26 Mars 2023

Publikohet hulumtimi mbi degradimin e mjedisit nga industria nxjerrëse

Prishtinë, 12 korrik - Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese Preportr, e cila funksionon në kuadër të Organizatës Çohu! organizon konferencë në të cilën do të publikohet hulumtimi “Industria e shkatërrimit”.

Në konferencë do të prezantohen gjetjet e hulumtimit të cilat tregojnë për dëmet që po shkaktojnë kompanitë të cilat nxjerrin rërë, zhavorr dhe gur të fortë në Kosovë.

Përveç shifrave të licencave që janë lëshuar për të ushtruar këtë aktivitet, ÇOHU ka gjetur edhe të dhëna për veprimtaritë ilegale të cilat janë evidentuar ndër vite.

Në konferencë do të publikohen edhe emrat e kompanive që kryejnë këtë veprimtari e që kanë lidhje me partitë politike.

Në fund do të shfaqet edhe videoja e realizuar rreth këtij hulumtimi si dhe platforma online e cila pasqyron vizuelisht licencat dhe rastet ilegale të nxjerrjes së rërës, zhavorrit dhe gurit të fortë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)