21 Maj 2024

Siberia disponon rezerva të mëdha diamantesh

Novosibirsk, 20 shtator - Një minierë diamantesh në Siberi, ekzistenca e së cilës është mbajtur e fshehtë për disa dekada, disponon rezerva të mëdha diamantesh të pranueshme për të shkaktuar një revolucion industrial në botë, konfirmojnë ekspertët.

Miniera e Popigait u zbulua në fillim të viteve 1970 në një zonë të pabanuar në pjesën lindore të Siberisë, rreth 400 kilometra nga lokaliteti i parë, Khantiga dhe 2 000 kilometra në veri të Krasnojarsk.

Lufta e Ftohtë detyroi që miniera të konsiderohej menjëherë si rezervë strategjike e ish-Bashkimit Sovjetik dhe ekzistenca e saj u mbajt e fshehtë.

Instituti i Gjeologjisë dhe Mineraleve Sobolev në Novossibirsk (Siberi) publikoi këtë javë disa informacione të rralla për sa i përket kësaj miniere të vendosur në një krater me një diametër prej 100 kilometrash të formuar nga rënia e një asteroidi 35 milionë vjet më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)