02 Maj 2024

Venezuela lidere botërore për rezervat e naftës

Karakas, 15 qershor - Venezuela u bë lidere botërore për rezervat e naftës, duke tejkaluar Arabinë Saudite.

Mbi këtë flitet në raportin vjetor statistikor të energjitikës botërore të përgatitur nga e kompania e naftës BP.

Sipas të dhënave të tij, në fund të vitit 2011 rezervat e vërtetuara të naftës në Venezuelë përbënin 296.5 miliardë fuçi ose rreth 18 për qind të rezervave botërore.

Arabia Saudite zotëron 16  për qind të naftës së Planetit. Vendin e tretë e zuri Kanadaja me 11 për qind.

Rusia, në bazë të llogaritjeve të BP, zotëron rezerva prej 88.2 miliardë fuçish (5.3 për qind e rezervave botërore) dhe ende është prodhuesja më e madhe e naftës në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)