28 Prill 2024

Trepça paraqet interes të veçantë për Republikën e Kosovës

Prishtinë, 2 nëntor - Zëvendësministriministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj, së bashku me kryeinspektorin e Trupës Ekzekutive të Inspektoratit të Punës,  Basri Ibrahimi, në kuadër të Javës për Siguri në Punë dhe Mbrojtje të Shëndetit në Vendet e Punës, ka vizituar Kombinatin “Trepça” në Mitrovicë.

Shurdhaj është pritur nga drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Ferat Shala, i cili i ka njoftuar zyrtarët e MPMS me historikun e zhvillimit të këtij gjiganti ekonomik dikur, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë, zhvillim ky, që sipas Shala, ishte i njëjtë me fatin e popullit të Kosovës.

“Ndërmarrja “Trepça” ka status të veçantë dhe menaxhohet nga AKM-ja, kurse pas administrimit disa vjeçar nga pushteti millosheviqian dhe ai i UNMIK-ut, në vitin 2008 “Trepça” ishte një ndërmarrje me disa milionë borxhe, kurse tash fal angazhimit maksimal të të gjithë stafit menaxhues dhe të secilit të punësuar në këtë ndërmarrje, është arritur të normalizohet gjendja në këtë ndërmarrje”- është shprehur Shala.

Ai më tej ka potencuar se me qëllim të konsolidimit dhe shtimit të efikasitetit në punë, janë hartuar rregullore të cilat rregullojnë çështjet e brendshme të ndërmarrjes, por për të fituar namin që dikur kishte “Trepça” duhet një angazhim maksimal i të gjitha instancave shtetërore, sepse kësaj ndërmarrjeje i duhet një strategji kombëtare dhe status ndërkombëtar.

Zëvendësministriministri Shurdhaj, është shprehur se “Trepça” paraqet interes të veçantë për Republikën e Kosovës, kurse kjo vizitë realizohet në kudër të Javës për Siguri në Punë në Kosovë, aktivitet ky që realizohet përmes vizitave në ndërmarrje të shumta të strukturave udhëheqëse të MPMS-së e në veçanti të inspektorëve të punës, me qëllim të vetëdijesimit të të punësuarve dhe punëdhënësve me sigurinë në punë dhe mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve në vendet e tyre të punës.

Për sigurinë në punë dhe mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve menaxhmenti i kombinatit ka themeluar një departament të veçantë, Departamenti i Sigurisë në Punë, ku falë angazhimit dhe vetëdijesimit të minatorëve nga ana e këtij departamenti lëndimet në punë këtu janë minimale, për të mos thënë nuk ekzistojnë fare.

Më pas, Shurdhaj, së bashku me menaxhmentin e “Trepçës”, kanë vizituar Qendrën Mjekësore të Kombinatit dhe Çetën e Shpëtimit në Stan Tërg, ku ka parë formën dhe mënyrën e  mbrojtjes së shëndetit dhe sigurinë në vendin e punës të minatorëve dhe të të punësuarve tjerë.

Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, është shprehur se nga këndvështrimi profesional lidhur me sigurinë në punë, është kënaqësi për ne që kemi një organizim të këtillë për sigurinë e të punësuarve në vendet e punës, ku një organizim të këtillë nuk e kanë as vendet e rajonit, kemi parë në të kaluarën, por po shohim edhe tash se lidhur me sigurinë në punë “Trepça” është e organizuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe duhet që të iu shërbej si shembull dhe model ndërmarrjeve tjera lidhur me këtë sferë mjaftë të rëndësishme për të punësuarit.

Në fund të kësaj vizite zëvendësministri Shurdhaj ka vizituar Muzeun e Kristaleve, objekt ky në një gjendje të mjeruar, por që shumë shpejt eksponatet e kristaleve të “Trepçës” do të barten në objektin e ri i cili është në fazën e finalizimit të punimeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)