26 Mars 2023

SHBA: Njolla e naftës mund të shkaktojë katastrofë ekologjike

Washington, 1 maj - Njolla e naftës e shkaktuar pas shpërthimit dhe platformës së fundosur “British Petrol” të javës së kaluar në Gjirin Meksikan, arriti deri te bregu i Luzianës dhe filloi t\'i kërcënojë rajonet më të mira për peshkim në SHBA.

Njolla e naftës është pesë herë më e madhe se parashikimet e para dhe nëse nuk ndalet derdhja e mëtejshme e naftës, rajonit të kërcënuar i kanoset katastrofë ekologjike më e madhe se ajo që goditi Alaskën dëmtimit të supertankerit “Ekson Valdez” në vitin 1989, prej të cilës u derdhën 50 mijë tonë naftë, lajmërojnë mediat amerikane.

Ekspertët parashikojnë se nafta e cila derdhet prej “vrimës” së “British Petrol” me ritmin e tanishëm prej rreth 23 tonë në ditë do të duhej të derdhë dy muaj rresht që të arrijë sasinë e “Ekson Valdez”, dhe se bëhet fjalë për naftë të lehtë e cila shumë shpejtë shpërndahet për dallim nga nafta e rëndë në Alaskë.

Megjithatë, ekspertët parashikojnë se zhvillimi i situatës vështirë të parashikohet, meqë janë shkatërruar instalimet prej të cilave derdhet nafta në thellësi prej 1.500 metrave, gjë që vështirëson përpjekjet për të ndalur derdhjen.

“Unë janë i tmerruar. Kjo është punë e madhe, shumë e madhe. Përpjekjet të cilat do të nevojiten që të bëhet diçka, veçanarisht nëse derdhja vazhdon do ta tejkalojë potencialin njerëzor për mbrojtje, “tha Dejvid Kenedi nga Drejtoria Nacionale për Oqeane dhe Atmosferë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)