovojmë specializimin profesional të individëve. (Shkolla Amerikane dhe District Club në Prishtinë, ora 9:00)

- KIPRED bënë prezentimin e punimit “Çfarë ndodhi me shqiptarët e Kosovës: Roli i religjionit në identitetin etnik në periudhën e shtet-ndërtimit”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK, do të organizojë Konferencën Lansuese të “Strategjisë së Kosovës për Teknologji Informative”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Drejtori i Përgjithshëm Lulzim Rafuna, mbajnë konferencë për media, ku do të flasin për "Implemetimin e MSA-së, procesi dhe ndikimi në të hyra, Lirimet për lëndën e parë dhe makineri dhe impakti i tyre në të hyra dhe në biznes, Ri-vlerësimet  e mallrave dhe të hyrat e gjashtë mujorit 2016. (Drejtoria e Doganës, ora 11:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Projektin Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve lidhur me artikujt dhe storiet e botuara nga gazetarët pjesëmarrës në udhëtimin njoftues për sektorin e turizmit, gjegjësisht turizmit në Kosovën perëndimore. (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 11:00)

- Instituti për Studime Gjeopolitike dhe Siguri në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës, organizojnë Akademi Përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kroacisë dhe 85-vjetorit të vrasjes së historianit dhe albanologut të shquar kroat me famë botërore, Dr. Milan Shuflaj në shenjë vlerësimi, nderimi dhe mirënjohjeje të përhershme për jetën dhe veprën e Tij në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Mbahet konferencë për media e Galerisë Kombëtare të Kosovës.(Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

 

- Mbahet konferencë për media në lidhje me deportimin e aktivistëve Boiken Abazi dhe Arbër Zaimi. Në konferencë merr pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti. (Zyra e avokatit Tomë Gashi, ora 14:00)

 

- Dega e LDK-së në Malishevë, do të shënojë 26-vjetorin e themelimit të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari  i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Restorani “Mani”, në Malishevë, ora 17:30) 

 


- Gruaja Demokratike e PDK-së – dega në Ferizaj, organizon tryezën ku do të diskutohet tema “Ndërrmarrësia dhe zhvillimi ekonomik regjional”. ( Restauranti “Orchide” në Ferizaj, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 26 Qershor 2016

- Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me OSBE- në,mban konferencën vendore e cila shënon 26 qershorin, Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit me Droga. ( Hotel “Sirius”, ora  09:30)         

- Vazhdon mini-olimpiada për persona me aftësi të kufizuara “Kosova 2016”, ku do të marrin pjesë më shumë se 400 të rinj. (Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Vushtri, ora 10:00)

 

-  Këshilli Rinor i ambasadës amerikane në Kosovë prezanton pjesën e dytë të projektit Re:Act, të quajtur “Mural Weekend”, në kuadër të një nisme që synon rimendimin dhe transformimin e peizazhit urban të qyteteve.( Sheshi kryesor i qytetit të Vushtrrisë. ora 10:00 deri në 16:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)