Programi për Menaxhimin e zonave ekonomike në Kosovë

Prishtinë, 15 shkurt - Në ambientin e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), për të tretën me radhë  është organizuar konferenca  në vazhdimësi me temën "Programi për menaxhimin e zonave ekonomike", si vazhdimësi e projektit të iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), respektivisht nga Agjencia për Mbështetje të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (AMNVM) dhe të implementuar dhe koordinuar  UBT-ja.
Me këtë rast, në konferencë u prezantuan eksperiencat rajonale dhe ndërkombëtare të menaxhimit të zonave ekonomike dhe gjithashtu janë prezantuar eksperiencat e marra nga vizita studimore që është bërë  nëpër vende të ndryshme rajonale dhe në botë, më konkretisht vizitat në Republikën e Gjermanisë, si parkun teknologjik të Dortmundit dhe eksperiencat e marra nga vizita studimore që është bërë në Republikën e Sllovenisë, etj.
Qëllimi i vizitës ishte që të merren praktikat e mira rreth menaxhimit të zonave ekonomike pasiqë,  nga përvojat dhe nga praktikat e mira mund të krijojmë një vizion më të qartë rreth asaj se si në të vërtetë mund të menaxhohen më mirë zonat ekonomike , dmth,  cili model do të ishte më i miri për rastin e Kosovës, tha Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.  
Më tej i pari i UBT-së, Dr. Hajrizi,  rëndësi në debat i dha anëve  pozitive nga vizitat në fjalë , si për aspektet ligjore, aspektet menaxheriale organizative, ato financiare etj. 
Po ashtu gjatë konferencës më theks të veçantë dhe me  gjerësisht  u diskutua rreth katër  modeleve të kompanisë për menaxhimin e zonave ekonomike si: modeli i parë,  një kompani publike qendrore që do ti menaxhoj të gjitha Zonave Ekonomike në Republikën e Kosovës,  modeli i dytë, ku shihet një kompani publike për çdo zona ekonomike të themeluar nga Qeveria e Kosovës apo nga komunat,  modeli i tretë,   partneritet publiko privat - kompani publike për menaxhim dhe disa shërbime të ofruara nga kompanitë private dhe  modeli i katërtë,  kompani private për menaxhimin e zonave ekonomike.
Pjesëmarrësit gjatë diskutimit favorizuan gati të gjitha modelet,  por më të pëlqyera ishin dy modele e fundit si  partneritet publiko  privat,  kompani publike për menaxhim dhe disa shërbime të ofruara nga kompanitë private dhe modeli kompani private për menaxhimin e zonave ekonomike. 
 
 Pjesëmarrësit në fund u pajtuan që për këto dy modele të bëhet struktura komplete e kompanive me të gjitha parametrat e nevojshme për funksionim në mënyrë që të prezetohen para grupit punues në konferencën e  radhës , ku në këtë konferencë  do të vendoset për modelin e kompanisë që do të menaxhoj Zonat Ekonomike në vend.
Konferenca rezultoi të ketë pasur debat të frytshëm dhe prezantim të projektit,  ndërsa në konferencën e fundit   , do të vendoset për modelin e kompanisë që do të menaxhoj Zonat Ekonomike në vend.
 
















