02 Maj 2024

VW Passat CC, ndryshim edhe në pamje edhe në pajisje

Los Angelos, 18 nëntor - Prodhuesi i njohur i automobilave “Volkswagen” para prezantimit premierë në sallonin e automobilave në Los Angelos e prezantoi versionin e freskuar të modelit Passat CC.

Elementet kryesore që përjetuan “facelift” janë ato të pjesës së parme dhe asaj të pasme si dhe është zgjeruar lista e pajisjeve shtesë.

Pajisjet e pasura do të jenë sidomos në hapësirën e sigurisë dhe të ashtuquajturit “infotainemant-ët”.

T’i përmendim disa risi që do të përfshihen siç është për shembull detektimi i lodhjes së ngasësit, sistemi i dallimit dhe njohjes së shenjave të komunikacionit, kapakun e bagazhit i cili është i mundshëm që të hapet nëpërmjet censorëve dhe të ngjashme.

Motorika po ashtu është përmirësuar dhe pasuruar me risi të shumta, me çka është bërë edhe më e fuqishme (të gjithë motorët janë të pajisur me injektimin e drejtpërdrejtë) dhe varësisht nga tregu i freskuari CC do të jetë në dispozicion me motorët me benzinë me fuqi 118 kW/160 KF, 155 kW/210 KF dhe 220 kW/300 KF, nga të cilët i pari do të jetë në dispozicion me ndërruesin e shpejtësive atë DSG si pajisje opsionale.

Motori më i fuqishëm është në mënyrë standarde i pajisur me DSG, por edhe me tërheqjen në të katër rrotat. Më tutje, të gjithë motorët me benzinë do të kenë sistemin e frenimit regjenerativ.

Ata me naftë do t’i përbëjnë motorët TDI me fuqi prej 103 kW/140 KF dhe 125 kW/170 KF. Të gjitha versionet e këtyre motorëve do të jenë të pajisur me sistemin “stop-start” dhe me frenimin regjenerativ.

Shembulli i ekonomitetit është versioni më i dobët i cili në kombinim me ndërruesin manual me gjashtë shpejtësi do të mundësojë harxhimin mesatar prej 4.7 litra në 100 kilometra. I freskuari Passat CC do të dalë në shitje në janar të vitit 2012 në Gjermani, ndërsa pastaj edhe në tregjet e tjera evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)