17 Maj 2024

VW Polo R arrin në pranverë

Shtutgard, 23 tetor - Prodhuesi i njohur i veturave “Volkswagen” është duke e përgatitur R versionin e modelit Polo, premiera zyrtare e të cilit do të mbahet pranverën e ardhme në sallonin e automobilave në Gjenevë.

Lajmi vjen nga ana e shefit të “VW-së” për zhvillim, Ulrich Hackenberg-ut, i cili njëherësh konfirmoi që ndikim të madh në këtë model do të ketë koncepti WRC Street.

Polo R do të duhet ta vinte në lëvizje motori 2.0-litra 4-cilindërsh turbo me benzinë me forcën prej 228 KF.

Gjithsesi do të vijnë edhe ndryshime tjera mekanike në krahasim me versionin standard, sikur frenat e pasmë, timoni i përmirësuar, pezullimi i rregullueshëm sportiv dhe të ngjashme.

Të gjithë këto do të duhet të jenë të mjaftueshme për përshpejtim deri në 100 km/h për rreth 6 sekonda dhe arritjen e shpejtësisë maksimale prej rreth 245 km/h.

Hackenberg po ashtu e konfirmoi që “Volkswagen” filloi me zhvillimin e R versionit të Golf-it të ri të cilin në treg mund ta presim në fund të vitit 2013, përkatësisht në fillim të 2014.

Edhe këtë do ta vë në lëvizje motori i njëjtë, por forca e këtij versioni do të duhet të sillet rreth 300 KF.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)