17 Qershor 2024

"A Je A S’je", kënga më e re e artistes Donna Dafi

Prishtinë, 28 korrik - Kënga e re "A Je A S’je" nga artistja Donna Dafi është ndër këngët më emocionale dhe prekëse që ka realizuar deri më tani.

Teksti i këngës buron nga një vend me shumë përvoja personale prekëse, kryesisht nga bota e marrëdhënieve bashkëshortore, të mbushura me pasiguri dhe neglizhencë.

Ndërsa, në këtë klip e paraqet vetëm një përvojë nga vendi në fjalë, rrugëtimin e një gruaje, e cila e pyet vetën se çfarë roli luan bashkëshorti i saj në jetën e saj dhe e cila fillon një kërkim vetinspektues, për të zbuluar nëse është vërtet ai për të.  

Elementi i dytë që paraqitet në këngë është edhe dëshira e madhe e Donna Dafit që t’i bashkojë njerëzit për të festuar diversitetin përmes muzikës.

Po ashtu në "A Je A S’je" paraqiten edhe miksi i shumë kulturave të ndryshme, p.sh. kënga kryesisht këndohet në gjuhën gjermane, titulli i saj në gjuhën shqipe, një pjesë e kërcimit është e stilit afrobeat, që u përket kuluareve nigeriane, disa pjesë të klipit të realizuar në Kosovë, etj.  

Donna Dafi, me një prejardhje unike, shqiptare/nigeriane/gjermane, çdo projekt muzikor që ka realizuar deri më tani, shumicën e titujve të këngëve i ka në gjuhën shqipe, ndërsa pjesën tjetër në gjuhën gjermane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)