26 Mars 2023

Rreth 100 milionë euro rritet qarkullimi i prodhimeve vendore

Prizren, 11 dhjetor - Ka vazhduar promovimi i prodhimeve vendëse nga Aleanca Kosovare e Bizneseve në rrjetin e marketeve Viva Fresh Store në Prizren, në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po Ju?

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se po vazhdojnë me promovimin e prodhimeve vendore, aktivitet ky tradicional.

Ai tha se ky vit po përmbyllet me një bilans negativ ekonomik ku po ndikojnë shumë faktor siç janë dialogu ne Serbinë, Gjykata Speciale e zgjedhjet e jashtzakonshme.

E në anën tjetër AKB-ja po vazhdon të promovojë pareshtur prodhimet vendëse.

"Derisa taksa  tash një vit ka ndikuar në qarkullimin e brendhshëm   rreth 100 milionë euro, po ashtu ka rrit edhe  punësimin dhe zhvillimin e tërsishëm të vendit", tha Shahini.

Në anën tjetër vënia e taksës tash një vit ka bërë që shumë kompani serbe t'i sjelli buzë falimentimit.

Liridon Berisha, drejtor i marketingut në Viva Fresh Store, tha se viva tashmë është shtëpia kryesore e prodhuesve vendor.  

Ai kërkoi nga qytetarët që të konsumojnë prodhimet vendore ku secila familje po të konsumonin prodhime vendore në vlerë mujore prej euro, do  të ketë  zhvillime shumë të mëdha në të gjitha fushat.

Sipas tij  ky rrjet  vazhdon të përkrah fuqishëm  prodhimin vendor në rrjetet e saj gjithë andej vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)