28 Prill 2024

Sharrcem investon 5 milion euro për uljen e emetimin të pluhurit

Prishtinë, 12 janar - Ndërmarrja Sharrcem sot mbajti konferencë, ku është prezentuar puna e kompanisë sa i përket çeshtjes mjedisore, sigurisë së punëtorve dhe efikasitetit/cilësisë në prodhim, e gjithashtu edhe investimet që janë bërë në këto fusha.

Emmanuel Mitsou, drejtor i Sharrcem-it në fjalën e tij hyrëse tha se “Sharrcem, si pjesë e Titan Grupit, punon me parimet e Kompaktit Global të OKB-së duke promovuar CSR dhe qëndrueshmërinë.

Duke iu përgjigjur një përcaktimi të tillë, Sharrcem bashkë-themeloi rrjetin  kosovar për përgjegjësinë e korporatave në Kosovë, që mori statusin e një Asociacioni vullnetarë që synon rritjen e ndërgjegjësimit të të gjitha kompanive të Kosovës në aspektin se sa e madhe është nevoja për një sjellje të përgjegjshme dhe proaktive ndaj komuniteteve lokale dhe shoqërisë në përgjithësi”

Ai gjithashtu shtoi se “Në të njëjten kohë, Sharrcem-i ka zhvilluar plane dhe procedura të ndryshme, ka ndërmarrë aksione të ndryshme, dhe ka organizuar evenimente të shumta  të cilat përqëndrohen kryesisht në kujdesin ndaj mjedisit , komuniteteve dhe njerëzve”

Sipas tij së fundmi, Sharrcem ka themeluar Bordin e Pavarur Lokal Këshillues për komunitetin e Hanit të Elezit që synon të identifikojë nevojat e sigurisë, shëndetit, edukimit, mjedisit, dhe kulturës të shoqërisë dhe në mënyrë të ndërsjelltë të propozojnë zgjidhje për këto probleme dhe nevoja.

Ndërkaq Ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, znj Mimoza Kusari Lila, u shpreh se viti 2011 është këndellje për prodhuesit vendor.

Ajo tha se“Kosova ka potencial të prodhimit dhe ne si Qeveri po punojmë që të zhvillojmë sektorin privat”.

Ministrja Kusari-Lila gjithashtu  shtoi se “Ne bashkë me sektorin privat do të kemi rezultate në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës”

Sa i përket çështjes mjedisore Halil Berisha, Menaxher për ambient në Sharrcem, tha se Sharrcem është i përkushtuar për t’u kujdesur për ruajtjen e mjedisit, dhe në këtë mënyrë është dedikuar të minimizoje ndikimin e gazrave në mjedisin përreth.

Sipas tij “Sharrcem është njëra ndër kompanitë udhëheqëse në komunitetin e biznesit kosovar në fushën e kontrollit të emetimit, dhe ka aplikuar për licensën e ashtuquajtur “Mbrojtja e Integruar e Kontrollit te Ndotjes” (IPPC).

Sharrcem si kompani, është pionier në zhvillimet e fundit industriale në fushën e lëndëve djegëse alternative, të cilat pritet të sjellin një lehtësim të rëndësishëm në mjedis.”

Pas tre muajsh periudhe të projektimit, në gjysmën e dytë të 2011-tës, Sharrcem filloi dhe aktualisht është në fazën e zbatimit të një investimi gjithpërfshirës, i cili ka për qëllim të minimizojë gjurmët e emetimit të gazrave në mjedis të kësaj kompanie.

Mijëra ton të paisjeve, të cilat kryesisht përfshijnë 2 filtera kryesor masiv dhe paisje të tjera ndihmëse,  të cilat arrijnë vlerën diku rreth 5 milion Euro, do te ulin emetimin e pluhurit dhe gazrave shumë poshtë standardeve të kërkuara me ligj.

Enver Curi, Menaxher i Prodhimit, ne Sharrcem, potencoi se “Në menyrë që të iu pergjigjet kërkesave të shumta dhe gjithmonë në rritje të tregut të ndërtimtarisë në Kosovë, Sharrcem ka investuar gjithashtu mbi 3 milion Euro, për të përmirësuar edhe më shumë efikasitetin në prodhim.

Curri gjtihashtu shtoi se “Instalimi i teknologjisë së prerjes, i cili përfaqësohet nga gjenerata e tretë e ndarësit të Mullirit të cementit, gjenerata e dytë e uzinës së paletizimit, X-ray analizues, sistemin ekspert QCX dhe paisje të tjera për kontrollimin e cilësisë,  do t’i japë forcë shtesë Sharrcem-it të perballojë konkurrencën dhe të kënaq në maksimum kërkesat e Tregut të Ndërtimtarisë në Kosovë”

Në 2011, Sharrcem fitoi të drejtën për t’u paisur me markën CE-një certificatë evropiane e cila miraton që cementa e prodhuar nga Sharrcem është në përputhje me kërkesat e tregut të BE-se (Normat e EN).

Sharrcem është duke investuar vazhdimisht në siguri, gjë e cila ka rezultuar në uljen e lëndimeve brenda fabrikës.

Punonjësit e Sharrcem-it dhe kontraktuesit janë të gjithë të përkushtuar në respektimin e praktikave te sigurisë , të cilat janë mësuar nëpërmjet trajnimeve intensive dhe te përseritura të sigurisë. Auditorët e sigurisë janë të rregullt, të cilët vazhdimisht punojnë për të mbajtuar sigurinë në nivelin e duhur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)