17 Maj 2024

Toyota ka rritje trefish të fitimit

Tokio, 6 nëntor - Prodhuesja japoneze e automobilëve Toyota njoftoi mbi rritjen trefish të fitimit në tremujorin e tretë të vitit 2012.

Sipas fjalëve të drejtuesve të koncernit, kompania e ka rimarrë plotësisht veten pas fatkeqësive natyrore që goditën Japoninë vitin e kaluar.

Në periudhën nga muaji korrik deri në shtator fitimi neto i Toyota arriti në 3,2 miliardë dollarë në krahasim me afro 1 miliardë dollarët për të njëjtën periudhë kohore të vitit 2011.

Kompania tejkaloi gjithashtu parashikimin e saj vjetor mbi fitimin nga 9,5 miliardë deri në 9,8 miliardë dollarë, pavarësisht nga rënia e shitjeve në Kinë pas konfliktit mes dy vendeve për shkak të ishujve të diskutueshëm. Ndërkohë vihet re një rritje e shitjeve të automobilëve Toyota në Japoni dhe SHBA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)