05 Maj 2024

Toyota GT86, e shpejtë dhe e sigurt

Tokio, 21 mars - Prodhuesi i njohur i veturave “Toyota” në fund të vitit 2011 në sallonin e automobilave në Tokio si premierë botërore e prezantoi versionin serik të kompakt automobilit sportiv 2+2 të emërtuar Toyota GT86. Bëhet fjalë për automobilin e prodhuar nga projekti i përbashkët ndërmjet “Subaru-s” dhe “Toyota-s”.

Performanca të shkëlqyeshme sportive

Kështu që ky model është binjaku teknik i Subaru BRZ, ndërsa e ka tërheqjen në rrotat e pasme (RWD), ndërsa premierën evropiane e pati në Gjenevë. Toyota GT86 është e gjatë 4.24 dhe e lartë 1.28 metra. E ka shpërndarjen ideale të peshës ndërmjet boshtit të parmë dhe të pasmë në raport 53:47 për qind. Bazuar në të dhënat e ofruara është më se e sigurt që janë të garantuara performancat e shkëlqyeshme sportive.

Për top performanca është përgjegjës edhe pezullimi i “McPherson-it”, derisa para dhe pas gjenden disqet e frenave për ndalim të sigurt dhe efikas të këtij automobili shumë të shpejt.

Nën kapakun e përparmë të Toyota GT86 gjendet motori i sofistikuar me katër cilindra me benzinë, ai Subaru boxer 2.0, i cili me ndihmën e injektimit të drejtpërdrejtë D-4S dhe kompresionit 12.5:1 zhvillon forcën prej 200 KF me rastin e 7000rr/min, dhe momentin më të madh rrotullues prej 205 Nm me rastin e 6600rr/min.

Në Evropë arrin në vjeshtë

Për transmetimin e fuqisë në rrotat e pasme shfrytëzohet ndërruesi manual me gjashtë shpejtësi. Me pagesën shtesë prej 1550 euro mund të merret ndërruesi automatik me gjashtë shkallë të transmisionit. Prodhimi dhe shitja serike e Toyota GT86 nisi në fillim të këtij viti në Japoni.

Shitja në Evropë e këtij modeli është planifikuar për vjeshtën e vitit 2012, por porositë tashmë kanë filluar të pranohen. “Vëllai i tij binjak”, Subaru BRZ në Evropë do të fillojë të shitet më herët, gjatë verës së vitit 2012, çmimi i tij është ende i panjohur. Modeli bazë i Toyota GT86 në tregun gjerman do të shitet për 29.990 euro

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)