29 Mars 2024

Siemens shkurton 4.200 vende pune në TI

Berlin, 19 mars - Koncerni Siemens do të shkurtojë 4.200 vende pune në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Nga 9.500 vendet e punës të këtij sektori në Gjermani, do të shkurtohen deri në vjeshtë 2.000 vende pune, bëri të ditur koncerni në Mynih.

Planet përmbajnë shkurtimin e vendeve të punës në përputhje me nevojat sociale.

Me këtë hap, sektori i teknologjisë së informacionit të Siemens-it, me një volum vjetor prej 4,7 miliardë eurosh, planifikon të bëjë ndarjen nga koncerni mëmë.

Ky sektor do të ndahet gjatë këtij viti dhe do të kthehet në një sipërmarrje të pavarur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)