03 Maj 2024

Qipro greke deklaron se ka gjetur rezerva gazi

Nicosia, 30 dhjetor - Udhëheqja greko-qipriote deklaroi se në punimet eksploruese që një firmë amerikane ka bërë në pjesën jugore të ishullit për Qipron greke është gjetur një rezervë gazi natyror 140 deri 230 miliardë metër kub.

Lideri i udhëheqjes greko-qipriote, Dimitris Hristofia, tha se të dhënat e përfituara nga faza e parë e punimeve kërkuese tregojnë se në këtë zonë ka shtresa gazmbajtëse dhe zona e hidrokarbureve është e shtrirë në një sipërfaqe që arrin deri në 40 milje katrorë.

Hristofias-i deklaroi se rezerva e gazit natyror gjendet në një shtresë 100 metra të trashë dhe ndodhet 1.689 metra nën fundin e detit. Kjo sasi gazi, shtoi ai, mund të përballojë nevojat e ishullit me gaz për 30 vjet.

Lideri grekoi-qipriot u shpreh se për ti bërë një vlerësim më të saktë shtresës gazmbajtëse duhet bërë edhe një sondim tjetër eksplorues, ndërsa shtoi se punimet eksploruese të hidrokarbureve në këtë zonë kanë tërhequr vëmendjen e shumë investitorëve të huaj.

Hristofias-i sqaroi se së shpejti do të japin licenca të reja për punime të reja sondimi në zonë.

Parcela me numër-12 ndodhet ngjitur me zonën ekskluzive të Izraelit, ku janë gjetur 480 miliardë metra kub rezerva të gazit natyror dhe gjendet në 185 km në jug të ishullit të Qipros.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)