04 Maj 2024

Prodhimi industrial turk rritet për 5,9 për qind

Stamboll, 10 korrik - Indeksi i prodhimit industrial turk në muajin mars është rritur me 5,9 për qind.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi shifrat e prodhimit industrial për muajin maj.

Sipas të dhënave në muajin maj indeksi i prodhimit industrial është rritur me 5,9% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Kurse në nënsektorët industrialë rritja u shënua përkatësisht: indeksi i minierave dhe guroreve u rrit me 4,2%; indeksi i industrisë së prodhimit u rrit me 5,8% kurse indeksi i sektorit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar u rrit me 7,3%.

Kurse indeksi i prodhimit industrial i llogaritur pa marrë parasysh ndikimet sezonale dhe kalendarike shënoi një rritje 1,1% në krahasim me muajin e mëparshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)