01 Prill 2023

Rritja e prodhimit qëndrueshmëi e vetme ekonomike e Kosovës

Kaçanik, 5 shtator - Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini i shoqëruar edhe nga drejtori menaxhues i KEDS-it Alper Erbas, drejtori ekzekutiv komercial i KESCO-s Gokalp Cinbis dhe të  përfaqësues të komunitetit të biznesit kanë vizituar Fabrikën e Bllokave Sikcapor në Kaçanik.

Agim Shaini, kryetar i AKB-së tha se kjo fabrikë ka kaluar nëpër sfidat e kohës dhe konkurrencës jo të drejtë e sidomos nga prodhuesit e subvencionuar nga shteti i Serbisë dhe mezi i ka mbijetuar me rreth 80 punëtorë.  Tash 10 muaj pas taksës kjo kompani tash është rritur punësimi për 50 punëtorë më shumë ka tni ka mbi 200 të punësuar.

Sipas tij kjo kompani është liderenë Ballkan ku  kapacitet prodhuese i ka rritur mbi 60% dhe ka marrë tregun e Kosovës po ashtu edhe ka rrit eksportin për Maqedoni, Shqipëri e Serbi dhe vendet e BE-së.

"Qeveria e re do të kujdeset e ofroj më shumë politika për bizneset prodhuese, invetsinet e huaj dhe duke mbrojtur ato", tha Shahini.

Sipas kreut të AKB-së rritja e prodhimit është qëndrueshmëri e vetme ekonomike e Kosovës.

Zelqif Berisha, pronar i fabrikës Silcapor, tregoi se kanë shënuar rritje te prodhimit, mbulinit të  tregut vendës e eksportit e sidomos  pas vënies së taksës nga Kosova ndaj Serbisë.

Ai trefoi se eksportojnë në Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi, Zvicër, Spanjë e gjetiu.

Sipas me rritje  e punës është rrit edhe nunri i punonjêsve në mbi 200.

"Kosova ka kapcitete të mjaftueshme të prodhimit të bllokave e të cilat janë cilësore dhe nuk ka nevojë për import të tyre. Qeveria duhet të nga mbroj nga importet", tha Zelqif Berisha.

Ai  mori mbështetje nga zyrtarët e KEDS-it e KESCO-s.

Ai tregoi se më parë kanë pasur probleme me ndërprerjet e energjisë, por tash janë tejkaluar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)