02 Maj 2024

Rregullohet shtrati i lumit Erenik

Prishtinë, 18 qershor - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do ta përkrahë Komunën e Junikut duke bashkëfinancuar projektin për rregullimin e shtratit të lumit Erenik në Junik.

Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e gjendjes mjedisore në këtë komunë, duke pasur parasysh se ky lum paraqet rrezik për banorët, për shkak të vërshimeve të shumta.

Ministri i Mjedisit, Dardan Gashi përgëzoi Kryetarin e Komunës së Junikut, Agron Kuçi, për vullnetin e treguar për të prezantuar projekte praktike në Ministri.

Ai shtoi se Ministria që ai drejton është e gatshme që sipas mundësive të ndihmojë të gjitha komunat që paraqesin projekte konkrete.

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi falenderoi Ministrinë e Mjedisit për përkrahje të këtij projekti, i cili sipas tij do të ketë efekte shumë-dimensionale, marrë parasysh ndikimin e këtij lumi në tokat e banorëve të Junikut.

Sipas Kryetarit Kuçi, ky projekt ka qenë njëri nga prioritetet e kësaj komune.

Vlera e këtij projekti, i cili do të zhvillohet deri në vitin 2014, është rreth 485.000 Euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)