22 Mars 2023

Sot bëhet promovimi i produktit më të ri bankar, Mobile Banking

Prishtinë, 10 qershor - Sot në lokalet e Bankës për Biznes bëhet promovimi i produktit më të ri bankar, i quajtur Mobile Banking.

Ky aplikacion ju mundëson klientëve informimin në kohë reale lidhur me llogarinë e tyre, ju mundëson transaksionet e ndryshme si transfere, pagesa në valuta të ndryshme etj.

Siguria e përdorimit është e nivelit më të lartë përmes teknologjisë së avancuar që mundëson komunikim plotësisht të sigurtë përmes kanalit të mbrojtur.

Prandaj shfrytëzuesit mund ta përdorin MobileBanking pa kurrfarë rreziku përmes rrjetave publike të komunikimit si GSM apo WiFi.

Për identifikim të shrytëzuesit përdoret teknologjia RSA dhe tokenat mobil ndërsa i tërë komunikimi me sistemin e bankës është i enkriptuar me teknologjinë 3DES.

 Produkti është i pari i kësaj natyre në Kosovë dhe është zhvilluar dhe implementuar nga Asseco SEE(ish-PRONET).  

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)