27 Prill 2024

Wolkswagen prezanton “VW 1 L Car”

Frankfurt, 14 nëntor - Me këtë makinë ekonomike, prodhuesi i njohur gjerman i makinave “Wolkswagen” do të bëjë goditjen e madhe në tregun e makinave.

Brenda dy vjetësh në rrugë do jetë super-ekonomikja dy-vëndëshe. Lajmin e bën të ditur shefi i kompanisë gjermane në një intervistë për mediat gjermane.

“VW” e prezantoi makinën-speciale në prani të sheikëve në një panair makinash në Katar, muaj më parë. v

Modeli ka një motor me naftë me dy cilindra, me 48 kuaj fuqi dhe me një elektro-motor prej 27 kuajsh fuqi. Deri në 35 kilometra makina ecën vetëm nga furnizimi me energji elektrike.

Në total për 100 kilometra do harxhojë më pak se 2 litra karburant. Çmimet mendohen të fillojnë me një çmim rreth 35 mijë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)