21 Maj 2024

Zbulohet mini punëtori e falsifikimit të alkoolit

Prishtinë 21 shtator - Në një operacion të Doganës së Kosovës të zhvilluar në Prishtinë dhe Podujevë gjatë ditës së sotme është arritur të zbulohet një punëtori dhe rrjeti i shpërndarje së alkoolit të falsifikuar.
   
Pas hetimeve nga Dogana e Kosovës është arritur që personat dhe lokacionet e dyshuara të identifikohen, kurse sot në orët e mëngjesit Dogana ka filluar me aksionin.  Njësitet e doganës me urdhër të prokurorit kanë bastisur tri lokacione dy në Prishtinë dhe një në Podujevë.

Me rastin e bastisje në rajonin e Prishtinës është zbuluar edhe punëtoria për falsifikimin e alkoolit. Aty janë gjetur etiketa të shumë llojeve të alkoolit, shishe të zbraztë si dhe një sasi e konsiderueshme e etanolit (dyshohet për momentin) në sasi mbi 250 litra.

Gjithashtu janë gjetur pajisje për mbylljen e shisheve paketime të llojeve të ndryshme si dhe ngjyresës artificial Fillimisht të gjitha pajisjet dhe materialet e tjera janë konfiskuar nga Dogana.

Gjatë orëve të pasdites ka filluar edhe intervistimi i personave të e dyshimtë nga Dogana nën udhëheqjen e prokurorit të rastit.  

Dogana e Kosovës fton të gjithë qytetarët të cilët posedojnë informata për raste të këtilla dhe raste të tjera të kontrabandës të na kontaktojnë në linjën e sigurt 038 500 095.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)