27 Prill 2024

FDHK shpreh keqardhje për heqjen e gurit përkujtimor të nënës Pashke Markaj

Prishtinë, 24 korrik - Fondi per të Drejtën Humanitare Kosove (FDHK) shprehë keqardhje për heqjen e gurit përkujtimor të nënës Pashke Markaj në Korenicë.

Ky gurë ishte vendosur në vitin 2004, si një formë memorializimi për ngjarjen tragjike të vetëflijimit të nënës Pashke, e cila dogji veten pasi varrosi dy djemtë e saj të cilët ishin zhdukur më 27 prill 1999 dhe trupat e tyre ishin gjetur në varrezat masive në Batajnicë.

Memorializimi, si një mjet për pasurimin e kujtesës kolektive të shoqërisë, luan një rol të rëndësishëm në ballafaqimin me të kaluarën, përmes përkujtimit të ngjarjeve të së kaluarës dhe duke kujtuar e

nderuar viktimat. Gjithashtu, memorializimi kontribuon në edukimin, ndërgjegjësimin dhe reflektimin e shoqërisë lidhur me ngjarjet e së kaluarës.

FDHK fton institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës që të formojnë një komision professional për trajtimin dhe vlerësimin e të gjitha memorialeve në Kosovë, përfshirë ato të ngritura nga nisma

dhe në hapësira private. Memorialet e vlerësuara nga ky komision si të rëndësishme në përkujtimin e së kaluarës, me theks te veçantë në përkujtimin e dinjitetshëm të viktimave, duhet të merren nën

përkujdesjen e institucioneve përkatëse shtetërore, përkatësisht nën menaxhimin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)