28 Mars 2023

Rolls Royce shkurton 9 mijë vende pune për shkak të krizës me koronavrius

Londër, 20 maj - Prodhuesi i njohur britanik i automjeteve luksoze dhe motorëve për avionë Rolls-Royce njoftoi se për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi është detyruar të shkurtojë 9.000 vende pune, raportuan sot mediat britanike.

Kompania e cila prodhon automjete dhe motorë për avionë sqaroi se shkurtimi i fuqisë punëtore për afër një të pestën kryesisht do të godasë sektorin e aviacionit civil. Poashtu, Rolls-Royce thekson se industrisë së aviacionit i nevojiten disa vite për të marrë veten nga pasojat e pandemisë globale.

"Kjo nuk është krizë e prodhimit tonë. Por, është një krizë me të cilën po ballafaqohemi dhe duhet të merremi me të", ka thënë Warren East, drejtori ekzekutiv i Rolls-Royce.

Pritet që shkurtimi më i madh i vendeve të punës të ndodhë në Britani të Madhe. Rolls-Royce ka punësuar 52 mijë persona në mbarë botën ndërsa East për BBC tha se kompania akoma nuk ka vendosur se ku saktësisht do të ndodhin shkurtimet e vendeve të punës, për shkak të konsultimeve me sindikatat.

"Është e sinqertë të thuash se aktulisht të punësuarit në aviacionin civil përbëjnë rreth dy të tretat e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në Britani të Madhe", ka thënë East.

Përpos shkurtimit të vendeve të punës, kompania njoftoi se do të shkurtojë shpenzimet në zonat ku janë objektet e saj prodhuese dhe pasuritë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)