17 Maj 2024

Toyota njofton difekte në disa modele

Tokio, 11 tetor - Toyota njoftoi se më shumë se 7.4 milionë makina të saj në mbi 10 modele janë difektoze si pasojë e një rreziku zjarri që shkaktohet nga butoni për hapjen e dritares.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë së prodhimit të makinave Toyota në Japoni, butoni në dritaren nga ana e shoferit nuk është kryer me elementët e duhur lubrifikues çka sjellë shpesh herë tym gjatë hapjes dhe mbylljes së dritares.

Deri më tani nuk janë njoftuar aksidente apo të plagosur si pasojë e këtij defekti, i cili është pikasur në 14 modele të prodhuara mes viteve 2005 dhe 2010. Mes modeleve të prekuar nga ky defekt janë Camry, Corolla, Yaaris , Matrix apo RAV4.

Rreth 2.5 milionë makina janë me këtë difekt në Shtetet e Bashkuara, 2.8 milionë janë në Kinë dhe Europë.  Pjesa tjetër është shitur në Japoni, Kanada, Australi dhe Lindjen e Mesme.

Që nga viti 2009 kompania Toyota ka bërë me dije disa defekte në lidhje me makinat e prodhuara prej saj, çka ka sjellë dëmtimin e imazhit dhe reputacionit të kësaj kompanie. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)