21 Maj 2024

Promovohet industria e drurit

Prishtinë, 14 qershor - Promovimi i industrisë përpunuese të drurit tashmë do të bëhet edhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Për promovimin e industrisë së prodhimit, ku hynë edhe industria përpunuese e drurit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është duke e themeluar divizionin e marketingut, i cili do të funksionoj brenda Agjencisë së Pagesave.

Sektori i përpunimit të drurit, sipas ministrit Stavileci, është mjaft i zhvilluar dhe prodhuesit vendorë kanë potenciale të larta për të eksportuar dhe për t’ju konkurruar importuesve.

Me rastin e hapjes së panairit “Natyra 2012”, ministri Stavileci tha se industria e përpunimit të drurit është njëra nga industritë më të suksesshme dhe më të konsoliduara në vendin tonë dhe se kontribuon me rreth 3 % në GDP e vendit.

“Ne si ministri, në kuadër të sektorit të pylltarisë po mundohemi të bëjmë ndryshime cilësore dhe njëra nga këto ndryshime ka qenë edhe miratimi i strategjisë për zhvillimin e pylltarisë i bazuar në tri shtylla.\"

\"Sikurse në strategjitë tjera, rol kryesor edhe këtu i kemi dhënë sektorit privat, ku në të njëjtën kohë nëpërmjet bashkëpunëtorëve tonë të jashtëm dhe organizatave donatore kemi themeluar edhe Njësinë për Analiza Ekonomike, e cila do t’i kushtoj një rëndësi të veçantë, që nuk i është kushtuar më parë ekonomisë pyjore”, tha ministri Stavileci.

Krahas kësaj, ministri bëri të ditur se po punohet edhe në krijimin e mundësive për depërtimin e përpunuesve të drurit në tregjet regjionale dhe evropiane. Madje, për të arritur këtë, ministri ai tha se në kuadër të Agjencisë së Pagesave do të krijohet edhe një divizion i marketingut, i cili do të bëhet krah i fuqishëm për promovimin e këtyre produkteve brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e MTI-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se Kosova po prodhon produkte kualitative, të cilat kalojnë nëpër një proces të sofistikuar.

Sipas ministres Kusari-Lila, prodhimi dhe tregtia janë elemente shumë të rëndësishme të ekonomisë së Kosovës dhe për këtë arsye prodhimi vendor duhet të favorizohet nga konsumatori dhe duhet t’i sigurohet konkurrencë e barabartë karshi produkteve tjera të importuara.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, Hashim Deshishku, tha se prodhuesit vendorë të drurit, përveç që e kanë shtuar prodhimin, ata po arrijnë të depërtojnë edhe në tregjet e rajonit.

Në panairin “Natyra 2012”, i cili do të jetë i hapur deri më 19 qershor, produktet e tyre të drurit janë duke i promovuar rreth 100 kompani.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)