29 Prill 2024

Rusia do të filloj me pompimin e gazit natyror drejt Evropës

Moskë, 7 shtator - Rusia deklaroi se sot do të filloj me pompimin e gazit natyror drejt Evropës Perëndimore nëpërmjet tubacionit të Rrymës Veriore që parashikohet të kaloj nën Detin Baltik.
 
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se gazi i parë do të filloj të pompohet nga stacioni Vajborg dhe se gazi në Evropë duhet të arrijë në fund të muajit të ardhshëm ose në nëntor.
 
Tubacioni i Rrymës Veriore fillon prej qytetit rus Vajborg dhe kalon nëpërmjet ujërave territoriale të Finlandës, Suedisë dhe Danimarkës dhe shtrihet deri tek qyteti gjerman Grajsvald (Greifswald).
 
Në rast se vjen deri tek ndërprerja e gazit që kalon nëpërmjet Ukrainës, tubacioni i Rrymës Veriore është një zgjidhje alternative për transportin e gazit natyror në drejtim të Evropës.
 
Me ndërtimi i linjës së Rrymës Veriore u fillua në muajin prill të vitit të kaluar dhe kostoja e kësaj linje të gjatë 1 mijë e 220 km ishte 10 miliardë dollarë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)